Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Një ditë me Kongresmenin e ri të shqiptarëve të Amerikës

6/29/2025

0 Comments

 
Të takosh një kongresmen amerikan për të qarë hallin e ndonjë politikani shqiptar se ka problem me drejtësinë në Shqipëri ndoshta janë ata të Teksasit, por të takosh një kongresmen për të qarë hallin e komunitetit të shqiptarëve në periferinë më të pasur të Nju Jorkut, nuk është tjetër kush, përveç George Latimer.

Njëherë e në një kohë, shqiptarët në tërësi përfaqesoheshin nga dy kongresmenet me besnik për çështjet e kombit: nga Eliot Engel dhe Joe Dioguardi.

Ata kanë vite që janë shkëputur nga jeta politike për shkak të moshës dhe pensionimit të tyre nga shërbimet e tyre më të larta shtetërore, por që kanë lënë një boshllek të madh në përfaqësimin e shqiptarëve në Kongresin Amerikan.

Ata ishin një zë i fuqishëm për çeshtjen e Kosovës, të cilët  luajtën një rol kyç që në fillimet e saj të vitet 80-të e deri në të gjithë atë që Kosova gëzon sot. Madje pa praninë e tyre, Kosova mund të mos ishte ajo që është sot, një shtet falë lobimit të tyre të hynte në hartën e prioritetit të sipërfuqisë më të madhe në botë, në atë të SHBA-së.

I  gjithë ky kontribut i tyre i pashoq sot ka hyrë në historinë e kombit tonë dhe nuk ndahet kurrë nga memoria e gjithë shqiptarëve. Tani që ata janë jashtë jetës aktive në politikë, Kosova ka hyrë në një tjetër etapë të historisë, në atë të njohjes, të forcimit dhe të zhvillimit të saj si shtet demokratik që në kaq kohë të formimit të saj ka bërë  përparim të  dukshëm.

Ky konsolidim demokratik i saj  është për tu patur zili nga  shumë shtete të tjera me probleme në shtetbërjë me demokraci të munguar. Sado që Kosova ka bërë përparime, përsëri e ka nevojën e komunitetit të shqiptarëve të Amerikës me ndihmën e kongresmenëve amerikanë.

Dhe rastësisht me anë të kushërirës sime Ledit mësova se ka shqiptarë patriotë që po punojnë për këtë, të afrimit të tyre me kongresëmenë që e duan kombin tonë dhe që  luftojnë për çeshtjet e tij madhore. Familja patriotike Nikçi nga Kosova e përfaqësuar me Valonin dhe motren e tij Vlora, janë organizatorët që po punojnë fuqishëm për këtë kauzë për të afruar edhe njëherë zërin e komunitetit të  shqiptarëve në Kongresin Amerikan me anë të miqve më besnik që e duan kombin tonë dhe shqiptarët.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara, shqiptaro-amerikanët republikanë e demokratë po punojnë për të rritur ndikimin tonë dhe për të shtuar numrin e miqve dhe përkrahësve në të gjitha nivelet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara – në atë lokale, shtetërore dhe federale. Dhe së bashku, do ta bëjmë realitet.- u shpreh optimist organizatori i këtij takimi, Valon Nikçi. 

Dhe një kongresmen i tillë për Valonin është politikani i fuqishëm e me influencë, George Latimer, një pasardhës i Engel Eliot nga i cili ai mori bekimin dhe suportin e tij më të madh në zgjedhjet e fundit falë ndikimit të të madh tek  shqiptarët. Ai vjen si një njeri i dashur dhe më i besueshmi i shqiptarise për çeshtjet kombëtare.  

Falë ftesës së Valonit e Vlorës nëpërmjet Ledit, unë mora pjesë në një nga takimet më të mëdha të komunitetit të shqiptarëve të qarkut më të pasur të Nju Jorkut, në Westchester County me kongresmenin e tyre George Latimer. Ishte me të vertetë një kongresmen alla "gju me gju me popullin " pasi  diskutonte dhe dëgjonte hallin e gjithë secilit  në fund shtrëngonte duart duke bërë edhe fotografi me shqiptarët. Si kjo sjellje më  ndodh t’i shoh vetëm  në sheshxhirime, atëherë  kur yjet e filmit  pasi mbarojmë skenat  japin autografe për admiruesit e tyre, por asnjëherë nuk kisha parë një politikan amerikan kaq të afrueshëm me shqiptarët dhe i gatshëm për ti dëgjuar në  të gjitha problematikat e tyre.

Dhe ky ishte George Latimer një italo-irlandez me origjinë të largët por që dashurinë  e kishte falur për kombin e vendit të shqiponjave me motivacionin për të luftuar deri në fund për të drejtat e tyre dhe për të afruar sa më shumë kongresmenë të tjerë për të lobuar për çeshtjet  shqiptare.

E ndoqa me vemendje të gjithë takimin kongresmenit Latimer me komunitetin e shqiptarëve, i cili u ndal në disa  pika shumë jetike për ata por edhe për vendin e origjinës së tyre.

Së pari që ështe dhe një lajm i mirë për shqiptarët,  ai sapo ishte konfirmuar si anëtar i Këshillit të Çështjeve të Jashtme, i ngarkuar pikerisht për komunitetin shqiptar.

Latimer foli per çështjen Serbi-Kosove dhe tha qe kjo çështje nuk është zgjidhur, sepse amerikanët kanë memorie të shkurtër. Nëse një lajm ikën nga faqja e parë e gazetës, vëmendja shpërqendrohet dhe kjo çështje harrohet. Shumë gjëra janë lënë të pazgjidhura në lidhje me këtë konflikt. Por premtoi se do të punojë në krah të Kosovës.

Ai personalisht dhe i mbeshtetur nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i ka nisur letër autoriteteve gjermane që të hapin çështje kundër një ish ushtaraku serb i cili ka qenë i arrestuar në Gjermani për çështje të tjera personale dhe sapo ka mbaruar dënimin ai po lirohet. Latimer kërkon hapjen e çështjes  tjetër dhe mbajtjen e tij në burg për krime lufte kundër shqiptarëve.

Një pikë tjetër  që u ndal kongresmeni Latimer ishte dhe regjistrimi i gjithë shqiptarëve dhe bashkimi i tyre për kauzat e tyre- Janë afërsisht 15000 shqiptar vetëm në Westchester County por pak te regjistruar. Nese regjistrohemi dhe votojmë në bllok, ne ndërtojmë reputacionin tonë si komunitet solid dhe bëhemi më te fuqishëm.-theksoi ai.

Kongresmeni u ndal edhe tek problematikat që hasin shume shqiptar tek emigracioni. Shumë nga ata janë pa letra, po arrestohen ose jane nen kërcënim , por që është e nevojshme asistenca e jonë.- tha Latimer, i cili konkretisht po punonte me nje familje qe ndodhej ne këtë situatë. Ofroi ndihmë për këdo të intereduar nepermjet zyres time,- u shpreh Latimer  me vullnetin për të ndihmuar këdo që ka probleme.

Një asistencë të madhe George Latimer do t’i japë sektorit të biznesit ku ai ka influencën më të madhe tek bizneset e fuqishme të kësaj zonë më të pasur të shtetit të Nju Jorkut.

Prandaj biznezi shqiptar  në zonën e Westchester County fokusohet më shumë në restorante dhe real estate, të cilat me administratën e re janë goditur nga tarifat. Ai personalisht eshte kundër tarifave dhe inkurajoi bizneset që janë të prekura shumë nga këto, që ta kontaktojnë dhe të shikojnë se si mund ti ndihmojnë për ta zgjidhur këtë problem. Në fund kongresmeni Latimer  tha dhe qe le të harrojmë ndasitë majtas dhe djathtas dhe inkurajoi të gjithë qe të marrin vendime të informuara, të bazuara në lajme reale dhe jo nga social mediat e rreme. krime lufte kundër shqiptarëve.

Një pikë tjetër  që u ndal kongresmeni Latimer ishte dhe regjistrimi i gjithë shqiptarëve dhe bashkimi i tyre për kauzat e tyre- Janë afërsisht 15000 shqiptar vetëm në Westchester County por pak te regjistruar. Nese regjistrohemi dhe votojmë në bllok, ne ndërtojmë reputacionin tonë si komunitet solid dhe bëhemi më te fuqishëm.-theksoi ai.

Kongresmeni u ndal edhe tek problematikat që hasin shume shqiptar tek emigracioni. Shumë nga ata janë pa letra, po arrestohen ose jane nen kërcënim , por që është e nevojshme asistenca e jonë.- tha Latimer, i cili konkretisht po punonte me nje familje qe ndodhej ne këtë situatë. Ofroi ndihmë për këdo të intereduar nepermjet zyres time,- u shpreh Latimer  me vullnetin për të ndihmuar këdo që ka probleme.

Një asistencë të madhe George Latimer do ti japë sektorit të biznesit ku ai ka influencën më të madhe tek bizneset e fuqishme të kësaj zonë më të pasur të shtetit të Nju Jorkut.
0 Comments

Pse nuk bashkohet nën një lidership opozita anti-Berisha?

6/22/2025

0 Comments

 
Kur sytë e gjithë botës janë përqendruar tek Izrael-Iran që kërcënon për një luftë të gjerë boterore, shqiptarët e PD-së akoma mendojnë për zgjedhjet e manipuluara nga ana e socialistëve ndërkohë që dështimin e kanë tek vetja.

Historia e mosnjohjes së zgjedhjeve, se mi vodhën, u korruptuan votuesit, i manipuluan socialistët, e sa e sa “arsye” të tjera, jo vetëm që nuk sjellin një zgjidhje, por  është kthyer në një model që sa vjen vjen e bëhet më i neveritshme për shqiptarët në tërësi.

Këtë e bën opozita vetëm për një arsye, se nuk e justifikon ndryshe humbjen. Kjo vjen për shkak të agresivitetit të saj  se e  do pushtetin medoemos për tu pasuruar   dhe jo në dobi të shqiptarëve. Qëndrimi i saj i gjatë në opozitë e bën atë me tepër të padurueshëm sepse pa pushtet nuk jetojnë dot ata që janë mësuar ta vjedhin shtetin.

Të tjerët që ju vijnë mbrapa vërdallisen me duar në xhepa rreth liderit të  tyre me shpresën se mund të ringrihet, por harrojnë që vdekja e tij politike ka mbarur si akt këtu 12 vjet më parë.

Çështja është se shqiptarëve u duhet një opozitë e fortë, e bashkuar dhe e qëndrueshme. Derisa kjo opozitë e shpërfytyruar që ka humbur busullën e saj dhe vazhdon të mbijetojë në ujrat e turbullta të partisë mëmë, ne nuk mund të flasim akoma për pushtetin e Edi Ramës sesi do të jetë në mandatin e radhës.

Sepse, përderisa ai i ka të forta pozitat e tij sepse e ka çimentuar elektoratin e tij me bindje të forta dhe të pa lëkundura, Edi Ramës nuk do hyjë asnjë gjëmb në këmbë. Përkundrazi ai është bërë më i besueshmi i  perëndimoreve, madje liderët e saj po këmbëngulin që Shqipëria të përshpejtojë hyrjen drejt familjes europianë vetëm e vetëm në sajë të zgjuarsisë së kryeministrit shqiptar.

Kaq i besueshëm është bërë Edi Rama për liderët e BE-së sa nuk e besojnë sesi mund të qëndrojë jashtë familjes së tyre një lider i tillë karizmatik dhe besnik ndaj parimeve euro-atlantike. Asnjëherë Shqipëria nuk është parë kaq faktor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare se sa sot me këtë qeveri, e cila është kthyer në një mikpritëse i disa takimeve të rëndësishme deri tek më rëndësishmja  si  organizatore e Samitit të ardhshëm të NATO-s.

Kaq mjafton që shqiptarët të besojnë dhe të votojnë përsëri Edi Ramën. Sepse është e qartë se elektorati gri normal që do të shkojë  tek ajo parti që është më e madhe, më bindëse në idetë e tyre,  më e qëndrueshme në qeverisjen e tyre , më e sakrifikueshme në probektet e tyre, dhe më e besueshme në realizimet e premtimeve të tyre për  mandatin e katërt të tyre qeverisës. As që bëhet fjalë që elektorati gri, pra të pa vendosurit të  shkojnë drejt  partive të vogla opozitare, sado që janë me ide të reja dhe të pa përlyer me korrupsionin, por që ju mungon bashkimi dhe harmonia ndërmjet tyre.

Sa për PD-në jo e jo, sepse  është kthyer në një parti që zvogëlohet dita ditës duke humbur gjymtyrët e saj ngaqë nuk po mban  as besimtarët e saj mbi trupin e saj të kalbur dhe që nga koka ka kaluar me kohë në një hemoragji të pashmangshme. Opozita e paraqet humbjen si shkak i vjedhjes se pozitës sepse nuk do ta paraqesë dështimin  nga brenda vetit, që ka humbur jo vetëm besimin e shumicës së demokratëve, por edhe ata që i kanë besuar marrëzisht po largohen të lodhur dhe të zhgënjyer ndaj liderit të tyre shpirtëror..
E thashë  të shumicës,  sepse demokratët janë përçarë dhe janë shpërbërë në parti të vogla, si tek Shehaj, si tek Basha,si tek Lapaj, si tek Qori etj, etj, por që kanë harruar se duhen bashkuar me ide të qarta për të mposhtur Ramën, por që janë më të shumtë tek Partia kryesore sepse ata që e "mjelën" pushtetin e "babait" të tyre, nuk duan ta kuptojnë  "vdekja" e tyre ka ardhur që atëherë kur "i lau dyart" përgjithmonë lideri i tyre shpirtëror.

Pra të gjithë këta derisa të presin të vdesë fizikisht lideri i tyre nuk besojnë se Partinë Demokratike mund ta drejtojë dikush tjetër.  Tani çeshtja është që e gjithë e djathta tjetër duhet të riorganizohet dhe të zgjedhë një lider të tyre të pa përfshirë ndonjëherë në pushtetet e djathtës dhe të riformatojë të djathtën e vertetë, pa qenë aspak e lidhur me të shkuarën, por që ka qenë  gjithmonë  martire  e vertetë e  vlerave  të së djathtës.
​
Se, kur do të vijë dita, kjo varet vetëm nga e djathta e vertetë,  sepse pa riformatimin dhe  bashkimin e tyre me ide të reja, socialistët me ose pa Edi Ramën do të jenë gjithmonë në pushtet  me  timonin drejt BE-së.
0 Comments

Rama me charter? Po Berisha, mos bën autostop në udhëtime?

6/2/2025

0 Comments

 
E dëgjojmë shpesh nëse hypi kryeministri në charter apo fjeti në 5 yje hotel. Ky është problemi që ne duam ta luftojmë korrupsionin ?!!!

Jo jo, aspak kjo nuk është zgjidhja për të gjurmuar ku është fshehur korrupsioni. Ne nuk kemi kryeministër që duhet të na tregoje se çfarë kategori udhëtimesh dhe akomodimi i duhet, sepse ne nuk kemi nevojë  sesa modest është kryeminstri sepse ai na përfaqëson neve për të qenë sa më dinjitoz dhe sa më i zgjuar me të huajt kur bëhet fjalë për dipllomacinë. Se po të  ishte ashtu siç e do opozita atëherë të dalë kryeministri në rrugë e të nxjerre dorën me autostop drejt destinacionit të tij, pasi të ketë ftuar gazetarët me kamerat, dhe ne te themi pastaj e shikon se sa modest e kemi kryeminstrin tonë të ndritur e të na rrojë sa malet. Ne nuk na duhet një  kryeministër i tillë apo ministër për të na treguar kështu thjeshtësinë. Sepse populli thotë më mirë shifi punën sesa gunën. Kemi me dhjetëra shembuj ku ministrat e kryebashkiakët  shfaqeshin gju me gju me popullin apo duke bërë pazarin  tek  tregu i fshatarëve dhe në fund të ditës sipas SPAK na  rezultuan me pasuri marramendëse të fshehura nëpër skutat e vilave të tyre  e me  prona të pafundme në emër të të afërmëve të tyre. Me të tilla demonstrime jemi ngopur, sa na kanë hapur edhe barkun nga pështirosja. Ne na duhet një kryeministër që punon fort dhe bën detyrat shpisë deri diku shumë mirë, si dhe në arenën ndërkombëtare na bën krenar me diplomacinë e personalitetin e tij. Dhe këtë kryeministri Rama e ka bërë shumë mirë.
​
Po takoj me dhjetëra turistë në kryeqytetin e botës, në Nju Jork dhe sa tu thuash për Shqipërinë fjalën e parë kanë Edi Ramën si një kryeministër karizmatik dhe që gëzon respekt tek ata dhe në vendet e tyre. Ku kemi parë ndonjëherë që të njihet Shqipëria kaq shumë me anë të një kryeministri, përveç se nga Edi Rama. Shqipëria është promovuar më shumë se asnjëherë më parë gjatë qeverisjes së tij. Nuk themi se ka qenë perfekt por ka punuar me shumë sa askush tjetër, por ka edhe shumë për të bërë. Ajo që duket shumë e sigurtë dhe që dikur ishte një ëndërr, është se Bashkimit Europian është shumë pranë nesh dhe dera e hapur brenda pak viteve mund të bëhet realitet vetëm në sajë të Edi Ramës, sepse Europës i duhet një strateg si ai që e ka si në ditë të mira por edhe në ditë të vështira.  Pikërisht për këtë të fundit Europa e ka vlerësuar Ramën sepse vizioni i tij për të qenë të bashkuar bashkë me rajonin ka rënë si një këmbanë  që nuk duhet vonuar aspak.
0 Comments

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    January 2026
    December 2025
    November 2025
    October 2025
    September 2025
    August 2025
    July 2025
    June 2025
    May 2025
    March 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact