Kërcënimet e tij ndaj prokurorit të SPAK në sallën e gjykatës tregon sesa i pushtetshëm ka qenë Ilir Meta dhe që tani nuk e honeps aspak "gjunjëzimin" e tij përpara drejtësisë. Të gjithë janë duke u habitur për sjelljen e ish presidentit ndaj prokurorit të çështjes së tij në sallën e gjykatës. Madje ka edhe krahasime me homologët e tij paraardhës me ish krerët e shtetit Alia, Nano, të cilët kur u dënuan ishin shumë më të qetë dhe korrekt në sjellje ndaj palës akuzuese duke respektuar institucionin sado që prokuroret e asaj kohe ishin instrument të politikës të derigjuar nga regjimi i Berishës. Ndërsa në rastin e Metës, kjo sjellje nuk ndodhi dhe nuk ka për të ndodhur kurrë sepse me kryesorja ai është më jetëgjati në vjedhje dhe duke qenë kaq kohë sa vjedhja e tij sistematike është kthyer në moral tek shoqëria e tij e favorizuar e palëvë të dyta e të treta. Pra duke qenë inspiruesi dhe ushqyesi i vjedhjes medoemos do vijë një ditë sa ti vjedhjen e kalon në "akt humanizmi".Pra është ajo që deklaroi keto ditë ish bashkëshortja e tij dhe ortake në vjedhje, se- " ne ndihmuam Ramën, Velian deri tek aktorë humori , dhe mirë të na bëhet". Duke qenë se Partinë e kthyen në parti klenteliste dhe vjedhja u kthye si gjest humanitar, është normale që ata të sillen si "humanë" që nuk duan ta pranojnë veten hajdut të xhepit të qytetarëve. Sillet si i çmendur sepse mendon se është çmenduri të sillesh kështu ndaj një "humanitari"që ka ushqyer një zinxhir të tërë për të marrë dhe mbajtur pushtetet. Meta të gjithë i shikon si të vegjël sepse mendon se në saj të aritmetikës së tij homologët e tij partner kanë marrë pushtetet dhe kanë ndarë picën së bashku, sado që partneri i fundit ja mori gjithë picën dhe nuk i dha asgjë madje e bëri President që kur të shkoj në varr të shkojë me kostumin e ish kreut të shtetit për të dëshmuar se shteti "demokratik" i 32 viteve që ne u premtuam shqiptarëve ishte i "dhj..rë që nga koka deri të këmbët.
Pra, ky është problemi i Ilir Metës që e ka bërë të çmendur kur ai është brenda dhe të tjerët rrinë përjashta. Është njëlloj si të kapësh një hajdut në një supermarket të madh kur ai e di se për të vjedhur kishte shkuar me një grup shokësh. Dhe deri sa kamerat e sigurisë të supermarket të dallojnë edhe pjesëtarët e tjerë në vjedhje dhe të arrestohen, hajdutin nuk e zë rehatia dhe sillet si i çmendur përpara gardianëve. Ky është problemi i Ilir Metës, i cili gjithmonë e ka konsideruar veten të superfuqishëm dhe drejtësinë si një rubinet të tij, kurdo e hap dhe kurdo e mbyll për të mbrojt interesat e tyre. Që në momentin kur e votuan drejtësinë e re, Meta nuk e ka gjetur veten e tij asnjëherë rehat, sepse drejtësia që kishin instaluar u hoq dhe e reja u doli jashtë kontrollit, duke ju lënë në dorë minen që e dinte se dita-dites do ti shpërthente. Ai këtë e dinte shumë mirë prandaj bënte edhe ato gjestet e çuditshme, që tani e tutje në qelitë e burgut janë mëse normale. Mua do më qudiste nëse ai do të sillej ashtu siç janë sjellur parardhësit e tij, të burgosurit e lartpërmendur, Alia e Nano. Sjellja e mirë do të ishte vrastare, se do mendonim OK ka vjedhur por është penduar dhe po kërkon të reflektojë ndaj krimeve që i ka bërë vendit duke vjedh shtetin nga xhepi i popullit. Kaq do të mjaftonte për shqiptarët, se e keqja zgjat vetëm tre ditë dhe pastaj çdo gjë harrohet dhe kthehet në normalitet, ndërsa Meta i penduar do denohej dy vjet sa Tahiri për tu kthyer e shijuar vilat e pasuritë e vjedhura. Kjo është aritmetika që po diskutohet tek e gjithë elita e hadutëve të arkës së shtetit duke bërë qytetarët që të ndjehen pesimistë me drejtësinë e re. Prandaj rasti i Metës është i veçantë se e keqja e tij ishte shumë e gjatë, dhjetëra vjeçare, duke bërë pis kudo dhe tani menderosjes së tij e vjen kaq erë sa vështirë të largohet për shumë vite. Është vështirë të largohet ngaqë pushteti i tij kishte uzurpuar anëkand , me vjedhje të shumta kudo dhe që tani do kohë që tu kthehet mbrapsht qytetarëve. Tani nuk bëhet fjalë për dënimin e Metës se atë do ta vuajë si çdo shtetas që shkel ligjet, por çeshtja është sa kohë do duhet që ti sekuestrohet gjëja e vjedhur në emër të tij dhe të sojit të tij për tja kthyer mbrapsht shqiptarëve. Një gjë është e sigurtë se me ardhjen e SPAK kushdo që ka prekur arkën e shtetit një ditë do të marrë rrugën drejt qelisë. Sot e ka radhën Ilir Meta, nesër Sali Berisha(se janë në arreste me akuza), pasnesër i treti e tjetër pasnesër i katërti e kështu me radhë, ku të gjithë një ditë do ti lajnë kusuret në birucën e burgut. Askush nuk e ka më në dorë fatin e tyre që nga kreu më i lartë i shtetit e deri tek i fundit. Kush vërtetohet se ka lënë gjurmë në vjedhjen e pasurisë publike deri edhe në favorizime të grupeve te tyre të interesit të gjithë do jenë në radhë për të ndjekur rrugën e kolegut të tyre, sepse gurët e dominosë së Ilir Metës brenda qelisë nuk luhen vetëm, por duan edhe lojtarë të tjerë.
0 Comments
60 vjet më parë lindi basketbollisti më i madh europian i të gjitha kohërave, Drazen Petroviç.
31 vjet pa Mozartin e basketbollit dhe në përvjetorin e lindjes së tij, Kroacia po i bën nderimin më të veçantë sportistit të saj më të madh që ka kaluar në historinë e tapetit të basketbollit. Kur flet për këtë emblemë të rrallë të basketbollit botëror, nuk kishte si të mos ngacmonte atë rininë time të asokohë në mesin e viteve 80-të, ku bashkë me bashkëmoshatarët e tjerë argëtoheshim me anë të këtij sporti, i cili ishte bërë akoma më i dashur vetëm në saj të djaloshit kroat, Drazen Petroviç, i cili e bënte topin si të donte vetë, si një magjistar i arenave të basketbollit. Nuk i kisha mbushur akoma 15 vjeç dhe "vjedhurazi" tek kanali 2 televiziv i fqinjëve verior të Titogradit (sot Podgoricë) shikoja ikonën e basketbollit jugosllav Drazen Petroviç, i cili pasi kapte topin, e fshihte, driblonte me magji dhe e dorëzonte tek kundërshtarët vetëm atëherë pasi kishte hyrë në koshin e tyre të artë. Ndeshjet e mëdha të tij me fanellën e Cibonës së Zagrebit në Euroligën e Kampionëve i shikoja tek shtëpia kushëririt tim të ndjerë, Nikës, duke qenë se edhe ai e adhuronte shumë basketbollin dhe gjatë studimeve të mesme luante si kundërshtar i basketbollistit të madh Sokol Kalaj. Nika në televizorin e tij kishte instaluar një aparaturë përforcuese të kundraligjshme për kohën që vetëm ajo e kapte këtë të kanal dhe gjithë stacionet e tjera të huaja televizive. E gjitha kjo falë "grupit të sekondave", kështu quhej nga shkodranët kjo aparaturë e rrallë artizanale e ndaluar, ndërsa për tiransit "kanoçja" e famshme, që asokohë për rregjimin ishte kthyer në një tmerr i propagandës së huaj me ideologji"mikroborgjeze" ngaqë përforconte valet e huaja në ato pak televizorë që kishin shqiptarët në shtëpitë e tyrë. Shpeshherë përdoruesit e pa mbrojtur përfundonin të spiunuar në qelitë e degës së Brendshmë të Shkodrës dhe dikush dënohej, por kushëriri im një djalë kollos e karizmatik i kishte shpëtuar përndjekjes për mrekulli, vetëm falë shpirtit të madh dhe respektit që gëzonte në shoqëri që nuk ua bënte zemra ta tradhëtonin sado që presionet e përgjimet e regjimit vinin nga të tëra anët edhe aty ku nuk ta priste mendja, ngaqë spiunimi shpërblehej nga regjimi i kohës. Atëherë, dashurinë e shkodranëve për basketbollin jugosllav nuk e pengonte asnjë lloj barrierë me sado kosto të kishte për jetën e tyre. Kjo për vetë faktin se në brigjet e dalmacisë, basketbollit i kishte lindur një figurë emblematike me emrin, Drazen Petroviç, i cili për një dekadë do të dominonte basketbollin europian dhe bashkë me legjendën Majkëll Xhordan e transformuan atë duke e ngritur në një tjetër nivel, e për tu kthyer në mite të basketbollit botëror. Ishte ai kaçurrelsi i veçantë, portreti më i dashur i këtij sporti që kisha njohur ndonjëherë. Prania e tij në ndeshje basketbollit e kishte rritur interesimin e shqiptarëve përballë ekranit të vogël që na bënte ta adhuronim sado që propaganda e atij regjimi të egër të impononte që ti urrenim fqinjët verior pa asnjë dallim vetëm e vetëm se na ndante një luftë e egër ideologjike dhjetra vjecare. Ç'është e verteta tek shkodranët e mi të asaj kohe regjimi ua mbante të ndrydhur atë botën e tyre të lirë, të izoluar për mbi katër dekada. Prandaj për rininë e kohës dhe natyrën rebele që kishin, për ata jeta në Jugosllavinë e Titos ishte si një ëndërr. Për ata muzika skllave me këngët e boshnjakëve të Lepa Brenës, Halid Beshliç, dhe basketbolli i kroatit Drazen Petroviç ishin një terapi qetësuese, ishin të vetmet fusha që sfidonin regjimin totalitar sepse dashuria për sportin e muzikën nuk njeh kufinj sadoqë problemet me fqinjin ishin gjeopolitike e historike. Ishin vite ku "dashuria" për veriorët jugosllav ishte aq shumë e ndërlikuar sa na duhej ta veçonim me aq shumë kujdes me ata që e kishin lënduar kombin tonë historikish dhe që vazhdonin ti diskriminonin si vëllezërit tanë kosovarë ashtu dhe ata shqiptarë të tjerë përtej kufirit duke ua mohuar të drejtat themelore të njeriut, lirinë e fjalës dhe të gjuhës, pra atë të ekzistencës së tyrë në trojet e tyre autoktone. Për fat të mirë ishte po ky sport basketbolli dhe po ky basketbollist Drazen Petroviç që na bëri që ta duam fqinjin atëherë kur bashkësia e tyrë federale jugosllave nisi të përçahej dhe më vonë të shkatërrohej nëpërmjet luftës 10 vjeçare genocide të kasapit më të egër të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Ishin vitet ku Shkodra e persekutuar përveç futbollit mbahej gjallë edhe me anë të basketbollit. Në këtë qytet ku kishin lënë gjurmë legjendat Radoja, Shatku,Kotrri etj, mesi i 80-ës i gjeti fushat e basketbollit të mbushura plot e për plot me skuadrën e madhe të qytetit të drejtuar nga i paharruari Petrit Osmani, e basketbollistët e mëdhenj Agustin Miculi, Sokol Kalaj, Marin Shestani, Korab Llazani etj, që ishin kthyer në ikona të dashura për shkodranët dhe në një tmerr për ekipet dominuese të kryeqytetit. E kujtoj si tani, fillimin e pranverës së 87-tës ku për një javë zhvillohej Kupa e Republikës tek pallati i Sportit ku sot është Kisha e Madhe, pasi isha shkëput nga orët e mësimit për të parë një nga ndeshjet interesante të Vllaznisë me Dinamon e kryeqytetit. Loja e shkëlqyer e shkodranëve e bënte "të vogël" shtatlartin dinamovit Edi Rama(sot Kryeministër) që arriti të shënonte shumë pak dhe shpeshherë bëhej nervoz nga ambicia që kishte për të fituar. Gjithë këta basketbollist të mëdhenj të asaj kohë u rritën me frymën e basketbollit të bukur jugosllav. Atëherë ku basketbollistët fqinj verior të ardhur nga shkolla jugosllave kishin arritur të sfidonin basketbollin botëror me titujt e tyre. Ishin vitet ku dashamirësit e basketbollit, disa nga shkodranët më rebele të regjimit mblidheshin në piacë përballë Kafës së Madhe dhe vinin baste për ndeshjet, me një siguri kaq të madhe për rezultatin e Cibonës së famshme vetëm e vetëm se çelësin e fitores e kishte numri 10 i skuadrës së tyre, Drazen Petroviç . Një djalosh kaçurrelas që pasi niste e organizonte lojën, driblonte kundërshtarët e thyente mbrojtjen me anë të lejapeve spektakolare, ose kur e kishte të sigurtë ndalonte dhe lëshonte nga larg trepikëshat si breshëri duke thyer të gjitha rekordet europiane të kohës. Për shkak se një lojtar është i ndryshëm nga të tjerët, veçanërisht jashtë fushës, Petrovic duhej të ndryshonte edhe rregulloret e Jugosllavisë. Deri atëherë, një sportisti i ndalohej të largohej nga vendi derisa të mbushte 28 vjeç. Megjithatë, Petroviç nuk ishte si të tjerët dhe në moshën 25-vjeçare ai bëri kërcimin në NBA, ku Blazers e donin jugosllavin më shumë se çdo gjë. Ishte i pari basketbollist që theu rekordin e 60 pikëve në një ndeshje në një ligë europiane të klubeve me bluzën e Real Madridit. Me të drejtë mori nofkën Mozarti i basketbollit europian sepse çdo gjë e niste me një dirigjim virtioz dhe e mbaronte me perfekshmerinë më të lartë duke dhuruar tek sportdashësit një spektakël të paparë ndonjëherë në tapetin e arenave të basketbollit europian. E nisi me numra të ndryshëm në fanellë, tek Shibenka, Cibona, Real Madrid me kombëtaret Jugosllavia e Kroacia dhe në NBA me Portland e Netz por asnjëherë nuk kishin vlerë numrat përpara fantazisë që jepte në arenat botërore të basketbollit. Legjenda e basketbollit botëror Michael Jordan do të thoshte për Petroviç fjalët më të mira- " Ishte emocionuese të luash kundër Drazen. Ne bëmë disa beteja të mëdha në të kaluarën dhe për fat të keq ato ishin beteja të shkurtra. Është i vetmi që më shikon në sy”, tha i madhi MJ. “Kam respektin maksimal për të, sepse ka punuar shumë. Çdo ditë ai ishte i pari që hynte dhe i fundit dilte nga qendra e stervitjes,” tha Clyde Drexler. “Unë konsiderohem si gjuajtësi më i madh, por Drazen i madh ishte armiku im. Ai ishte gjuajtësi më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time”, tha shuteri legjend, Reggie Miller. Dhe e vërteta ashtu ishte, Petroviç sapo mbërriti në SHBA u bë shuteri më i mirë i NBA duke u stërvitur shumë fort me 7-8 orë në ditë dhe pa marrë as një ditë pushim. Ishte i pari basketbollist që me vajtjen e tij në NBA theu tabunë dhe ju tregoi amerikanëve se përtej Atlantikut, në Europën e vjetër ka aq talent sa nesër do të jenë yjet e saj dhe të basketbollit botëror. Dhe e verteta ashtu doli se NBA-në e prekën edhe yjet e tjerë europianë fitues të kompeticionit më të rëndësishëm e më të fortë të planetit, si Toni Kukoç, Dirk Novicki, Toni Parker, Paul Gaskoi etj. Gjithë këtë numër basketbollistësh u rritën duke parë Mozartin e basketbollit për të ndjekur më vonë gjurmët e tij. Ishte Drazen Petroviç lideri i gjeneratës së yjeve të viteve 80 që revolucionarizoi basketbollin europian në nivelin më të lartë duke i mbushur fushat me plot të rinjë, duke e kthyer basketbollin në një hobi, pasion e dashuri për gjeneratat e ardhshme. Historia tragjike e vdekjes së tij. Një vdekje që erdhi nga një aksident rrugor në autostradën Autaband 9 në Dusenkolf të Gjermanisë. Ishte pasditja e 7 qershorit 1993 që solli humbjen e papritur dhe të trishtë për sportin botëror duke i marrë jetën në lulen e rinisë, yllit më premtues në historinë e basketbollit botëror. Petroviç i konsideronte aeroplanët "vdekje të sigurt". Kur vendosi të mos kthehej në Kroaci, nga Polonia ku ishin me kombëtaren e vendit të tyre për kualifikueset e Kampionatit Evropian 1993, kolegu i tij Stojko Vrankoviç e këshilloi të ndiqte skuadren, e cila do të largohej me linjë ajërore, pasi kishte një “parandjenjë të keqe”. Por Petroviç së bashku me të fejuarën dhe një miken e tij basketbolliste turke, janë nisur për në Zagreb me një makinë private të markës gjermane Wolsvagen Golf. Pasditja ishte me shi, shikueshmëria e dobët dhe rruga e rrëshqitshme. Petroviç ishte në gjumë dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit kur e fejuara e tij u përplas me një kamion që kishte humbur kontrollin dhe kishte hyrë në ndarësin e rrugës. Dy vajzat u plagosën, por mbijetuan ndërsa Drazen u gjend i vdekur brenda rrënojave të Golfit. Pikërisht në të njëjtën datë, dhjetë vjet para vdekjes, me 7 Qershor 1983 i ishtë lëshuar karta e identitetit! Në muzeun në Zagreb, pranë "Drazen Petrovic Halle", pista e brendshme Cibona me emrin e tij është një nga ekspozitat, së bashku me fanellën e tij të parë në Shibenka, biçikletën e parë të palëvizshme që përdori si profesionist, medalje të panumërta që fituan. në nivel kolektiv dhe kombëtar orën e artë që mbante në dorë ditën e aksidentit fatal. Ora, si jeta e tij, ndaloi në 17:20 . “Vend mbi tokë nuk do të kesh! " Këto ishin disa nga fjalët kërcënuse të shkëputura nga deklarata e djeshme e ish liderit shpirtëror të PD- së, që mbahet në gjendje izolimi brenda katër mureve nën akuzën e arrestit shtëpiak nga SPAK. Nuk dua të merrem me oficerin e FNSH se nëse ka kryer vepër penale, ka organe ligjzbatuese që merren me të dhe nëse e meriton, të dënohet siç e përcakton ligji por jo nga individi e aq më keq nga një ish funksionar i lartë i shtetit shqiptar. Kjo është ana demokratike qe funksionon në shtetin e të drejtës ku të gjithë janë të barabartë para ligjit edhe ai që mban uniformë dhe kryen shkelje. Por ajo që tingëllon shumë keq dhe pa thënë absurde janë deklaratat e një ish deputeti dhe aq më rendë e një politikani qe për shumë vite ka drejtuar të gjitha institucionet më të larta të shtetit shqiptar.
Sidoqoftë për shqiptarët kjo deklaratë jo se bën shumë përshtypje se kjo gjuhë ka funksionuar gjithmonë si nga ana e tij apo edhe ndonjë politikani tjetër në parlamentin shqiptar, që nuk është nevoja për emra. Sado në gjendje të rënduar psikologjike mund të jetë lideri demokrat Sali Berisha në deklaratën e tij, por po të ndodhte kjo në vendin ku unë jetoj në SHBA apo dhe në një vend tjetër demokratik të BE-së, e para partia ku ai aderon distancohet dhe e përjashton menjëherë nga radhët e saj, e dyta nëse ka funksione shtetërore nga presioni publik si dhe ai politik në të shumtën e rasteve kanë dhënë dorëheqjen dhe e treta duke qenë se ka shkelje penale, nëse është deputet organet e drejtësisë kerkojnë heqjen e imunitetit me akuzën e kërcënimit të jetës së njeriut në publik, pra përgatitet të marrë rrugën drejt qelisë. Kjo është ana e medaljes sesi do të funksiononte shteti ligjor në këto vende qe lartpërmenda ku një deklaratë sado e vogël të bën përgjegjës për atë që të nxjerr goja e gatuar nga një mendje që akoma llogjikon me kohën e mesjetës ku bëhej vetëgjyqësi për mos ekzistencë të shtetit dhe ligjeve. Sidoqoftë ka nga ata që për të shpëtuar liderin e tyre nga "shkarja" e mendjes ja vënë fajin moshës së tij, ose ka nga ata për të mu kundërvënë mund të thonë se të tilla raste ka ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara. Por edhe nëse ka të ngjashme, kjo ndodh shumë rrallë vetëm atëherë në retorikat e fushatës elektorale të kandidatëve presidencialë, siç ishte rasti i Donald Trump i cili kërcënoi ata që tentojnë të vënë dorë mbi zgjedhjet se kur të jetë ai president i pret vetëm burgu. Pra në këtë rast nuk mund ta akuzojmë ish Presdentin amerikan sepse ai nuk thotë për vetgjygjësim me eliminim (shfarosje, heqje qafe), por si një e drejtë e çdo qytetari amerikan për të mbrojtur votën e tij, që cilido që shkel ligjin është përgjegjës e do të përballet para gjygjësorit amerikan dhe do marrë dënimin me burg. Pra kurrë mos të krahasojmë me deklaratën e ish liderit shpirtëror të PD-së i cili kërkon mos ekzistencë e një gardisti në këtë tokë apo thënë troç heqjen qafe të tij i cili sipas tij sado që ka bërë një veprim të nxituar për të mbrojtur institucionet, jetën e tij nuk e ka askush në dorë vetëm Zoti ku ai beson dhe natyra që e ka krijuar. Rasti i djeshëm i ish kryeministrit shqiptar nuk është as i pari e as i fundit i tij prandaj ai vazhdon e luan arushë me shtetin ligjor sepse akoma mendohet se shtetit i bëhet zap me të fortët, me një bandë cubash që bëjnë gjithçka që u pjellë mendja. Ngjashmëria e deklaratë së tij mund të kujtonte vetëm kohën e homologëve të tyrë në shtetin helen tek "Agimi i Artë" të cilët duke menduar se duke zënë karriget e parlamentit grek dhe me një një tufë simpatizantësh nga mbrapa nisën të sulmonin dhe të godisnin kushdo që u dilte përpara duke menduar se forca e tyre mbi shtetin ishte aq e fuqishme sa dora në një kohë e ithtarit të tyre Adolf Hitler mbi njerëzimin. Kërcënimet e tyre ishin për eliminim fizik të kundërshtarëve, që nisi me dhunimin e dëmtimit trupor ndaj deputetëve të opozitës. Por vrasja si një bandë e krimit të organizuar ndaj aktivistit grek Pavlo Fisa i dha goditjen fatale të tyre por edhe "zgjimin" e shtetit ligjor që deri atëherë ishte inekzistent ndaj veprimeve të tyre brutale dhe antikushtetuese. Që atëherë po bëjnë më tepër se një dekadë, ku drejtuesit e Agimi i Artë vazhdojnë të dergjen burgjeve sepse dora e shtetit ligjor tek fqinjët jugor është shumë më e ashpër ndaj kujtdo që i cënohet jeta, edhe sikur ato të jenë deklarata racistë ndaj të huajve përsëri ligji është i pamëshirshëm. Sidoqoftë në Shqipërinë tonë lufta e sapo filluar e shtetit ligjor ndaj papaprekshmëve është për mëkate akoma më të mëdha dhe kanë akoma një rrugëtim të gjatë për të bërë, por kur të arrijmë të japin dënimin si dhe ndaj deklaratave të tilla, si ajo e djeshmja, atëherë besoj se shteti ligjor i të drejtës është në shinat e veta dhe ajo që vertetë duan shqiptarët. Na ishte një herë në 98-tën, në Fakultetin Filozofik të Athinës në katin e katërt ishte një kafe në terren të hapur(kilikio në greqisht) ku mblidheshim gjithë studentët përpara se të hynim në auditorët e leksioneve. Meqenëse kishte hapësirë të madhe, forumet rinore kishin ndërtuar kioska të vogla të tyre për të shpalosur idetë me programet e tyre, për të bindur elektoratin, për të afruar sa më shumë studentë rreth grupimit të tyre politik. Mirëpo në ditët pak para zgjedhjeve studentore ata bëhen më aktivë dhe për të bindur për votën tënde bëhen akoma më të bezdisshëm. Por ajo që dalloje nga të gjitha forumet studentore ishte kioska e lëvizjes anarshiste, një grupim studentësh që ishin gjithmonë të pakënaqur nga qeverisjet me programe që as vetë nuk e dinin se cfarë kërkonin, por gjithnjë protestonin dhe revoltoheshin me dhunë ndaj policisë për lirimin e liderëve apo të anëtarëve që që ishin dënuar se kishin shkelur ligjet e vendit. Dhe atë ditë njëri nga ata të kioskës iu afrua tavolinës sonë dhe nisi të propagandonte lëvizjen e tyre por të gjithë kolegët e mi grekë ishin aderuar diku në forumet e tyre dhe nuk i honepshin por as nuk kishin interes, por njëri i tha për këtë foli Markut se ngaqë është nga Shqipëria dhe nuk e kanë bindur akoma forumet tona studentore dhe mbase ju ja mbushni mendjen. Seq e çoi përdreq sa mësoi Shqipërinë ai erdhi e mu ngjit e më tha po ti qenke dora jonë se atë që bëjmë ne këtu, vetëm në Shqipëri është zbatuar se ju nuk i duroni dot regjimet dhe e ktheni shtetin përmbys, merrni armët dhe i vrisni policët qerrata. Sa e dëgjova këtë i thashë- ju thatë se vrasim policët? - po, po më tha se ata janë vegël e pushtetit dhe prej tyre mbahen regjimet. Nëse je i informuar se ne marrim armët po është e vertetë se e bëmë një vit më parë, por se vrasim policët këtë nuk e pranoj kurrë, do preferoja më mirë se ne morëm armët dhe po vrasim njëri tjetrin kjo është e vertetë. - Gjithësesi nuk ka rëndësi aq shumë kjo -ma ktheu përsëri anarshisti student, duke më marrë me të butë më thotë- eja Marko e voto për ne se vetëm ne realizojmë pakënaqësitë kundër regjimeve dhe të shohësh sa gallatë kur thyejmë xhamat e djegim gomat e makinave dhe hedhim gurë dhe djegim gjithçka para ndërtesës së parlamentit të sharlatanëve, dhe në fund përleshemi e nisim të shajmë policët, polica derra (baci guruni) etj,etj . Por sa i dëgjova këto të vetmën gjë që mendova ishte- Zot mi ruaj mend e kokës, qenka gallatë ti bësh të gjitha këto vetëm që mjafton të jesh i pakënaqur nga qeverisjet, pa patur asnjë kauzë dhe ide të qartë, pa patur frymë paqësore negocimi por direkt në reprezalje.
Ky grupim i vogël vepron edhe sot dhe është gjithmonë problematik në lagjen Eksarhia me djegien e makinave të parkuara si një revoltë kundra pushtetit. Prandaj atje vendosen 24 orë fugunat vetmbrojtëse të policisë greke dhe sa herë është e nevojshme janë të pa mëshirshëm për të mbrojtur ligjin e stabilitetin e vendit. Vazhdimisht drejtuesit e kësaj lëvizjeje përfundojnë në qelitë e burgjeve për shkelje të rënda të ligjit me akuzat e dhunës, djegies dhe dëmtimit trupor e dëmtim të pasurisë publike e private. E mora këtë rast si një histori që anarshizmi ka vite që jeton në Greqi dhe bashkëjeton me pushtetin sepse shteti asnjëherë nuk është dorëzuar dhe ka rënë në duart e tyre, sepse kur bëhet fjalë për ligjet dhe institucionet shteti përdor dorën më të ashpër për ti mbrojtur ato nga shkelësit e ligjit dhe keqbërësit. Kjo është ana e Greqisë ku unë jetova për 20 vite, po me fqinjën e saj Shqipërinë ku njerëzit janë një model (una razzia ,una faccia) çfarë po ndodh me ata që e duan anarshizmin, që fle kaq vite në një cep që nga 97-ta dhe pret ta riktheje edhe njëherë shtetin në nivelin zero ku paligjshmërinë e duan si kryefjalë të ditës. Veprimet mbi parlamentin shqiptar sado që disa anëtarë mund të mos e meritojnë ajo nuk duhet kurrë të përdhoset në mënyrën më të shëmtuar, sepse aty është tempulli ku shteti mbron ligjet dhe themelet e demokracisë. Të protestosh ndaj padrejtësisë është një akt aq human, aq i drejtë dhe aq sakrifikues sa duhet respektuar dhe vlerësuar. Por të reagosh për dikë që ka kryer vepër penale se është i majtë, i djathtë apo në të dyja ekstremet sepse kështu na e kërkon partia kjo është absurde pa thënë idioteske kur ti nuk di se përse ke dalë. Gjithmonë kur shkruan për këtë kategori njerëzish është pak e bezdisshme me komentimet e tyre por kurrë për tu frikësuar se gjithmonë kur je me të drejtën mos herët apo vonë ata do të kuptojnë se në çfarë batakut janë zhytur. Unë problemin nuk e kam me ish deputetin e ish ministra të tjerë të dënuar, se si ata falsifikues, manipulues,korruptues, trafikues, shantazues, abuzues, deri te vrasës Shqipëria në këtë periudhë tranzicionit ka prodhuar me bollëk. Unë problemin e kam me popullin, me atë pakicë populli se çfarë modeli është që adhuron gjithë këtë paligjshmëri të përfaqësuesesve të tyre, që adhuron të gjithë ato modele të lart përmendura, . Një pakicë populli që nuk proteston për problemet sociale që Shqipëria ka me bollëk por ngrihet për të dënuarit si ai me një akuzë deri tek ai me një mal me akuza dhe ne fund të ditës dalin se nuk duan një kryeministër korruptues . Kjo duhet studiuar se fundja fundit ish deputeti i sapo dënuar bëri atë që dinte të bënte. Sepse ashtu ja kërkoi partia paligjshmerinë dhe për partinë duhet të sakrifikojë tani. Ashtu siq erdhi në jetën politike në sajë të këtij modeli dhe populli gaboi që e zgjodhi për ta përfaqësuar ashtu me votë po ky popull korrigjon gabimin e vet dhe të largon nga politika . Tani kjo pakicë e popullit mos është produkt i gjithë atyre që radhita më sipër nga fallsikues e deri tek vrasës dhe kush tenton ti godasë bie në konflikt me ata. Me rrjedhën e ngjarjeve që po shikoj në Shqipëri kush ka kryer këto vepra penale, vetëm kjo pakicë populli mblidhet, proteston, kacafytet, përleshet dërgon "gazetarët" e e vet në studiot televizive shkarravitet duke qarë për të ngushëlluar përfaqësuesit e saj. Me pak fjalë mbrojnë sharlatanët për të thënë poshtë Edi Rama, a thua se Kryeministri është përfaqësues i të kalburës së tyre të madhe, kur i duhet të luftojë të kalburën e vet të vogël brenda qeverisë. Sot kanalet tona televizive për shkak të teknollogjisë së digjitalizmit ka mundësinë të shkojë deri në skajin e fundit të botës. Dhe pyetja që më lind është, se ketë lloj cirku që shfaq ky popull në Shqipëri a e shohin vetëm shqipfolësit apo edhe të huajt e tjerë? Sepse po ta shikojnë edhe të huajt e shumtë si një CNN, na mori lumi dhe do na nxihet faqja kur na duhet tu prezantohemi se vijmë nga Shqipëria. Uroj që të shikohet vetëm nga ne shqipfolësit se të paktën ne të gjithë e dijmë njëri-tjetrin se ku kemi halenë në fund të oborrit. Prandaj edhe rrugëtimi i jonë ka qenë shumë i gjatë dhe sa na duhet akoma që bashkësia e civilizuar europiane të na pranojë në familjen e saj. Jam i vetëdijshëm duke e filluar nga vetja të gjithë krenohemi e mburremi se nuk ka si shqiptarë, por kjo është gjithçka ndërmjet nesh që e duam Shqipërinë me zemër. Se po të shohim më larg duke ua lënë të tjerëve të flasin për ne ata me siguri e me të drejtë do të zhgënjehen me zhvillimet e fundit që ndodhin në Shqipëri. Të vetmit të huaj që e duan Shqipërinë e kaosit janë, anarshistët, trafikantët, plot të dënuar kundra ligjit që do thonë se ku ka si shqiptarët si popull që protestojnë për të korruptuarin, për shantazuesesin, për përdhunuesin , etj etj deri te vrasësin në mes të ditës. Vetëm keqbërësit e huaj mund ta adhurojnë këtë pakicë të popullit e për të thënë -"O sa mirë me qenë si kjo pakicë e shqiptarëve, se me kauzën e tyre ne jetojmë të lirë në kaosin e paligjshmërisë tonë mbi shtetin. "Faleminderit atyre që kanë trokitur dhe bujrum kujtdo që do të trokasë. Dera është e hapur!” Këto ishin fjalët që kryeminstri fton kandatët e socialistë për parlamentin e ardhshëm, por që janë shumë domethënëse për këdo që e dëgjon.
Duke lexuar fjalën "bujrum" të kryemistrit Rama menjehere mendja më fluturoi në vite pas, atëherë kur isha 6 vjeç dhe në verë shkoja tek fshati i gjyshit, ku një mysafir na kishte ardhur dhe pasi trokiti në derë vjen një zë- A do miq duke thirrur me emrin, atësinë dhe mbiemrin e gjyshit tim- dhe menjëherë gjyshja ime ngrihet dhe i përgjigjet- Hajde bujrum, bukë e kripë e zemër dhe i hap derën. Duke e ruajtur këtë fjalë shprehje të përgjigjes nga kureshtja dhe pa "i djallëzuar" akoma, më vonë i them gjyshes- po ne nuk hajmë kurrë vetëm kripë ,duke ditur se në atë fshat gjysëm malor për hir të blegtorisë "mbyteshim" nga bulmetrat dhe mishrat. Gjyshën time e kisha shumë të mençur duke më thënë- Vërtetë tani nuk japim krypë, por kur nuk kishim asgjë, jepnim me tërë zemrën( bujarinë) edhe të vetmën gjë që kishim bukën me krypën. Dhe që atëherë mësova që bujaria është virtyti më i shenjtë për shqiptarin. Ndërsa për mysafirët mbetet vetëm për ta vlerësuar dhe cmuar këtë bujari me ndershmërinë që e kërkon mikpritja. Tani duke marrë shkas nga fjala "bujrum" e Kryeministrit nuk e kam kuptuar akoma se cili është konteksti i saj nga kandidatët socialist për tu bërë deputet të ardhëm. Po të ishte në kontekstin e gjyshes sime me të vertetë për parlamentin shqiptar dhe për Shqipërinë e të ardhmes është shpresëdhënëse. Por duke e marrë në kontekstin e Kryeministrit dhe me përvojën e tij në vite me deputetët e tij të mëparshëm, do të ngelem përsëri skeptik dhe pesimist për të ardhmen jo vetëm të parlamentit shqiptar por edhe të Shqipërisë europianë siç e duam të gjithë. Thirrja e Kryeministrit shqiptar për tju bashkuar nismës së tij për deputetin që duam uroj ti rezultojë me sukses sado që e kam humbur besimin duke u bazuar gjithmonë me historinë e parlamentit shqiptar që kur ai mori pushtetin. Mora të dyshoj për këtë nismë që në ftesën e mirëseardhjes që kryeminstri ua bën në gjuhën turke "bujrum". Nuk dua të ndalem tek kuptimi i kësaj fjale për turqit që është fjala e tyre por tek kuptimi i "Bujrum" për ne shqiptarët përvecse tregon bujarinë e shqiptarit në vitet e vështira që ndante vetëm atë që kishte pas shpirtit bukë-krypë e zemër, ana tjetër ishte edhe tek ftesa e për tu bërë politikanë dhe pastaj deputet duke u kthyer në pashallarë të karrigeve tyrë. Pra thirrja hajde bujrum ndaj çdo kandidati socialist për deputet se që në fillim, elektoratit që do na zgjedhë do ti shpalosim ide, projekte e premtime të fryra, por pasi të marrim karriget politika është gallat dhe të kapim ç'të kapim deri sa ta menderosim, derisa në fund ti vëmë flakën parlamentit të shqiptarëve. Këtë ka treguar gjithmonë historia e parlamentit si të majtë e të djathtë bashkë me shtojcat e tyre. Në historinë e 13 viteve të Kryeministrit Rama, kandidaturat e zgjedhura nga socialistët por me vendim të tij shpeshherë kanë dështuar deri në extrem duke u dënuar me heqje lirie nga gjykata shqiptare. Janë dënuar deputetë duke qenë ministra, zevëndës minstra dhe drejtora dhe asnjëherë kryeministri shqiptar nuk e ka marrë përgjegjësinë politike që në perëndim kuptohet me dorëheqje. Por Kryeministri gjithmonë ka shpëtuar duke ua lënë topin kolegëve të dënuar me të vetmen arsye që gjithësecili mban përgjegjësinë vetë për postin e tij. Që këtu Kryeministri është i dështuar kur e mendon postin si një çiflig të tij për tu sjell si pronar, por harron se është një detyrë politike me mision për ti shërbyer vendit. Edhe atëherë kur një vartës i zyrës së tij u dëshmua se ka kryer vepër penale, siç ishte rasti i zevëndës Kryeministrit të akuzuar në arrati, kjo nuk do të thotë se ai duhet të japë dorëheqjen si bashkëpunëtor, por si drejtuesi i një institucioni më të lartë ekzekutiv të vendit të bërë pis, dhe menjëherë duhet të lirohet nga detyra, për të marrë fajsinë e prishjes së imazhit të institucionit dhe partisë së tij që përfaqëson. Nëse Kryeministri do ta bënte këtë atëherë ai do të kryente aktin më të lartë fisnik dhe vetëm zgjedhjet si i dorëhequr do ta vertetonin integritetin e tij, për të dëshmuar se liderët e vertetë vënë interesat e kombit duke mbrojtur shtetin demokratik dhe stabilitetin e tij. Nuk dua ti paragjykoj këtë brez të ri që merr iniciativën fisnike për tu bërë politikan dhe për të kontribuar për vendin tonë, por do doja atë politikanin që i thotë Kryeministrit nuk e dua "bujrum-in" tënd se nëse e meritoi në saj të aftësisë, ai vend më takon si qytetar i shanseve të barabarta dhe jo si një nder, falë krahëpjes tënde që e detyron pastaj të jetë një ushtar i urdhërave të tij. Por nëse ai vend fitohet se kështu e do dhe e ka në dorë Kryeministri i tanishëm , kurrë nuk do të kemi një deputet të të ardhmes që ka zërin e tij, personalitetin e tij për të vendosur pa u imponuar nga eprorët, por që vë ndershmërinë dhe besimin e zgjedhësve për të realizuar ëndrrën e cdo shqiptari për një Shqipëri europiane të pastër. Lajmi i fundit me abuzimin seksual të yllit tjetër të muzikës pop dhe R&B Cris Brown është vijimi i skandaleve që ka prekur industrinë e muzikës botërorë. Që nga arrestimi me plot akuza ndaj këngëtarit të muzikës hit pop Paf Daddi po del në sipërfaqe realiteti i brendësisë që fsheh ky zhanër me plot mistere që në fakt prodhon më shumë zhurmë dhe dhunë sesa paqe shpirtërore e dashuri në tekstet e tyre. Duke ua lexuar tekstet, ata e shfaqin publikisht qëllimin dhe tendencën që kanë por injoranca e milionave që i ndjek nga pas bashkë me naivitetin tonë që i dëgjojmë nuk ka arritur ta dalloj nëse është show apo është realiteti i tyre në jetën e përditshme me plot abuzime dhe kërcënime reale të këtyre artistëve ndaj rivalëve dhe shoqërisë që i rrethon. Cris Brown kishte mbi 15 vjet që kishte shfaqur brutalitetin e tij ndaj ish parteneres së tij dhe yllit të popit Rihanna, por pendesa e tij tani po tregon që ishte vetëm një falsitet për ti mbijetuar industrise me fitimprurëse të muzikës botërorë.
Sipas zbulimeve të fundit me histori tronditëse edhe nga ana e repistit të njohur Daddi, në dëshmitë e tij ka rrezik të prek edhe kokat e kësaj industrie të cilët e kanë dominuar për tre dekada muzikën botërore. Ata sot janë përveçse këngëtarë të suksesshëm por edhe investues miliarder që kanë nxjerrë fitime kolosale ku sipas forbësit kryesojnë listën me mbi 2 dy miliard dollarë në llogarinë e tyre bankare. Që në fillim kjo muzikë mblodhi rreth vetes shumë fansa duke i adhuruar repistët sepse në tekstet e tyre shprehej pakënaqësia ndaj problemeve dhe diferencave sociale, ndaj politikës së korruptuar që kishte zhytur në skamje një pjesë të madhe të shoqërisë. Por me kalimin e kohës këngëtarët u bënë më brutal sepse e panë që kjo industri po sillte shumë fitime dhe kjo pakënaqësi u kthye tek konkurrenca se kush është më i fortë dhe më i pasur nga njëri-tjetri. Ishte shumë paradoksale ti këndosh varfërisë së njerëzve ku në klipet e tyre shfaqen mbi makina të shtrenjta dhe zinxhirë të trashë floririt dhe banjera me plot shampanjë. Si mund ti këndosh pakënaqësisë së njerëzve kundra një regjimi politikanësh që me anë të korrupsionit po pasuroheshin deri në fyt dhe kur ti financohesh dhe sponzorizohesh po nga vetë politika për interesat e tyre elektorale dhe këngatari përfitonte milionat. Si mund të jenë një shembull i një brezi të ri duke i ftuar nëpër studio televizive dhe show, ndërkohë që sjelljet brutale të tyre bashkë me tekstet shprehin vetëm dhunën, vrasjen dhe pabarazinë e tyre. Kam patur mundësinë të punoj disa sezonë në serialin "Power" të 50 cent dhe në rrethin e tij të afërt çfarë nuk dëgjoja për ankesat që kishte ky investues dhe këngëtar i madh ndaj kësaj industrie të hit pop e cila ishtë bërë pis që nga gjeneza e saj kur rivaliteti i artistëve kishte kërcënime serioze në jetët e njeriut deri në ekzekutime. Të njëjtën gjë më kishte shprehur edhe repistja e njohur amerikane JT gjatë një klipi komercial që po luaja me të, se në industrinë e muzikës REP diçka nuk shkon dhe artistët po bëhen gjithnjë e më brutal ndaj abuzuesve të tyre të pa mbrojtur. Pra repistët krijuan banda duke u favorizuar nga fama ata filluan të abuzonin dhe pastaj me anë të shantazhit dhe kërcënimeve filluan ti shfrytëzonin deri na atë pikë ku durimi mbi lëkurat e mishit të njomë nuk mban më. Nëse këto skandale ndodhen në SHBA ku ligjet janë shume më të rrepta ndaj abuzuesve është e pamundur që nga këto fenomene nuk është prekur edhe vendi ynë, Shqipëria. Madje këngëtarët repistë shqiptar e kanë treguar hapur dhunën e tyre dhe i bëjnë sfidë si policisë ashtu dhe drejtësisë, por ajo që pritet dhe duhet bërë sa më shpejt është guximi i gjithë atyre vajzave apo adoleshenteve që janë abuzuar vazhdimisht por që nuk e kanë gjetur kurajon brenda Shqipërisë së kaosit ku i forti bën ligjin dhe është mbi shtetin. Ku drejtësinë përpara SPAK e dominonte i forti, i pushtetshmi, kapot e bandave në bashkëpunim me politikanët e pushtetit dhe të opozitës duke ndarë fitimet e tyre. Gjithë këta "artistë "që kanë dalë hapur me veprat e tyre penale vazhdojnë edhe sot të dominojnë muzikën shqiptare madje edhe të ftohen në studiot e TV të mëdha nëpër emisione dhe show televiziv vetëm e vetëm për të fituar numrat e audiencës. Sipas shumë gjasave rasti Paf Daddit mund të jetë kutia e Pandorës në industri, duke marrë parasysh se ky këngëtar është një nga themeluesit e kësaj muzikë dhe në këtë llum mund të jenë përfshirë edhe shumë artistë të mëdhenj të cilët kanë një influencë të madhe në publik. Duke parë zhgënjimin e fansave të kësaj muzike si dhe rënien ndjeshëm të ndjekësve në rrjetët sociale nuk është qudi që kjo muzikë është në perëndimin e saj, pra ciklit të saj po i vjen fundi ashtu siç ka ndodhur edhe në zhanre të tjera përveç klasikëve të cilët janë të pavdekshëm tek publiku sepse tekstet e tyre i këndojnë paqes dhe dashurisë, dhe për këtë ka nevojë publiku. |
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
November 2024
Categories |