Ike për të mbetur pishtar i informacionit te shpejtë,të saktë dhe mbi të gjitha i të vertetës. Nuk dua të shkruaj për ikjen tënde që na befasove të gjithëve, se e dinim se do jetoje aq gjatë, aq sa vizionet tuaja të pafund. E kujtoj si tani ate Maj vrastar te 2008-ës ku lajmin e vdekjes së presidentit të Top Medias, Dritan Hoxha e percolla ne tre gazetat lokale të tre qyteteve të mëdha greke (Patra,Volos,Kalamata) ku une pergatisja faqen shqip brenda gazetës greke. Një gjë e rrallë kjo që gjuha shqipe futet në një gazetë greke të printuar. Por ky mision e kishte zanafillën disa vite më parë, pikërisht nga Tani Topit promotori i parë i platformës digjatale duke futur televizionin shqiptar në cdo familje shqiptare në Greqi dhe pastaj në cdo cep të botës shqipfolëse. Pikërisht për këtë doja të flisja dhe të falenderonim pergjithmone për këtë arritje të madhe të futjes së mësimdhënies të gjuhes shqipe ne programet tuaja televizive. Që nga ajo ditë ky mision ka arritur të përgatisë një gjeneratë të tërë të fëmijëve shqiptarë në botë që të flasin bukur dhe rrjedhshëm gjuhën shqipe. Falë teje bëri që familjet shqiptarë në diasporë ta ruajnë gjuhën shqipe edhe tek fëmijët sepse programet mësimdhënës dhe edukuese në shqip ua lehtësonin barren prindërve të tyre që bënin deri në tre punë. Sot që flasim dhe te përkujtojmë, Topi yt vazhdon të jetë pararojë e mediave shqiptare falë trashëgimisë tënde në familje, bashkëpunëtorëve tuaj të cilët si një familje madhe sigurojnë që ëndërra jote ështe një vizion për të mos u ndalur kurrë. Edhe ne që jetojmë larg Shqipërisë jemi krenar për pasurinë e cmueshme që na le. Me nivelin profesional dhe teknologjisë së fundit Topmedia ka arritur që të mbërthejë para e ekranit cdo familje shqiptare kudo në botë duke patur nje shikueshmëri të lartë të saj, që e kanë zili edhe mediat e medha të huaja televizive ku ne jetojmë.
0 Comments
|
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
November 2024
Categories |