|
Duke marrë shkas nga një reagim publik i një deputeteje të Partisë Demokratike lidhur me pajisjen me shtetësi shqiptare të futbollistit Edon Zhegrova, nuk mund të mos shpreh shqetësimin tim, jo për vetë procesin e shtetësisë, por për mllefin që u ndie më shumë ndaj personave që e kanë dhënë këtë shtetësi, sesa ndaj mënyrës se si ajo është përfituar.
Së pari, Edon Zhegrova është shqiptar dhe ka të gjithë të drejtën e Zotit të marrë shtetësinë e Shqipërisë, si bijtë e të njëjtit komb e të njëjtit gjak, që dëshirojnë të pajisen me pasaportën e tokës mëmë. Së dyti, Zhegrova nuk është një qytetar i zakonshëm që thjesht ka aplikuar për dokumente. Ai është një futbollist me karrierë të suksesshme ndërkombëtare, që nderon dhe përfaqëson me dinjitet shqiptarët në arenën ndërkombëtare. Nëse ka dikush që e meriton këtë shtetësi, janë pikërisht figura si ai, që e përmirësojnë imazhin e vendit, jo si ata që e njollosin, trafikantët, kriminelët deri edhe politikanët e korruptuar, të cilët, për ironi, shpesh mbrohen nga vetë ajo deputete që sot ngre zërin. Është e qartë se shqetësimi i saj nuk ka të bëjë as me procedurat, as me shtetësinë në vetvete, por me faktin që ky akt është firmosur nga kryeministri i vendit, armiku i përbetuar i partisë së saj. Është bërë obsesion tashmë që çdo gjë që mban firmën e tij të anatemohet, qoftë edhe kur ndihmon një bashkëkombës të suksesshëm nga Kosova. Nuk jam në dijeni të plotë të kohës që i është dashur Zhegrovës për të marrë shtetësinë apo të procedurave ligjore, por e di që sportistët me talent të spikatur dhe famë ndërkombëtare kanë pasur gjithmonë lehtësira dhe kjo është e sanksionuar në ligj. Kur ky sportist është edhe shqiptar, nuk ka asnjë arsye të vonohet një vendim i tillë. Deputetja në fjalë nuk e vuri në pikëpyetje fakti që, nën presidencën e mëparshme, një futbollist afrikan, i panjohur për publikun shqiptar dhe i padëshmuar në ndonjë nivel të lartë sportiv u pajis me shtetësi brenda natës. Madje, për atë rast ka pasur edhe akuza për korrupsion dhe dhënie parash. Po aty nuk u ndje asnjë zë proteste! Kjo tregon qartë se standardet janë të dyfishta, dhe kritika nuk ka të bëjë me parime, por me interesa të ngushta politike. Në rastin e Zhegrovës, nuk ka asnjë shenjë që shtetësia i është dhënë për përfitim politik apo ekonomik. Përkundrazi, është një rast ku autoritetet shtetërore kanë vepruar në mbështetje të një bashkëkombësi që e ka ngritur flamurin shqiptar në majat më të larta të sportit. Le t’i kujtojmë deputetes një fakt 33 vjet më parë, atëherë kur autoritetet greke i dhanë shtetësinë Pirro Dhimës në avion, gjatë rrugës për në Lojërat Olimpike të Barcelonës. Dhe falë atij vendimi të shpejtë dhe vizionar, Greqia fitoi një kampion të madh dhe një ikonë të sportit, që e nderoi atë shtet për dekada. Asnjë politikan grek nuk u mor me procedurën, por të gjithë u bashkuan për ta mbështetur. Shpresoj që një ditë Edon Zhegrova të jetë pjesë e ëndrrës së tij tek “Zonja e Vjetër”, Juventus, dhe suksesi i tij të na bëjë krenarë të gjithëve, përfshirë edhe ata që sot ndoshta nuk e kuptojnë peshën e sportit dhe të përfaqësimit ndërkombëtar. Sepse kur një shqiptar nderon kombin, nuk ka rëndësi nëse e ka marrë pasaportën dje apo dhjetë vjet më parë, por ai është yni dhe ne duhet ta mbështesim.
0 Comments
Në fillim nuk doja të shkruaja, duke pranuar heshtjen, sepse ashtu zgjodhi edhe Zoti për ta marrë me vete, në mënyrë të papritur dhe të qetë, Artur Zhejin. Por më pas vendosa të hedh disa rreshta, jo për të ngushëlluar, por për t’i kujtuar atyre që, më në fund, u kujtuan pas vdekjes së tij. Pikërisht kjo më ngacmon tek të gjallët se i ndjeri e ka gdhendur tashmë historinë e jetës së tij profesionale si gazetar dhe publicist, me një penë të rrallë e brilante, që analizonte aq bukur realitetin me një pasuri fjalori për t’u pasur zili.
Nuk kam qenë nga ata miqtë e tij që ndaja kafen ose një gotë verë pas ditëve të stërlodhshme dhe zullumit të tmerrshëm të politikës, asaj sëmundjeje si kancer, që shkatërron jo vetëm jetën e qytetarëve, por edhe të gazetarëve që punuan me profesionalizëm e sakrificë gjatë këtij tranzicioni kaq të gjatë e të lodhshëm për shqiptarët. Unë isha një mik në distancë, mik i shkrimeve të tij. Nuk e jetova nga afër për ta kuptuar vlerën e tij si njeri, as për të ndarë stresin që ai përjetoi, stres që mbase i kushtoi edhe jetën e shkurtër që nuk e meritonte. Nuk dua të ngushëlloj njerëzit e tij më të shtrenjtë, duke i thurur lavde tani që ai na la dhe Zoti e mori në botën e përtejme, sepse tani nuk ka më nevojë, sepse flet vetë vepra e tij, që mbetet në histori dhe nuk do të harrohet kurrë. Por dua t’u kujtoj të gjithëve, atyre që sot e “vajtojnë” sipas mënyrës së tyre, se më mirë do të kishte qenë që ai të kujtohej e të vlerësohej sa ishte gjallë, për kontributin e tij të veçantë si gazetar i një tjetër kalibri, që luftoi për çështjen kombëtare me mënyrën e vet, duke e dashur dhe mbrojtur kombin, pa përbuzur të tjerët. Ai ishte gazetar i rrallë, nacionalist por edhe liberal në mendime, që impononte respekt për kombin, duke na vënë në dukje të mirat e të këqijat që solli historia jonë. Pena e tij ishte e hidhur ndaj çdo të keqeje të mbuluar me ngjyrën e korrupsionit, pa asnjë dallim, edhe pse shpesh nuk e vlerësuam, sepse jemi të prirur të dehim veten me fjalime të bukura politike. Pena e Zhejit të vlerësonte kur punoje mirë, por edhe të kritikonte kur punoje keq – gjithmonë me stilin e tij të hollë, që nuk pajtohej me të keqen, por as nuk të “vriste” që të mos ringriheshe kurrë. Ai besonte se gjithmonë ka një shans të dytë, nëse politikani reflekton mbi gabimet e tij. Pas vdekjes, u detyrova të kërkoj emrin e tij në Google. Aty gjeta një faqe të varfër në Wikipedia, krejt e pamjaftueshme për aq sa ai ka dhënë. Kjo tregon sa modest ishte ai, që nuk i interesonte ekspozimi i emrit, por vepra. Ndërkohë, Wikipedia ka faqe të mbushura për modele, moderatore apo figura të zbrazëta, të cilat mjafton të paguajnë kompani që u shkruajnë përralla me mbret për një CV bosh. Asgjëkundi nuk pashë që Artur Zheji të ishte vlerësuar nga institucionet shqiptare, apo nga organizmat e ngritur enkas për të vlerësuar punën sakrifikuese të gazetarëve ndër vite. Këto institucione duket se janë ngritur vetëm për të zhvatur fonde e për t’u pasuruar vetë. A nuk e meritonte edhe ai një vlerësim nga presidenti apo autoritetet më të larta? Sepse, në fund të fundit, ku ka mjeshtër më të madh se një mjeshtër i penës, që mban gjallë vlerën e kombit dhe që e bën historinë të mos shuhet kurrë nga kujtesa e shkurtër e popujve? Tani të gjithë “vajtojnë” për të ndjerin, por sa ishte gjallë, askush nuk e mori mundimin t’i jepte atë që meritonte – duke ia thënë ballë për ballë dhe duke e falënderuar për kontributin e tij të pashoq mediatik e publicistik. Edhe ata që u kritikuan nga pena e tij, do të dilnin më të nderuar nëse do ta kishin çmuar kritikën e tij, sepse vetëm atëherë do të kuptonin gabimet e veta. Edhe ne, lexuesit dhe audienca, do të fitonim shpresë se ky vend ka perspektivë për të ndryshuar pozitivisht, kur politika, me të gjitha gabimet e saj, do të gjente reflektimin në penën e veçantë të Artur Zhejit. Si do silleshin republkanët e MAGA-s nëse Biden do priste Putinin ashtu siç e priti Trump?8/18/2025 Samiti i Alaskës ndërmjet dy liderëve Trump- Putin ishte takimi më i madh i këtij mijëvjeçari të tretë për nga rëndësia e ngjarjeve ku bota është e përfshirë në vatra lufte më shumë se asnjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ky takim i rëndësishëm solli shumë. diskutime dhe debate sepse nuk mori atë që pritej përkundrazi Putin i akuzuar për krime lufte u prit sikur të ishte një burrë shteti nga presidenti Donald Trump, por gjithësesi, amerikanët e vërtetë ky veprim nuk i bën kurrë krenar. Pikërisht tek kjo dua të ndalem sesi do të reagonin republikanët e MAGA-s po të pritej kështu presidenti Rus Putin nga ish presidenti demokrat Biden. Jam plotësisht i bindur që republikanët do ta kryqëzonin dhe do të kërkonin shkarkimin e menjëhershëm të tij duke e vënë edhe nën akuzën e një tradhëtari të kombit. Arsyetimi i republikanëve dhe i shumicës amerikane ndaj Biden-it do të ishte se sjellja e tij ndaj një lideri armik ishte për shkak të moshës, i cili ka rrjedhur nga trutë. Të vetmen përkrahje Biden mund ta gjente vetëm tek fanatikët e tij, që ju gjenden në të mira e në të këqijat e tij si dhe tek nostalgjikët e carit rus. Madje mëkati më madh do të ishte se nëse ka një lider nga ish vendet e bllokut komunist që ka ruajtur dozat e regjimit totalitar të së kaluarës, ai është vetëm Vladimir Putin. E imagjinoni se çfarë sulmit do të haste Biden nga konservatorët e djathtë po ta priste ish komunistin Putin me tapet të kuq dhe me duartrokitje. Veprime që do ti acaronte konservatorët amerikane deri sa ska më, kur ata shohin që presidenti i tyre i përulet një lideri që ka një të shkuar komuniste, ku nga zyrat e KGB -së famëkeqe u turturuan miliona antikomunistë, por që në thelb nuk kanë ndryshuar edhe sot e kësaj dite. Për këtë MAGA me ekstremizmin e tyre do të kërkonin edhe varjen e Bidenit po të ishte takimi në ndonjë shtet tjetër që akoma e ka ligjin e dënimit me vdekje ndërkohë që Alaska e ka hequr më përpara se të bëhej shtet në vitin 1957 duke e bërë si shtetin e parë të perëndimit të Amerikës. Pra të gjithë këto tregojnë qartë se elektorati i djathtë ka dy standarte se nëse e bën Biden të vën flakën ndërsa kur e bën Trump bëjnë përjashtime pa thënë se janë të strukur si pulat e lagura, pa as më të voglin reagim ku të gjitha shenjat tregojnë se pushteti i tij ka kapur të gjitha institucionet si një rrezik i qartë drejt autoritarizmit gjë që s'kishte ndodhur kurrë në historinë e presidenteve të Amerikës. Si mund të pritet si hero një kriminel që vret civil të pafajshëm ukrainas kur dihet që republikanët ju bashkuan demokratëve për të ndihmuar Ukrainën duke shpenzuar miliarda dollarë ndaj sulmit të pa precedentë të rusëve. Regjimi rus e nisi luftën me pretekstin e "Opercionit special" dhe e verteta nxori qëllimin e pushtimit të territoreve të Ukrainës, kushte që në Alaska Putini i vendosi që në fillim të takimit me presidentin Trump. Atëherë për çfarë suksesi të takimit flet Trump ku në të gjitha anët del i fituar Putin, i erdhi me kushtet e një pushtuesi që kërkon aneksimim e territoreve si ndërhyrje në integretidetin e Ukrainës. Një megalomani ruse që frikëson edhe fqnjët e saj, me sloganin se po të pushtova, o territoret o nuk ka kthim mbrapsht. Agresioni rus i Putinit po i kujton Europës rikthimin e Hitlerit që vetëm luftrat mundën ta ndalnin. Për çfarë negociatash priste Presidenti Trump kur një kriminel lufte kërkon medeomos pushtime territoreve me të vetmet kushte. Atëherë nëse kushti është që Ukraina të bjerë në dorë të ruseve për çfarë i duhet botës Trump dhe çdo lider tjetër që e njeh suksesin si një shtrëngim duarsh dhe duartrokitje për një kriminel lufte. Nëse Trump nuk e ka kuptuar këtë atëherë të pyeste bashkëshortëm e tij, Zonjën e parë,Melanie Trump e cila kishte përgatitur një letër Putinit pikërisht për ato krime që ai akuzohet nga GJykata Ndërkombëtare e Hagës. Megalomaninë ruse e tregoj qartë edhe bluza e numrit një të dipllomacisë ruse Sergei Lavrov, me me simbolet nostalgjike të shteteve sovjete të BRSS ( CCCP), më shumë ngjante si një gangster me ide pushtuese se sa si drejtuesi i lartë i një shteti që duhej të vlerësonte rëndësinë e një takimi kaq të rëndësishëm që kishin vemendjen e gjithë botës e cila priste nga ky takim vetëm marrëveshjen e ndërprerjes së luftës në vendosjen e paqes. Që dje Ardon Jashari u bë pjesë e historisë, si shqiptari i parë që luan për ekipin legjendar të Milanit. E kisha ëndërr që një shqiptar të bëhet pjesë e historisë së Milanit. Ekipi i dytë pas mbretëreshës Real Madrid që ka fituar më shumë trofe të Champions League, me plot 5 kurora.
Lidhje ime me Milanin nis që në adoleshencën time në vitet 80-të, atëherë kur ekipit legjendar ju bashkua treshja e famshme Rejkard-Gulit-Van Basten ku së bashku me Barezin, Maldinin,Donadonin e Ançelotin e të tjerë do të formonin ekipin e pathyeshëm për dy dekada. Një ekip që triumfoi në të gjitha kompeticionet duke dominuar falë filozofisë së Presidentit të ndjerë Silvio Berluskoni ku sebashku me trajnerët Saki e Kapello bënë një revolucion në futbollin botëror të klubeve duke e bërë atë më të shpejtin në historinë saj. Një skuadër që të mban gjithnjë nën presion. Lidhja tjetër e imja me Milanin ishte ajo profesionale që nisi si student-gazetar ku më vonë do të bëhësha një reporter milanist për Ballkanin për ndjeshjet e saj në kupat e Europës. Madje ajo nis që në Nëntorin e largët të 1999 me ndeshjen e fazës se parë në grupe për Champions League ku Milani luan në transfertë ndaj turqve të Gallatasarajit , ku megjithëse humbën 3 me 2, ai takim mbetet më i veçanti në karrierën time. Kjo ndeshje ka një histori të bukur sepse do ta ndiqja së bashku me të ndjerin tim atë. Edhe babai im e adhuronte shumë Milanin sepse duke qenë një fans i brazilianëve të Pelesë gjithmonë thoshte se futbollistët milanist ishin të vetmit që i përshtateshin futbollit të sampas me një teknikë të veçantë dhe të shpejtë dhe me pasime të sakta. Pra që të dy ne mezi prisnin të shikonim Milanin e madh nga afër në stadiumin e Gallatasarait që mbante emrin e të birit të Sami Frashërit, themeluesit të saj Ali Sami Jen. Ishim nisur që nga Athina me makinë për të përshkruar mijëra kilometra ku në çdo vend që ndalonim im atë mbante shënime. Gjithë jetën e tij nuk shkonte gjëkundi pa mbajtur shënime për të përshkruar të gjitha detajet dhe mbresat e tij. Blloqet me shënime ishin pjesë e jetës së tij, ndoshta po të jetonte gjatë një ditë donte ti hidhte në një libër autobiografik. Atë bënte edhe kur shkuam në Turqi ku në çdo ndalesë mbante shënim duke detajuar çdo levizje bashkë me objektet e qytetit i cili njihet për historinë e rrallë të saj. Pra im atë me një rrugë bënte disa punë, por më kryesoren kishte takimin me historinë, ëndrra për të parë nga afër Milanin e madh të Silvio Berluskonit dhe Shevçenkon e sapo ardhur. Ishte 2 nëntor, ditë e martë dhe koha ishte shume e bukur me diell. Nga udhëtimi i gjatë dhe i rraskapitur mbi timon Stambollin e gjetëm në errësirë, ndërkohë që humba konferencën e shtypit të dy trajnerëve Terim e Zakeroni. Gjithësesi ne u nisëm drejt hotelit në Taksim, atje ku akomudohej ekipi i Milanit. Më përpara u takuam me Marinin, studentin nga Tirana që studionte në Stamboll, i cili do të bënte edhe përkthyesin tonë gjatë atyre ditëve. Sapo hymë brenda, në hollin e hotelit u takuam me drejtuesit e shtypit të Milanit ku më prisnin të merrja edhe bagjon e gazetarit për të ndjekur ndeshjen në stadium. Pasi ju prezantova babain dhe Marinin, ata më pyetën se nëse im atë jetonte në Stamboll. U thashë se im atë jeton në Shqipëri dhe ka bërë mbi 2 mijë kilometra nga Tirana vetëm për të parë ëndërrën e tij, ekipin e Milanit. E kujtoj që tani sesa u suprizuan të gjithë stafi nga kjo sakrificë e tim eti duke ditur se klubi i Milanit me ambasadën italiane kishin kohë që lëshonin njoftime për të gjithë fansat e Milanit për të patur kujdes kur të udhëtonin drejt Turqisë, për arsye të sigurisë nga incidenti diplomatik i krijuar ndërmjet dy vendeve, në mos ekstradimin e liderit kurd Oçallan në Turqi. Prandaj pala turke nuk u garantonte sigurinë e tifozëve italianë të Milanit duke ditur se një vit më parë ndaj juventinëve në Stamboll krijoi shume incidente. Për italianët e Milanit ishte diçka e trishtueshme mos prania e tifozëve të tyre për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës sepse i duhej medeomos fitorja për tu kualifikuar në turin tjetër. Kjo ishte edhe arsyeja që stafi falënderoi tim atë për këtë gjest sakrifikues, për ta parë Milanin nga afër , duke i ofruar që të nesërmen ta shikonte ndeshjen së bashku me stafin tek tribuna qendrore ku vendet ishin rezervuar vetëm për drejtuesit e Milanit si dhe për diplomatët italianë në Turqi. Babai nuk e besonte këtë sjellje të jashtëzakonshme që i ofroi stafi i klubit legjendar ku vetëm një biletë për vendet e rezevuara të milanistëve kushtonte mbi 200 marka. Por ato bileta përsëri nuk dhanë për arsye të sigurisë ku turqit nuk garantonin asgjë. E nesërmja e 3 nëntorit 1999 do të vinte përballë Milanin e Paulo Maldinit, George Weah,Birhoff, Shevçenkos etj ndaj Gallatasarajit të Tafarel, Popescut,Haxhit dhe të Hakan Shukur. Një ndeshje ku stadiumi gumëzhinte vetëm nga tifozët vendas dhe tek miqtë dalloheshin vetëm unë me Marinin që valëvitnim flamurin e Milanit sa herë skuadra kalonte në sulm, ku e ku më tepër acaronte tifozët turq që kishin një mllef ndaj italianëve. Madje në një moment kur milanistët kaluan në epërsi ne Weah-së disa turq që i kishim afër na u vërsulën por për fat të mirë Marini me turqishten e tij i sqaroi ata se ne jemi shqiptarë dhe thjeshtë mbështesim skuadrën tonë të zemrës. Sado që ndeshja nuk përfundoi ashtu siç e meritonte një e ekip i madh si Milan, gjithësesi bashkë me tim atë u larguam me kujtimin më të bukur të jetës sonë. Na mjaftonte që kemi parë nga afër lojtarët e mëdhenj dhe me gjestin e stafit ndaj nesh, ndjeheshin si pjesë e familjes së madhe të Milanit. Që nga ajo ndeshje Milani do të bëhej pjesë e pandashme e karrierës sime për të përjetuar momentet më të bukura të ndeshjeve të Champions League në stadiumet më të mëdha të Europës. Gazetaria më dha fatin të njoh nga afër pothuajse të gjithë legjendat e saj që shkruajtën historinë në librin e sukseseve të Milanit. Nuk harrohen intervistat ekskluzive të futbollistëve milanistë dhënë për mediat dhe fansat shqiptarë që nga Rui Kosta e deri tek Andrea Pirlo në vitin 2009. Por ajo më e veçanta është intervista e rrallë me Kakanë në vitin 2007 i cili drejtoi Milanin në fitoren e Champions League kundra Liverpulit në Athinë, një sukses që do ta bënte edhe fituesin e Topit të Artë. Ky do të ishte viti i fundit ku Milani i madh ka humbur shkëlqimin e tij në sallonet e mëdha të Europës, prandaj edhe ardhja e fundit e Jasharit në milanelo ka sjellë një entuziazëm të madh tek milanistët si një dritë shprese për të rikthyer edhe një herë Milanin e madh të Berluskonit. Pse jo, ka ardh koha që me Ardon Jasharin, dhe mbiemrin e tij të gdhendur në historinë e kombit tonë, pritet që edhe ai të shkruajë historinë në futbollin botëror. Dhe këtë shans një herë në jetë ja jep vetëm fanela legjendare e Milanit. Tek miqtë dalloheshim vetëm unë me Marinin që valëvitnim flamurin e Milanit sa herë skuadra kalonte në sulm, ku e ku më tepër acaronte tifozët turq që kishin një mllef ndaj italianëve. Madje në një moment kur milanistët kaluan në epërsi ne Weah-së disa turq që i kishim afër na u vërsulën por për fat të mirë Marini me turqishten e tij i sqaroi ata se ne jemi shqiptarë dhe thjeshtë mbështesim skuadrën tonë të zemrës. Sado që ndeshja nuk përfundoi ashtu siç e meritonte një e ekip i madh si Milan, gjithësesi bashkë me tim atë u larguam me kujtimin më të bukur të jetës sonë. Na mjaftonte që kemi parë nga afër lojtarët e mëdhenj dhe me gjestin e stafit ndaj nesh, ndjeheshin si pjesë e familjes së madhe të Milanit. Që nga ajo ndeshje Milani do të bëhej pjesë e pandashme e karrierës sime për të përjetuar momentet më të bukura të ndeshjeve të Champions League në stadiumet më të mëdha të Europës. Gazetaria më dha fatin të njoh nga afër pothuajse të gjithë legjendat e saj që shkruajtën historinë në librin e sukseseve të Milanit. Nuk harrohen intervistat ekskluzive të futbollistëve milanistë dhënë për mediat dhe fansat shqiptarë që nga Rui Kosta e deri tek Andrea Pirlo në vitin 2009. Por ajo më e veçanta është intervista e rrallë me Kakanë në vitin 2007 i cili drejtoi Milanin në fitoren e Champions League kundra Liverpulit në Athinë, një sukses që do ta bënte edhe fituesin e Topit të Artë. Ky do të ishte viti i fundit ku Milani i madh ka humbur shkëlqimin e tij në sallonet e mëdha të Europës, prandaj edhe ardhja e fundit e Jasharit në milanelo ka sjellë një entuziazëm të madh tek milanistët si një dritë shprese për të rikthyer edhe një herë Milanin e madh të Berluskonit. Pse jo, ka ardh koha që me Ardon Jasharin, dhe mbiemrin e tij të gdhendur në historinë e kombit tonë, pritet që edhe ai të shkruajë historinë në futbollin botëror. Dhe këtë shans një herë në jetë ja jep vetëm fanela legjendare e Milanit. |
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
January 2026
Categories |
RSS Feed