|
Në mbledhjen me kryetarët e Bashkive të gjithë vendit në javën që lamë pas kreu i ekzekutivit, Edi Rama u ndal në përformancën e tyre, dhe më këte kriter u ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve dhe admintratorëve të bashkive të tyre që nuk po bëjnë mirë detyrat e tyre.
Që këtu fillon një lojë që nuk dihet se kush ka të drejtë. A ka kryeministri i cili kërkon që Shqipëria të jetë në atë nivelin e duhur që të funksionojë gjithçka mirë ku përveç pushtetit qeverisës duhet edhe pushteti vendor në nivele të larta. Pra deri këtu tingëllon aq bukur vizioni i kryeministriit sepse të gjithë e duam Shqipërinë atje ku i takon pra drejt standarteve që na e kërkon BE-ja. Sipas disa fjalimeve të kryebashkiakëve edhe ata ndajnë të njëjtin vizion me kryeministrin por që të arrihet duhet që qeveria të bashkëpunojë dhe ti perkrahë me shumë për zgjidhjen e problematikave të tyre. Nëse Kryeministri i vendit u kërkoi kryebashkiakëve socialistë largimin e drejtorëve dhe të administratorëve të bashkive sepse në syrin e tij puna e tyre nuk është bindëse me plot probleme, atëherë të njëjtën gjë duhet të kërkojmë edhe ne nga kreu i ekzekutivit për anëtarët e kabinetit të tij kur në dikasteret e tyre shfaqen pothuajse të njëjtat shqetësime dhe probleme. Madje më të freskëta janë. skandalet e fundit në burgjet tona ku të burgosurve u kryhen "shërbime speciale" duke u vizituar nga femrat eskorta, pa asnjë lidhje familjare. Në këtë rast i pari që duhej të jepte dorëheqjen pa ja kërkuar eprori i tij është ministri i Drejtësisë bashkë me gjithë zinxhirin që i kanë kthyer burgjet e sigurisë së lartë në derexhe. Ku nuk dihet se kush hyn dhe kush del por mjafton se ka një urdhër nga lart, jashtë rregullores së burgjeve ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Për këto skandale të rënda ku është cënuar siguria e lartë e burgjeve kush do ta mbaj përgjegjësinë përveç shkelqësisë së Kryeministrit tonë, i cili thotë se cilido ministër e mban vetë përgjegjësinë për gabimet e veta. Pra nëse këto fakte të publikuara në të gjitha mediat e rrjetet sociale ulërijnë me të madhe atëherë çfarë pret kur vartësit e tu akoma i mban në detyrë. Nëse edhe kjo nuk të bind që bërtet fort nën e hundën tënde atëherë Zoti kryeministër si mund të kërkosh llogari aq larg nga gabimet që janë nën hundën e kryebashkiakëve. Llogaridhënja para popullit nuk duhet të ketë dy standarde, o të ndëshkohen të gjithë për gabimet e tyre ose lërë pushtetin e ta drejtojë dikush tjetër që do ta kërkojë përgjegjësinë së pari tek vetja e pastaj tek vartësit e tij e kështu me radhë. Është e qarte se edhe këtë të fundit nuk e bën për të vetmen arsye se nuk ke rival që të rrezikon postin edhe për një dekadë përderisa opozita e madhe vazhdon të notojë në ujërat e turbullta dhe nuk kërkon për një lider të ri që nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën për ti dhënë një riformatim gjithë të djathtës së zhgënjyer. Së paku kështu funksionon në demokracitë europiane. Pasi ta kesh bërë këtë në performancën e qeverisjes tënde me ministra të aftë të niveleve europiane atëherë ke të drejtën e Zotit të thërrasësh kryebashkiakët për të ju kërkuar të njëjtën gjë sepse puna e pushtetit qendror dhe atij vendor është një vizion i përbashkët drejt familjes europianë.
0 Comments
Përpara se të nis këtë shkrim, kam tre pyetje të vetme që do ja bënte çdo amerikan presidentit të tyre të SHBA-së, Donald Trump por që e kanë përgjigjen po nga vetë ai. Pyetja e pare: A e do Ukrainën dhe popullin e saj ashtu siç e do i gjithë populli amerikan? Dhe përgjigja jote besoj se është PO sepse ju jeni së pari vullneti i tij, por ju po bëni çdo përpjekje që lufta të mbarojë sa më shpejt, që të mos ketë humbje njerëzish dhe që Ukraina të kthehet ashtu siç ishte para pushtimit.
Pyetja e dytë është: A mendoni se ju keni të njëjtën mendim për Putin ashtu si përpara mandatit ku kishit thënë se ai është i zgjuar dhe që do të bashkëpunoj me ju për të sjellë paqen? Dhe përgjigja e jote është se JO, sepse presidenti Rus të ka injoruar as që ka indinjuar të ulësh e të bisedosh me atë për paqen, përkundrazi ai është sjellë akoma më brutal me ju sesa kur ishte parardhësi i juaj Biden sepse sulmet e fundit në Ukrainë kanë qenë më të shpeshta dhe më të egra, madje flitet se ka përdorur edhe lëndë kimike. Dhe pyetja tretë për të qenë e vërteta juaj, Presidentin tonë Donald Trump. Atëherë, çfarë prisni nga kjo mospërfillje e Putinit përveçse ju ka poshtëruar personalitetin tuaj, forcën tuaj dhe kauzën tuaj për të sjellë paqen jo vetëm në Ukrainë por në rang global? Kur ju, presidenti im jeni i zemëruar me të drejtën e Zotit, atëherë nuk ju ka mbetur asgjë tjetër veçse ti thyeni hundët një krimineli alla Hitler siç është Vladimir Putin. Dhe për ta bërë këtë është vetëm kërcënimi me të njëjtën monedhë siç sillet ai ndaj Ukrainës, pra ju nuk do bombardoni civilët, por të duhet të dërgoni të gjithë armatimin e duhur Ukrainës e popullit të saj. Unë shpresoj se këtë do ta bëni shumë për të vetmen arsye se për Putin nuk ka kthim prapa, por atë e mposht vetëm forca amerikane sepse Zoti e ka bërë Amerikën për të mbrojtur popujt e vegjël në të gjithë globin përballë sulmeve dinake "të peshkaqenëve" të mëdhenj që e duan çdo gjë të tyren, me çfarëdo lloj kosto. Prandaj, me dinakun Putin, koha të vertetoi se nuk ka asnjëlloj negociatë sepse është i lindur për të vrarë çfarë do lloj gjahu që i del më përpara. Ai është një mishngrënës i pangopur, më keq se të Saharit. Prandaj Presidenti jonë Trump afati i durimit ka mbaruar sepse furia e tij nuk ka të ndalur ndaj popullsisë së pafajshme ukrainase, dhe kjo po bëhet më e besueshme tani që ti e ke kuptuar se kush është përfundimisht, Vladimir Putin. Kjo shihet edhe tani në këto ditë të fundit ku pritet që Presidenti Trump do japë një deklaratë për mediat ditën e hënë, dhe besoj se do jete një vendim jo i zakonshëm, përveç ndarjes përgjithmonë ndaj marrëzisë së regjimit të Kremlint. Por tani me vendimin e tij dita e hënë shpresoj të jetë fillimi i një luftë të SHBA-së kundra regjimit rus, por që nuk do të ketë kthim. Me ultimatumin e dërguar që sot të gjitha vendeve anëtare të BRICS Trump, tregoi edhe njëherë forcën e Shteteve të Bashkura duke ua thënë troç boll luajtët pas shpinës së Amerikës.
Me këtë lëvizje të tij duke i kërcënuar deri në 70% të tarifave, ka mundësi që Trump i ka zënë liderët e këtij grupi në shah-mat, të cilët nuk e prisnin një levzje të tillë nga përvoja me presidentëte tjerë përpara tij. Shtetet e mëdha si Kina dhe Rusia e kanë përdorur këtë grupim si një kundërpërgjigje ndaj ekonomisë së fuqishme amerikane për të zhvlerësuar sa më shumë fuqinë e dollarit në tregun botëror. Nga ky veprim i befasishëm i Presidentit Trump me shumë interes pritet reagimi i këtyre vendeve kryesore, por ne disa vende nga ky grupim si India, Emiratet e Bashkuara, Egjipti mbase do të ketë ndonjë ndryshim kursi kur dihet se liderët e këtyre vendeve janë miqtë më të ngushtë të Presidentit të tanishëm Amerikan. Sidoqoftë shumë nga këto vende bashkë me Kinën që janë të varur nga SHBA-ja nuk u intereson të prishin marrëdhënjet me të, sepse çdo përkeqësim sjell një shkatërrim ekonomik të vendeve të tyre. Prandaj Presidenti Trump është treguar i qartë dhe i ashpër ndaj tyre, dhe jo si parardhësit e tij që kanë qenë më të butë, pa thënë indiferent për hirë të rregullit të tregtisë së lirë globale për të mos sjell një krizë ku risku i kaosit mund të kishte pasoja të pashmangshme në tregun botëror. Trump që në marrjen e mandatit të dytë e ka marrë parasysh që për të sjellë Amerikën e madhërishme përsëri i duhet një luftë frontale ndaj "armiqve" të tregtisë së saj pa llogaritur kostot dhe pasojat që mund të kenë partnerët historik të saj. Në muajt e parë të ardhjes së tij ekonomia amerikane ka një rritje sidomos ne tregjet e bursës së saj dhe në uljen e cmimit të naftës për konsumin e brendshëm. Çeshtja tani është me partnerët historik të SHBA-së ku me ardhjen e Trump ka një lloj ftohje për arsye të abuzimeve të tyre ndaj ekonomisë amerikane. Trump ua ka bërë të qartë edhe partnerëve më të afërt europianë që gjithësecili duhet të matet me fuqinë e tyre për të kryer sa më shumë shpenzime në garantimin e sigurisë në territoret e tyre. Ç'është e verteta shtetet e BE së në buxhetin e tyre prioritet i është dhënë fuqizimit të armatimit të mbrojtës sesa rritjes ekonomike të tyre. Kërcënimi nga Rusia është më afër se kurrë dhe nëse nuk e bëjnë tani për të parandaluar çmendurinë e Putin për të pushtuar vendet baltike, çdo vonesë do të sjellë pasoja të pashmangshme katastrofike. Mosbindja kohët e fundit e Putinit ndaj Trump për një marrëveshje paqeja e ka zemëruar Presidentin amerikan aq shumë sa, nëse vazhdon kështu askush nuk e parashikon reagimin e ashpër të tij. Ka shumë gjasa që "prishja" me Putinin të kthejë Trump në 360° në anën e Zhelenskit i cili pas zënkës së parë me të, tani për arsye strategjikë Presidenti amerikan është kthyer në një mentor i tij në çdo hap të tij politik për ti dhënë fund luftës në Ukrainë pa humbur territoret e saj. Reagimi negativ i Putin duke e sulmuar Ukrainën ka bërë që Trump shumë shpejt të nisë armatimin e fuqishëm mbrojtës dhe sulmues drejt Ukrainës. Pra me pak fjalë do lirojë paketën ndihmëse të miratuar nga Kongresi amerikan në fundvitin e kaluar, me këmbënguljen e Presidentit Biden në ditët e fundit mandatit të tij. Pra gjithë këta miliarda dollarë me armatim për Ukrainën do të jenë një ndihmë e madhe dhe ndoshta një fund i epokës së Putin dhe qëllimeve djallëzore të tij të rikthimit të Perandorisë Rusë. Prandaj e gjithë vemendja e botës është kthyer tek Presidenti Donald Trump i cili ka butonin ose të dhënjës fund të luftës globale ose të një nisje të një luftë të re të paparashikueshme por me pasoja për gjithë njerëzimin. |
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
January 2026
Categories |
RSS Feed