Zhvillimet e tre ngjarjeve të fundit në Serbi pra 1) rikthimi i sherbimit ushtarak me rekrutimin i rinisë serbe për gjoja mbrojtje të kufijve ndërkohë që nuk ka ngakush të kërcënohet por më tepër një ringjallje e ushtrisë millivishiane me ndjenja megalomane nacionaliste 2) mos lejimi i ministrit kosovar Svelça të vizitojë shqiptarët e Preshevës ( në këtë rast Kosova duhet të ndjek vetëm politikën e reciprocitetit), si dhe 3) dhunimi dhe helmimi i liderit të partisë republikane serbe për shkak se vajti e vizitoi varrin e herot legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij duke pranuar më në fund publikisht genocidin serb ndaj kosovës dhe duke kerkuar falje po tregojnë qartë se shteti i saj është një plagjiaturë e shtetit mëmë, Rusisë.
Kjo është prova më e madhe për Bashkimi Europian se Serbia nuk është gjë tjetër vecse një Rusi e vogël me fuqi baruti në ballkan e cila përbën rrezikun më të madh jo vetëm për destabiltetin e rajonit por edhe për Europën në tërësi. Ashtu si në Rusi ku siguria e cdo qytetari rus vihet në rrezik me anë të mekanizmave të KGB-së nëse i del kundra regjimit të Putinit të vret, e njëjta gjë ndodh në Serbi nëse një qytetar serb pronon realitetin ndaj Kosovës jeta e tij është në rrezik nga mekanizmat e sherbimit të saj sekret që po tregojnë qartë se shteti është i kapur nga bandat qeverisëse dhe grupe të caktuara të errëta që kontrollojnë ligjet e vendit dhe mospërfillës të ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Prandaj tani është koha nga ana Bashkimit Europian për të dalë në mbrotje të Kosovës (që për qudi i ka vën sanksione ) dhe për të vepruar ndaj Serbisë jo vetëm për ta dënuar por edhe për ti treguar forcën e saj se cdo veprim i saj kundra Kosovës do marrë përgjigjen e menjehershme të ndërhyrjes së forcave të Natos si e vetmja garanci në mbrojtjen e kufinjve dhe të integritetit të Kosovës. Kosova është një shtet ligjitim e cila që nga pavarsia e saj e ka treguar orientimin e saj drejt perëndimit me ndërtimin e konsoludimin e instucioneve të saj demokratike që është e vetmja rrugë që garanton të drejtën e të gjithë shtetasve të saj për të jetuar në paqe e harmoni ndër etnike. Kosova nuk duhet aspak të negociojë me palën Serbe derisa kjo e fundit të kërkojë falje, që nga politikanët deri tek qytetari i fundit i saj ashtu siq e mori guximin lideri republikan serb,Nikola Sanduloviç ,që ndjeu përgjegjësinë jo vetëm si politikan por si qytetar i thjeshtë që jeton me njollën e zezë të parardhësve të tij dhe të ithtarëve të tyre me mbeturina nacionaliste.
0 Comments
|
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
November 2024
Categories |