Deklarata e ish presidentit Tramp ndaj Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski nuk duhen injoruar aspak, sado që mendohet se janë kritika që kërkojnë një zgjidhje marrëveshjeje për paqen.
Sipas deklaratave të kandidatit për president Donald Tramp që sulmojnë Zelenskin duke ja vënë fajin se pse nuk bën një marrëveshje me rusët sado e keqe të jetë por është e mirë për ti dhënë fund luftës që e ka kthyer Ukrainën në një vend gërmadhë me mijëra viktima dhe të vështirër për tu rikuperuar. Për sa i përket marrëveshjes president Zelenski që herët ka qenë pozitiv për tu ulur dhe gjetur një zgjidhje, por pasi forcat ruse te jenë larguar nga tokat e pushtuara në Ukrainë. Kjo është formula e palës ukrainase ndërsa nga pala Ruse nuk kemi asnjë iniciativë të saj pa realizuar qëllimin e "operacionii ushtarak" ku Trampi nuk po ja vë aspak në dukje ashtu siç po ja kërkon Zëlenskit. Por sipas tij një marrëveshje mund të arrihet atëherë kur rusët ja kanë arritur qëllimit, pra pasi e kanë zaptuar Krimenë dhe pjesët juglindore të Ukrainës. E gjitha kjo përveçse një retorikë në fushatën elektorale të Zotit Tramp është dhe një deklaratë e një kandidati republikan që nesër mund të bëhet President dhe të tillë formula marrëveshje që deri diku favorizon pushtuesit mund të ndezin një shkëndijë edhe në rajonin tonë të trazuar. Me këto deklarata kundra Presidentit ukrainas me siguri që zgjon ëndërrat e megalomanise serbe ku Vuçiç veçse ka fërkuar duart sapo e ka dëgjuar Trampin me këtë ide marrëveshje të quditshme Këtu bëhet fjalë për Kosovën ku forcat serbe pasi po fuqizohen me armatim në çdo moment janë të gatshme dhe të mirë përgatitur për të ndërhyrë në veriun e saj dhe për të sjellë precidentin dhe llogjikën e ish presidentit Tramp për një marrëveshje pasi të ketë zaptuar veriun e Kosovës. E supozojmë, atëherë kur mbase të kenë hyrë në territorin e Kosovës dhe tja kenë arritur qëllimit si rusët në territoret e Ukrainës, nëse do të kemi Trampin president , ai do ti kërkojë të njëjtën gjë Kurtit siq po ja kërkon Zelenskiit tani, një marrëveshje ku të fituar do të jenë vetëm Putin e Vuçiç. Marrëveshje që sipas Trampit agresorët ndalojnë luftën por që aneksojnë tokat e pushtuara. Nëse ndodh kjo atëherë u japim me të vertetë të drejtë konspiracionistëve me toritë e tyre që thonë se Trampi është një pro skllav ku vë në rrezik sovranitetin e Republikës së Kosovës. Donald Tramp thotë se po të ishte ai president, Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën dhe lufta nuk do të ndodhte. Nëse me të vertetë Tramp bën mrekullira vetëm kur është në postin e Presidentit , atëherë lind pyetja që përse nuk bëri asgjë ndaj Rusisë që ti rikthente Ukrainës Krimenë sa ishte në mandatin e tij katër vjeçar 2016-20 ndërkohë që Krimea nuk kishte vetëm dy vjet e pushtuar nga rusët. Përse se bëri atëherë kur diheshin që marrëdhëniet e tij me Putin ishin të mira madje në një rast duke e komplimentuar shefin e Kremlinit si një njeri të zgjuar. Në fushatën e tij në Karolinën e Veriut. Tramp e sulmoi Zelenskin duke deklaruar - "Sa herë që vjen në vendin tonë, ai largohet me 60 miliardë dollarë, jam i sigurt se ai është biznesmeni më i mirë në planet”. Në këtë rast më tepër Donald Tramp po sillet si një biznesmen që don të ruajë arkën e tij sesa si një politikan strateg ku armiku që duhet luftuar medoemos ka vënë në rrezik paqen botërore dhe që kostoja është shumë fish më madhe sesa paratë që ka kërkuar Zelenski për ta ndihmuar. Për Trampin më me shumë rëndësi janë miliardat e amerikanëve pse shkojnë për të suportuar Ukrainën sesa forca që i duhet treguar Putinit për ti ndaluar furinë që ka marrë jo vetëm për shkatërrimin e Ukrainës por për qëllimin e prishjes së rendit botëror. Nëse nuk ndalohet tani me unitetin e aleatëve perëndimore duke suportuar Ukrainën atëherë edhe nëse rikthehet Tramp në Shtëpinë e Bardhë do të jetë shumë vonë për ta bërë përsëri SHBA-në e madhe me një ekonomi të fuqishme për vetë amerikanët.
0 Comments
Ideja e krijimit të një minishteti brenda republikës së Shqipërisë nga Edi Rama është ideja më përvëluese dhe efikase për të, ndaj këtij vendi që ka ndodhur ndonjëherë, duke u kthyer në një lajm pothuajse në të gjitha mediat botërore, e paraprirë nga prestigjiozia New York Times. Vetë fakti që brenda 24 orëve kjo gazetë e kishte si lajm në faqen e saj kryesore dhe intervistën e Kryeministrit shqiptar për këtë temë, mjafton të kuptosh rëndësinë e kësaj ngjarje e cila mori dhenë dhe u bë objekt bisedë në të gjithë sferën e politikës botërore si dhe asaj fetare.
Ai gjeti momentin më të përshtatshëm për ta hedhur këtë ide pikerisht në javën e përvitshme Kombeve të Bashkuara, në zemrën e saj në Nju Jork. Aty ku gjithë liderët e botës ndoshta janë surprizuar por të paktën e morën lajmin dhe pritet të kenë edhe reagimet e tyre nga vendet me bashkësi myslimane dhe jo. Për sa i përket rolit të Edi Ramës në këtë histori është se Kryeministri shqiptar bëri një veprim shah-mat, gjë se kishte bërë askush deri tani duke e lëshuar si ide. Të gjithë e dimë se ne shqiptarët kur bëhet fjalë për kombin interesat për të janë mbi gjithçka, edhe mbi besimin e tyre fetar. Ky veprim e Edi Ramës gjeti tamam atë shprehjen e dashur të shqiptarëve " Feja e shqiptarit është shqiptaria", që sipas tij do të thotë se nëse e doni kombin me anë të krijimit të këtij minishteti sovran të bektashizmit, shqiptaria do të ketë vetëm benefite nga të gjitha anët. Është e qarte se do të ketë reagime edhe nga besimet e tjera për vetë faktin se mendojnë se do të zvogëlojë peshën e tyre dhe rëndësia do të shkojë tek krijimi i këtij shteti të ri të bektashizmit brenda shtetit shqiptar. Më shqetësuese është për myslimanët sepse bektashinjtë për ata janë një tarifat i islamit që nuk e duan të kenë fuqizimin e sovranitetin e tyre. Kjo është e gjithë beteja që do të ketë kryeministri si përfaqësues i shtetit me kryegjyshin Haxhi Dede Edmond Brahimaj si lideri shpirtëror i bektashianëve dhe përballë komunitetin mysliman që nuk e pranon shtetin e tyre brenda shtetit shqiptar. Po e gjeti miratimin dhe gjuhën e përbashkët me këtë komunitet Edi Rama do të hyjë në histori si kryeminstri që di të negociojë dhe të bashkojë gjithë bashkësitë fetare edhe atëherë kur vendi ka nevojë për reputacion ndërkombëtar ashtu si Vatikani brenda Italisë. Krijimi i një shteti të ngjashëm me Vatikanin brenda Shqipërisë me qeverisje autonome që kërkon ndryshimin në Kushtetute sipas Ramës nuk duhet të jetë skeptike sepse Urdhëri Bektashit është i njohur për tolerancë e harmoni fetare, dhe këtu e di shumë mirë se Kryeministri do të ketë aprovimin e shumicës së shqiptarëve, sado që sondazhet e para nuk janë në favor të tij. Historikisht shqiptarët e kanë dhënë me prova se toleranca e harmonia fetare janë pjesë e jetës së tyre ,që do të thotë se mbi të gjitha kanë vënë vëllazërinë e tyre si komb dhe jo si fe. Këndvështrimi se si i shikon Shqipërinë Kryeministri shqiptar është jo si një politikan por si një menaxher strateg i mirë i shtetit ku siguria dhe mirëqenja e qytetarëve janë dy nga prioritetet e tij strategjike gjatë udhëheqjes së tij për një Shqipëri europiane . Që do të thotë çdo gjë që lidhet me sigurinë e vendit dhe mirëqenjën e qytetarëve për kryeminstrinë shqiptar është i mirëpritur. Prandaj dhe sovraniteti Urdhëri Bektashit, i njohur për mesazhet e paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, sipas kryeministrit shqiptar nuk e cënon aspak sigurinë e vendit, por do të jetë një shtet vetëadministrues që do të respektojë ligjet e shtetit shqiptar dhe bashkësitë e tjera fetare me parimin bazë të saj, harmoninë. Për sa i përket mirëqenies sipas Edi Ramës ky akt i paprecedent vetëm të mira do ti sjellë vendit tonë sepse shtimi i lëvizjes së njerëzve drejt Shqipërisë do të sjellë të ardhura në ekonominë e shtetit. Për momentin po diskutohet se kush e hodhi idenë e cila nuk ka aq rëndësi sesa pesha e vetë faktit që duke qenë e themeluar në vendin tonë Urdhërit Bektashi automatikisht e kthen Shqipërinë në vemendjen e gjithë botës si një mini "Vatikan" i besimtarëve bektashinj të cilët nuk janë të paktë në të gjithë botën. Pra shtrirja e njohjes së vendit tonë të vogël deri në çdo skaj të globit flet shumë në të gjitha aspektet gjeopolitike dhe ekonomike. Pa e marrë parasysh se cfarë ngatërresash përbën nga brenda botës fetare dhe "luftën"që mund të shkaktojë, ajo që është e sigurtë sipas Kryeministrit Rama, se Shqipëria si shtet do të jetë me e përfituara.Vetëm jehona që mori duke lëshuar idenë e krijimit të këtij mini Vatikani në zemrën e vendit të shqiponjave tregoi se sa i reklamuar është emri i Shqipërisë në rang botëror që nuk mund të krahasohet me vite të tëra. Sipas kryeministrit shqiptar me këtë ide të rrallë të tij shpresohet se do të rritet shumë turizmi i huaj dhe ardhja e pelegrinazhit të besimtarëve bektashian nga gjithë bota në malin e shenjtë të Tomorit si dhe në selinë e tyre që do të ndërtohet në periferi të Tiranës. Gjithësesi ne jemi një shtet demokratik ku të gjitha palët do të ulen për ti zgjidhur çeshtet madhore me anë të një debati publik dhe pastaj me anë të një referendumi për të bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, dhe atëherë mund të flasim nëse historia është në anën e Kryeministrit Edi Rama. E njoha në Tetor të 94-ës në auditorët e fakultetit kur mu afrua e më tha -jemi patriot se edhe unë jam nga Derviçani i Dropullit.Pasi shtrënguam duart, i thashe me pak sarkazëm - është e vertet se jemi nga njëjti i vend por ti je "Vorio Epiriot" e unë shqiptar dhe kështu që nuk jemi të drejta të barabarta këtu në Greqi - Fytyra e tij reagoi menjëherë si një mos pëlqim i termit "VorioEpiriot", por ma tha prerë, për të mos u përsëritur më- unë ndjehem shqiptar i minoritetit dhe asnjëherë mos ma thuaj fjalën "vorioepiriot". Kështu që respektova të drejtën e tij dhe filluam një miqësi me studentin e shkëlqyer minoritar, dropollitin Ilia. Ishte një djalë shumë kavalier dhe shumë i dashur. Më kujtohet kur hynin në leksione dhe më përpara ndalonim për të marrë kafen dhe ziheshim se nuk të linte të paguante, por ai këmbëngulte si "koka e shqiptarit" duke më thënë- i di vështirësitë që ke, por tani që e kam mundësinë pak më tepër më pëlqen të ta jap unë kafen. Duke e falënderuar i them- vështirësitë ekonomike i kemi lënë prapa një herë e në një kohë, që ishin të përbashkëta, por tani kapitalizmi na i ka dhënë shanset e barabarta, gjithësesi unë vlerësoj më shumë njërzillekun tënd dhe vlerat qe ke ruajtur. Për politikën më fliste shumë pak, se nuk donte të prishte klimën, aq më tepër që u njohëm në periudhën më të keqe, kur ura lidhëse me Greqinë që mbahej nga pakicat ishte prishur që me burgosjen e 5 minoritarëve nga pushteti i Berishës dhe në opinionin grek ishte mbjellë një farë urretje ndaj emigrantëve shqiptarë, si dhe një hakmarrje ne politikat emigruese , por tek Ilia ishte diçka sikur nuk ekzistonte. Sepse ai e dinte shumë mirë se në këtë histori nuk kishin asnjë lidhje e as nuk kishte pse të fajësoheshin shqiptarët e Greqisë për një veprim që vinte nga Tirana, nga një e lojë e pisët e disa aktorëve politikë me shumë interesa të fshehta nga të dyja palët në monopolizimin e bizneseve të mëdha. Në këtë lojë përfitonin palët që donin destabilizim të marrëdhënieve të fqinjësisë për qëllime politike e demografike. Ishin krijuar shoqata e forca politike vetëm për të turbulluar ujërat e fqinjësisë të përjetshme harmonike, për përfitimet e tyre politike e personale. Me pak fjalë gjithë këto klane silleshin si hiena për të përfituar milionat në kurriz të të gjithë emigrantëvë që luftonin për bukën e gojës së familjes dhe edukimin e fëmijëve të tyre në shtetin helen. Por Ilia kishte qëndruar larg ketyre pazareve politike sado që shumica e minoritarëve të tjerë jetonin vetëm me anën të benefiteve dhe favoreve që u kishte siguruar shteti grek për sa i përket ndërtimit të bizneseve, të lejeve të qëndrimit në Greqi dhe pensioneve në Shqipëri. Ndërsa ai dhe familja e tij ishin distancuar dhe i kishin refuzuar, sepse siq më thoshte, asnjëherë nuk ishin joshur për të marrë bursë e pension që u takonte me ligj, vetëm se nuk donin të bëheshin pjesë e disa klaneve për interesa antishqiptare . Ai nuk studionte me ndonjë bursë siç përfitonin studentët e partisë së Dules por punonte duke ndihmuar babain e tij si shitës ambulant tek tregu javor fshatar (Laiki) nëpër lagjet e Athinës. Kishte preferuar që çdo gjë që fitonte në jetë ta nxirrte nga djersa e ballit të tij, se kështu do të ishte gjithmonë i pastër me vetveten dhe i pavarur nga të tjerët. Kështu e kishte mësuar babai që sado që kishin ardhur nga diktatura pa asnjë gjë me vete6, por përsëri u ishin mirënjohës regjimit për sjelljen ndaj minoritetit që nuk bënte asnjë dallim etnik, por të gjithë ishim me të drejta të barabarta, dhe njësoj para ligjit- më thoshte. Kështu që Ilia ishte nga ata student që i përkiste 100% minoritetit grek por kur vinte fjala për shqiptarët ai jepte gjithçka sepse e ndjente si një obligim ku mirënjohja dhe respekti ndaj shqiptarëve komshinj të mirë e të përjetshëm u duhej kthyer më mënyrën më të mirë të mundshme. Mbi të gjitha atij i pëlqente që një ditë të kthehej në vendlindje, prandaj dhe priste me padurim të mbaronte studimet. Në 98-ën kur Ilia u diplomua për Psikollogji në fakultetin filozofik të Athinës, por pas kësaj ai aplikoi për pedagog në fakultetin e Psikologjisë në Tiranë ku dekan ishte Ylli Pango. Ngaqë kishin nevojë për pedagog i komunikuan vendin e punës si gjenerata e parë që mbaronte për psikollogji e aq më tepër i diplomuar jashtë vendit, ai u entuziazmua aq shumë se ishte ajo që kishte ëndërruar ku një ditë ti sherbente vendlindjes së tij. Deri këtu çdo gjë mirë por gjatë procesit dikush i kishte thënë nën zë se paga është qesharake afërsisht 400 mijë leke të vjetra por mos harro se do bëhesh milioner me provimet e studenteve dhe me akseset e tjera që të favorizon profesioni i Pedagogut. Kur i dëgjoi këto jo vetëm që u shokua por u zhgënjye se nuk e besonte të prishte karrierën e tij e moralin vetëm sepse paga ishte shumë e vogël dhe se duhej edhe veprimet e kundraligjshme për të ndërtuar një standart më të lartë që ta impononte elita e krijuar asokohë në Shqipëri. Arsyeja pse pse mora si shembull Ilian i cili për arsye të pagës së ulët dhe rrushfetit që i kërkonin për vendin e pedagogut, braktisi ëndërrën e tij, sepse të ardhurat që merrte në Greqi duke ndihmuar babain ishin më shumë se 5-fishin e padagogut. Ai nuk e pranonte këtë lloj shkëmbimi me investimin e tij disa vjecar të mbarimit të studimeve, dhe që feedback-un e priste vetëm nëpërmjet profesionit të ndershëm dhe jo nëpërmjet veprimeve të paligjshme. Pikërisht janë këto milionat e pista që bënë disa studentë që mbaruan jashtë dhe u kthyen jo për ti shërbyer atdheut, por si hiena për tu pasuruar duke vjedhur e rrjepur shtetin nga të gjitha anët. Gjithë ata shuma marramendëse që nuk e justifikonin rrogën e tyre u kthyen në prona e investime madje gjoja strategjike në argumentimin e të gjithë pushtetëve të qeverive të tranzicionit post komunist që nuk ishin gjë tjetër veçse bashkëpunëtor me krimin duke i favorizuar si aktivitete të ligjshme. Si mundet që me rrogën qesharake që i propozuan Ilias ata arritën të kenë vila, apartamente, prona të patundshme. Prandaj kërkohet një veting për të gjithë sferat aq më shumë në politikë sepse ka edhe nga ata politikanë që u shkolluan jashtë jo për ti shërbyer me ndershmëri vendlindjes siç donte Ilia, por për tu bërë milioner brenda ditës me anë të rrushfetit në postet e tyre zyrtare publike. Shpresojmë se këmbanat e alarmit tek SPAK kanë rënë dhe se Vetingu po i afrohet pragut të tyre për të kuptuar se sa shumë është vjedhur Shqipëria e ëndrrave të çdo emigranti, të çdo minoritari që një ditë duan të kthehen për ti shërbyer vendit të tyre me plot intigritet e ndershmëri por që vazhdojnë të gjejnë pengesën e hienave të politikës që po plakën nën errësirën e botës të fshehtë të pazareve politike.
Një kolege amerikane nga komuniteti spanishfolës më pyeti - Përse tek ju shqiptarët e Amerikës, shumica jeni me Trampin?- dhe donte një përgjigje për t'ja argumentuar, por i rashë shkurt se do hyja në xhirime- Po, është e vertetë, ndoshta ngaqë Trampi është një figurë karizmatike që pëlqehet nga shqiptarët ashtu si 74 milionë amerikanë të tjerë. Pra ishte një përgjigje diplomatike, sado që kolegen aspak nuk e bindi se e dinte se shqiptarët janë popullsi emigruese ashtu si latinët, por në vetvete më vuri ta studioja këtë përsenë e saj, e cila nuk do edhe aq shumë hulumtime.
Në këndvështrimin tim, duke parë se gjithë ne shqiptarët që jetojmë në SHBA vijmë në dy kohë të ndryshme, një pjesë shumë para ndryshimit të sistemit dhe një pjesë gjatë tranzicionit, por në thelb që të dy periudhat nuk është se kanë vuajtur për liderë autoritar që tërheqin turmat masive. Të jesh Trampist do të thotë që e do liderin që të vendosë mbi gjithçka, pra të jetë i plotfuqishëm, gjë që kjo është provuar në të gjitha betejat e tij brenda partisë së tyre konservatore, duke sfiduar edhe ata që vinin nga familje tradicionale me histori politike. Me pak fjalë, mjafton që gjithçka që thotë Tramp sado që sipas opozitës ai vetëm mashtron, përsëri simpatizantët e tij e mbështesin atë, madje ka nga ata deri në vdekje. Por stereotipi i kolegës se shqiptarët janë Trampist më bëri të kërkojë më tepër argumente se çfarë i lidh shqiptarët me Trampin, pra pse kjo dashuri kaq e madhe nga shqiptarët dhe nga të tjerët më pak. Nuk e përjashtova aspak veten se edhe unë me gen shqiptari jam dhe ja di dobësitë vetës ashtu si bashkëkombësit e mi. Atëherë, duke i ditur dobësitë tona të përbashkëta, thashë- Ne votojmë Trampin, sepse për ne shqiptarët ai është i vetmi model i të qeverisurit. Në thelb ne shqiptarët duam individin që kthehet në autokrat dhe në fund vdes si diktator, pastaj e marrim e mitizojmë e ju thurim vargje, për ti bërë të pavdekshëm tek brezat që do vijnë. Këtë mund ta gjesh shumë lehtë tek këngët në youtube, me çifteli, me lahutë, në labçe, me daulle e me të gjitha mënyrat sesi shqiptari ekzaltohet për liderin e tyre. Gjithësesi, shqiptarët u këndojnë udhëheqësve edhe për së gjalli, pa le më për se vdekuri që kujtohen si heronj legjendar. Trampi më shumë na përshtatet neve sepse disa nga akuzat që e rëndojnë atë sado që nuk është dënuar akoma për ne shqiptarët janë më se normale sepse i kemi përjetuar dhe që nuk jetojmë dot pa to. Le ti marrim me radhë disa nga këto. Donald Tramp akuzohet për falsifikime të bizneseve për të shmangur taksat, për ketë gjë ne shqiptarët për disa dekada e kemi patur shumë të lehtë, pa qenë nevoja të falsifikojmë, ngaqë taksa nuk na është kërkuar kurrë të paguajmë sepse pushtetarët vidhnin për vete tërë arkën e shtetit, duke na e marrë edhe atë që nuk ja jepnim shtetit me anë të kuponit tatimor. Ish presidenti Tramp akuzohet për përpjekjen e tij për të përmbysur humbjen e zgjedhjeve 2020. Këtë ne e kemi bërë që herët në zgjedhjet e 96-tës atëherë kur nuk kishe nevojë për marifete për të përmbysur rezultatin se pushteti ishte i njëshit, vet zot e vet shkop, dhe këtë të fundit, pra shkopin e përdori kundra opozitës ngaqë donte drejtësi në një diktaturë zgjedhorë ku i gjithë procesi kontrollohej nga pushteti. Tramp akuzohet për 6 janarin se nxiti militantët e tij për trazira të dhunshme duke sulmuar tempullin e demokracisë amerikane, tempull që ruante themelet e kushtetutës për 245 vjet. Ndërsa ne shqiptarët e dogjëm dhe e shkatërruam vendin brenda një dite në 97-tën vetëm sepse lideri shpirtëror nuk donte "të zbriste nga kali" që i kishte hypur përsëprapthi, pasi na vodhi edhe kursimet e fundit me anë të piramidave. Pa mjaftuar kjo, po ky lider një vit më vonë solli grushtin e shtetit ku me një turmë militantësh ( të cilët akoma pretendojnë se sollën demokracinë) hynë brutalisht në kryeministri dhe pushtuan institucionet shtetërore pa hasur aspak në rezistencën e gardës dhe të qeverisë socialiste të një kryeministri frikacak asokohë, që nuk mbrojti dot as godinën e zyrës së tij. Ndoshta gotën e verës e xhin tonik-un e preferuar do ti ruante si sytë e ballit. Sa për shtetin ai kishte rënë që një vit më parë në duart e bandave dhe nuk e mbronte dot as Zoti . Për hir të Trampit, ithtarët e tij vandalë të 6 janarit shkatërruan gjithçka, të njëjtën gjë bën shqiptarët që me urdhër të liderit hapën depot e morën armët për të vra njëri-tjetrin, sepse lideri shpirtëror ishte në grahmat e fundit dhe nuk e pranonte kurrë humbjen. Tramp akuzohet se bleu heshtjen për të fshehur marrëdhënjen me një ish pornostare, ndërsa tek ne lideret nuk kanë nevojë të paguajnë sepse vartëset e tyre për një karrige e bëjnë falas, mjafton që favorizohen nga eprori e tyre me poste e çifligje. Tek rasti i Trampit viktima merr guximin dhe e demaskon lidhjen jashtëmartesore të Trampit më të, ndërsa në Shqipëri gratë viktima nuk e kanë guximin sepse e dinë shumë mirë se në një shoqëri patriarkale viktima veçse kryqëzohet e ç'moralizohet, ndërsa hamshorit abuzues nuk i hyn as gjëmba, vetëm se burrërohet tek shqiptarët. Ish presidenti Tramp ka deklaruar se është kundra emigracionit duke vendosur mure ndaj emigrimit të paligjshëm. Ironia është se ne shqiptarët vijmë nga komuniteti më i madh ku shteti grek për një dekadë na mbajti të diskriminuar pa asnjë kartë identiteti. Por populli i saj ashtu si të paligjshëm që ishim na dha një strehë dhe një punë që të mbanim frymën gjallë edhe tek familjet tona shqiptare të sapo dalë nga skamja e një sistemi totalitar. Jemi një popull aq i vuajtur për fatin tonë të keq dhe për mungesë të lejes se qëndrimit nuk shkonim as për ngushëllime familjare në vendlindjet tona. Pothuajse një pjesë e mirë e kanë vuajtur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri sa kanë fituar azilin. Kundërshtimi i marrëveshjes për strehimin e afrikanëve në zonën e Lezhës, tregoi një realitet të hidhur tek një pjesë e popullsisë duke reaguar shumë keq, me sjelljet më racistë e diskriminuese në rrjetet sociale e media ndaj refugjatëve që sot në ditët më të vështira të jetës së tyre na shtrijnë dorën për një strehë dhe ushqim. Duke patur historinë e vuajtjeve mbi shpatullat tona ne duhet të ishim të parët për tju hapur dyert refugjatëve masive. Sepse në këtë botë jeta është një cikël ku humanizmi është akti më madh civilizues që mat vlerën e një kombi, dhe ne shqiptarëve na duhet ta ruajmë këtë vlerë historike të trashëgimisë. Tani pyetja që lind për të gjithë ne shqiptarët që e votojmë Trampin, sa na bashkon fryma e tij me vlerat tona vitale trashëguese të bujarisë që na bëjnë krenarë si komb? Lajmi më interesant si për mediat rozë ashtu edhe për politikën ishte njoftimi i fundit Zonjës Tramp për nxjerrjen e librit autobiografik të saj me të vërtetat e saj dhe për gjithçka që di ajo mbi jetën saj aq më tepër që nga lidhja me ish presidentin amerikan. Gjithmonë autobiografitë janë tunduese dhe nëse flasim për të verteta që askush nuk i di, atëherë ato janë shumë të guximshme. Sesa të vërteta janë dhe sa e sinqertë është këtë e di vetëm zonja Tramp por e rëndësishme është se shumë gjëra do mësohen për herë të parë aq më tepër se ajo është edhe paragjykuar gjatë periudhës si Zonjë e parë e shtetit më të fuqishëm të botës. Nuk ishte aq e lehtë për të duke ditur se ajo vinte nga një vend i vogël i Sllovenisë dhe nga fusha e modës, dhe të futësh brenda intrigave të politikës duhet të jesh shumë e fortë aq më tepër kur je bashkëshortja e presidentit më të akuzuar dhe më të sulmuar në historine afro 250 vjecarë të SHBA-së. Një vajzë që kishte studiuar për Arkitekturë në Universitetin e Ljubljanës por që modelingu e tërhoqi më shumë pas vetes per të nisur një karrierë të suksesshme në Paris dhe Shtetet e Bashkuara deri sa ajo gjeti princin e ëndrrave të saj, një showman miliarder i pasurive të patundshme dhe politikani më kontravers që ka njohur historia e presidentëve të Amerikës. Nuk ishte e lehtë për Melanin që të menaxhonte një marrëdhënie me njeriun më karizmatik të jetës amerikanë që kishte zgjedhur të jetonte në mes tre ujëra të ndryshme, biznes, showbiz e politikë. Në këtë fundit ishte fusha më egër se aty ajo duhet të dallonte me të vertetë njerëzit që ja duan të mirën bashkëshortit të saj dhe ata që ja kanë me të futur. Pikërisht për periudhën kur ajo bëhet first Lady e SHBA-së, gruaja e dytë katolike pas Jacklin Kenedit dhe zonja e parë amerikane e natyralizuar me anglishten gjuhë të dytë ishte një sfidë shumë e madhe ndaj të gjitha sulmeve paragjykuese që vinin nga të dyja kampet. Pra gjitha këto prapaskena ka shumë gjasa që Melanie Tramp duhet ti ketë zbardhur në librin e saj që do të ketë një pritshmëri të madhe. Sepse janë gjellë gatimi që pritet të usheqejë si botën e thashethemeve të showbizit si dhe politikën me klikat e saj për nevojat elektorale. Jam i bindur se në librin e saj ish Zonja e parë do trajtojë edhe marrëdhëniet e shkëlqyera që kishte në fillim me bashkëpunëtorët e bashkëshortit e saj gjatë presidencës por që e braktisën pas humbjeve të zgjedhjeve dhe sulmit të 6 janarit. Gjithë këto prapaskena gjithmonë mbahen si sekrete dhe asnjëherë nuk publikohen, por kur marrëdhëniet prishen shpeshherë dalin në sipërfaqe nëpërmjet autobiografisë së autorit. Kjo është që mbetet enigmatike se për kë e ka fjalën ish Zonja e parë kur thuhet për të verteta që do dalin në shesh një muaj para zgjedhjeve. Me siguri nuk ka si të godasë nga elektorati konservativ sepse është absurde të humbasë edhe ato pak votues që janë në mëdyshje që nuk e duan Trump por që nuk votojnë as kandidatin e kampit tjetër Kamela Harris. Çdo gjë bëhet për të bindur elektoratin gri me qëllimin që duke goditur demokratët ata mund të fitojnë më shumë shanse që bashkëshorti i saj Donald Trump të sigurojë votat e mundshme për Presidentin 47 të Shteteve të Bashkuaratë Amerikës. Prandaj që të mos hipotizojmë se çfarë të vertetash, e të pathënat ka zbardhur zonja Tramp le të presim edhe për pak javë librin e saj autobiografik, nëse vertetë do turbullojë ujërat politike dhe sa efekt do të kenë për bashkëshortin e saj dhe atë për të hyrë edhe një herë, pra për të dytën herë në Shtëpinë e Bardhë.
Duke parë pamjet e liderit të Partisë së Lirisë në plazhin e luksit në Jalë me kampistët e rinj të partisë së tij të vijnë në mend shumë gjëra që duhet thënë troç e hapur. Nuk e kuptoj se çfarë mesazhi don të dërgojë kryetari i partisë me rininë e saj nga një vend ekzotik që vetëm edukues e motivues për të rinjtë nuk është. Madje ajo të nxjerr zorrët e barku kur mendon se shumica e familjeve shqiptare nuk kanë mëse ti ushqejnë fëmijët e tyrë dhe kryetari me rininë ja hedhin valles me tavolina të mbushura dhe ku e ku me shisha e trefletsha. Pra kjo është rinia e të ardhmes që kërkon përsëri lideri i partisë klinteliste duke ju kujtuar vetëm punët produktive dhe të mirëpaguara . Ju kujton punët dhe pagat e mira pa bërë asnjë ditë punë. Madje i edukon se punët e mirëpaguara nisin që nga plazhet ekzotike dhe jo nga jeta reale e njerëzve të thjeshtë ku puna e vështirë e tyre nuk garanton aspak të nesërmen e një familje, me një pagë qesharake që mezi e nxjerr muajin. Nëse don të jap një mesazh për të rinjtë sesi duhet të ndërtojmë të ardhmen e vendit kryetari duhet të kishte zgjedhur një vend tjetër për të rinjtë e partisësë tij, duke ndërtuar një kamp afër një fermë me prodhime bujqësore, apo edhe një galerie të minierave për tu treguar se jeta për ti shërbyer vendit nis që këtu me plot djersë e sakrifica. Edhe në kohën e brezit tim që rinia na iku nën regjimin e qoftëlargut, edukoheshim që pushimet verore ti bënim me punë prodhuese për të kuptuar se jeta nuk është fushë me lule, por në mes dallgëve të jesh i zoti i vetës dhe jo të presësh nga partia për të të nxjerrë nga balta. Pikërisht këtë baltën kryetari i Partisë Lirisë nuk ua mëson të rinjve, sepse me eksperiencën që ka, metoda më e mirë për të qeverisur me ithtarët e tij është atëherë kur pushteti shfryëzohet me klientelë dhe shteti "milet"(vjedhet) pa u lagur.
|
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
November 2024
Categories |