Këto ditë kam marrë disa mesazhe në rrjetet e mia sociale.
Një nga këta më shkruan se ti je një artist dhe jeton në Nju Jork e përse nuk dëgjohesh asgjëkundi tek një ndodhi që ka bërë një bum mediatik ku duhet dalësh në krah të kolegëve kur ata gjenden në momentin më të vështirë të jetës. Një tjetër më shkruan me komplimente për karrierën në gazetari, por më kritikon se përse nuk e bën atë tani, të pasqyrosh problemet që ka komuniteti shqiptar i Amerikës, por duhet të tjerë të bëjnë punën tuaj që skanë lidhje fare me gazetarinë. Pra u gjenda para mesazheve si ata fletë rrufetë e diktaturës së proletariatit në anën e shëtitores se piacës së Shkodrës që i lexoja çdo mëngjes para se të shkoja në shkollë por dija vetëm njërën anë të medaljes, atë të fletrrufe bërësit. Kritika që vijnë pa ditur realitetin tim si artist në këto 10 vitet e fundit dhe sesi e bëj unë gazetarinë ku gjithnjë kamë vënë etikën dhe mbrojtjen e pavarësisë ndaj kudo që kam guxuar ta hedh në rreshtat e penës sime. Dua të tregoj dy histori që kanë lidhje me gjithë këto mesazhe që më janë drejtuar si një inekzistent ndaj një realiteti ku është përfshirë i madh e i vogël brenda lëmit mediatik dhe të furisë së rrjetëve sociale.Madje dikush ka marrë edhe shpatën e historisë për tja kaluar edhe Skënderbeut, se shpëtimtari i kombit gjendet edhe sot në ditët tona por jo nga nga luftrat e verteta, por nga ato që të krijon teknollogjia e rrjeteve sociale. E para unë vertetë jetoj në Nju Jork në një komunitet të madh shqiptarësh, por asnjëherë nuk kam kërkuar që të bëj protagonizmin, por bëj një jetë profesionale dhe personale të qetë e pa zhurmë, ku respektoj jetën private të gjithë secilit sado që gazetaria është pjesë e jetës sime dhe investigimi është pjesë e punës së saj. Këtë profil kam kërkuar të kem në marrëdhënje me komunitetin duke ditur se edhe angazhimi im profesional në jetën e filmit është tejet i ngarkuar dhe me përgjegjësi. Ashtu si nuk kam kërkuar asnjëherë arsyen nga konsullata dhe ambasada shqiptare në SHBA se përse nuk ftohem një herë në gjithë këto 15 vite të qëndrimit tim në shtetin e ëndrrave, ashtu kërkoj që të jem i pavarur në jetën time, në lirinë tim të mendimit dhe të gjykimit të gjërave me një profil të ulët. Pra nuk jam ftuar kurrë në asnjë event të tyrin të organizuar për komunitetin si një gazetar dhe artistë karrierë ndërkohë që dikur në një kohë nga ish homologët e tyre në shtetin helen si shkëlqesitë Bashkim Zeneli e Vili Minarolli kishim vlerësimin më maksimal jo vetëm ndaj meje dhe kolegëve gazetarë dhe artistëve të tjerë shqiptarë në shtetin helen por edhe ndaj emigrantëve të thjeshtë pa dallime partiake. Kishim dy ambasadorë që ishin të angazhuar për ta ndihmuar komunitetin emigrant të një mijë halleve në shtetin fqinj por që kishin nevojën tonë të gazetarëve për të ndihmuar me penën tonë në përçimin e problemeve të tyrë që të dëgjohen atje ku duhet, atje ku autoritetet përkatëse kishin bërë një vesh shurdhër. Ky ishte ai dallimi që unë vërej sot ndërmjet dy komuniteteve ndoshta të ndryshëm në kohë por të ngjashëm përsa i përket problematikave dhe integrimit të tyre në një vend të huaj të cilët gjithmonë kanë nevojë për ndihmën e vendit të tyre nëpërmjet përfaqësive të tyre. Në Nju Jork bëjnë organizime vetëm kur të mbledh partia ose kur njoftohesh për festat kombëtare dhe në koncerte tallavaje ku duhet ta fusësh dorën thellë në xhep për të treguar se kush është më i fuqishëm tek paraja apo cili është më "biznesmen" se tjetri, apo se kush ka bërë më shumë restorante a thua se shqiptarët nuk kontribojnë edhe në fusha të tjera. Nëse këta "të fortët" e parasë duan të kontribojnë, le ta bëjnë atë pa zhurmë dhe mundësisht në mënyrë anonime për të kuptuar madhështinë e tyre humane. Por ka edhe shqiptarë tjerë që rrisin familje të shëndetshme në mënyrë që fëmijët të edukohen në shkolla shumë të mira për tu bërë ndër më të mirët në shtetin amerikan të ëndrrave. . Shumë nga këto familje të suksesshme i njoh por që nuk kërkojnë të mburren e të bëjnë zhurmë por ulin kokën sepse suksesi për ata është i vazhdueshëm dhe nuk ka limit. Tani përsa i përket gazetarisë dhe si e bëj atë dua të ndaj me ju një detaj për të kuptuar rëndësinë e saj. Gazetaria është si talentët në futboll o e ke, o nuk e ke. Thjeshtë shkolla të trajnon të bëhesh gazetarë duke mësuar aftësitë e kërkimit, stilin e intervistimit dhe të shkruarit, të raportimit të lajmeve dhe ngjarjeve me saktësi dhe me etikë. Ndërsa artikulimin ta ka dhënë natyra. Tani tek kjo shkollë kam patur fatin të mësoj nga dy pedagogë të emisionit më jetë gjatë dhe më të suksesshëm "Kalimera Elladha"(Mirdita Greqi), me Jorgo Papapadhakis e Jorgos Aftias. Për ta ilustruar dua të ndaj një detaj të vogël por që do të ishte shumë e rëndësishme në karrierën time. Gjatë një provimi për ish pedagogun tim dhe ndër më të suksesshmit e gazetarisë televizive në Greqi, Jorgos Aftias pasi kisha mbaruar reportazhin ekonomik vajta dhe ja lashë tek tavolina si gjithë studentët e tjerë, por ai sa më pa nuk priti por nxitoi ta lexonte provimin tim dhe pa u ulur tek karrigia ime, me vjen një zë nga prapa, - Zoti Caka hajde këtu. Pa u kthyer mendja më shkoi më shumë në ndonjë gabim ortografik dhe mos donte të më korrigjonte para klasës, por sa më shumë afrohesha pranë tij aq më shumë kuptoja se diçka të mirë donte të më thoshte. Më pyeti sa vite ke në Greqi, i thashe fiks 10 vjet, dhe pyetja e dytë ishte " çfarë "djallin" do këtu" dhe sapo nisa për të thënë për bla-blatë e shumë arsyeve përse jam në Greqi, ai më thotë prerë - të pyeta vetëm për anën e gazetarisë se është marrëzi të të shikoj ty në Greqi dhe jo në Shqipëri që kanë shumë nevojë për ju. Kisha vite që nuk kisha parë një reportazh të tillë ,të detajuar dhe të argumentuar me pohimet e dëshmitarëve të ndryeshëm. Është pikërisht kjo që unë u kërkoj studentëve por fatkeqësisht në televizion është gjuha ajo që të penalizon, por ti në shqip besoj se do të ishe gazetari më i mirë, dhe nëse do unë kam aq njohje dhe menjeherë punësimin e ke të fituar që këtu. I vlerësova shumë fjalët e tij, por më shumë më interesonte vlerësim që i bëri materialit tim sesa ofertës për punë. I thashë se këtu jam i lidhur me nënën që më ka birësuar dhe sikur të marrë ofertën më të mirë në botë atë nënë të sëmurë që sot ka nevojë për mua më shumë se kurrë, atë nuk e do e braktis kurrë. U shokua kur dëgjoj këtë histori dhe u ngrit dhe më vuri dorën mbi krahë dhe më tha -Për çdo gjë unë jam këtu dhe derën e ke hapur". Unë vërtetë e mbarova shkollën dhe nisa karrierën time dhe profesorin e nderuar asnjëherë nuk e pashë më, dhe as nuk shkova kurrë për ti trokitur, duke ditur se ishte njeri më me influencë në Greqi dhe që disa probleme jashtë gazetarisë e dija që do të mi zgjidhte. Por preferova të jetoj ashtu siç më më kishte edukuar im atë se ndershmëria në jetë është më e fuqishme se hallet që do ti kesh gjithmonë mbi supe por ata bëhen shumë më të lehta kur ti je i pastër në vetvete dhe qan ato me njerëzit e thjeshtë.
0 Comments
Dy standardet e Greqisë për marrjen e shtetësise. Pse përfitojnë personat problematikë me ligjin12/18/2024 Nëse nuk do ta mësoja ngjarjen e bujshme të kësaj fundjave në kryeqytetin helen ku vrasja e një shqiptari me rekord kriminal tronditi gjithë opinionin grek nuk do të kisha hedhur këto rreshta në lidhje me historinë aplikimit për marrjen e shtetësisë greke.
Vrasjet tipike mafioze kanë vite që shqetësojnë shtetin fqinj, por këtë radhë nuk u morën me vrasësit sesa më shumë u morën me të shkuarën e viktimës, i cili u qëllua për larje hesapesh. Por vemendjen e morën me shumë historia e jetës së tij, të aventurës së tij kriminale dhe lidhjet e tij me strukturat e shtetit të cilin e kishin pajisur edhe me pasaportë greke. Bëhet fjalë për 47 vjeçarin nga Saranda, Irakli Davella i cili pothuajse për dy dekada e gjysëm jo vetëm se do të drejtonte botën e errët të krimit me anë të gjobëvënjeve, shantazheve e grabitjeve, por drejtonte edhe disa biznese i ndihmuar sigurisht nga strukturat e veçanta nën hundën e shtetit grek. E them këtë sepse ai me gjithë këtë veprimtari kriminale kishte arritur të pastronte paratë, të bënte biznese dhe me paratë e fituara të blinte edhe shtetin duke u pajisur me pasaportë greke që në vitin 2009. Pikërisht kjo është arsyeja ku dua të ndalem sesi shteti helen përdorte dy standarte, në njërën u jepte shtetësi krimineleve shqiptarë ndërsa nga ana tjetër emigrantëve " mjeranë" si puna ime që punuan dhe kontribuan për atë vend nuk përfitonin shtetësinë për shkak të një urdhëri të lëshuar nga qeveria greke që nuk lejonte homogjenizimin e shqiptarëve dhe të minoritarëve grekë të Shqipërisë në Greqi. Rasti më i mirë, por edhe i fatit të keq jam unë dhe shumë shqiptarë që nuk arritëm ta fitonim këtë të drejtë sipas Kushtetutës greke. Duke qenë i birësuar nga një familje greke që në fillim të 91-shit dhe me 5 vite të lejes së qëndrimit, duhet të përfitoja sipas ligjit në dhënien e shtetësisë. Pra që nga viti 1998 ka nisur kalvari im në dyert e ministrisë së Brendshme greke për të mësuar për aplikimin tim për marrjen e nënshtetësisë greke ku pas tre vjetesh, në 2001, vjen një përgjigje refuzuese e ministres së Pasokut, Vaso Papandreu pa asnjë arsye të shpjegueshme. E kam ndjekur çështjen time vazhdimisht duke patur edhe privilegjin e gazetarit si reporter për afro 10 vitesh pranë Presidenteve, Stefanopullos dhe Papulias si dhe Kryeministrave të vendit: Karamanlis e Papandreu por asnjëherë nuk merrja një përgjigje të saktë. Madje në 2003 m’u kërkua ta ndryshoj statusin e aplikimit jo si i birësuar, por si i huaj me dhjetë vite leje qëndrimi në Greqi, por edhe me këtë status mbeta në pritje pa shpjegime. Çeshtja shkoi deri tek Ministri Pavllopullos i cili më priti në zyrë dhe autorizoi sekretaren e tij për zgjidhjen e problemit tim, duke më premtuar se do ta zgjidhnin shumë shpejt si një favor. Pra me gjithë influencën që kisha për arsye të profesionit dhe me forcën e penës, përsëri pengesat ishin aq të thella sa ishin të ndikuara nga qarqet antishqiptare kundra emigrantëve të thjeshtë por që favorizonin anëtarët e mafies e greke të cilët e kishin kapur shtetin duke e paguar pr ti diktuar rregullat e tyre. Pra vendimi i ish-ministrës nuk ta arsyetonte refuzimin e shtetësisë, por në zyrën ku dosja ishte në pritje, nëpunsha në konfidencë më thoshte se është një urdhëresë e fshehtë që ja ndalonte shtetësinë çdo shqiptari. Gjatë një udhëtimi të vizitës së Presidentit grek në Gjermani, gjatë kthimit në aeroplan vjen e më takon dhe më pyet Karolos Papulias sesi trajtohem në shtetin grek si gazetar dhe i them se ndjehem shumë mirë dhe i vlerësuar profesionalisht nga institucionet, por nuk i thashë problemin personal se vazhdoj të sorollatëm për të marrë shtetësinë greke siç më takon me kushtetutë si i birësuar por edhe si i huaj. Me dorën e shtrënguar, Presidenti më tha: “unë dua që ti ta ndjesh vendin tim si vendin tuaj se na lidhin gjëra të përbashkëta , ashtu siç isha unë në Gjermani pas juntës greke, e cila më punësoi tek Deutsche Welle me të njëjtat privilegje si gjermanët perëndimor ashtu dua edhe shteti im të ju trajtojë ju shqiptarëve. Si përfundim unë nuk e mora kurrë shtetësinë greke sepse shteti grek kishte prioritet shqiptarët me rekorde kriminale sepse ishin të gjithë të kapur dhe paguheshin nga ana e tyre, siç rezultonte rasti i të ndjerit Irakli Davella nga Saranda. Që të përfitosh pasaportën greke, duhet të kishe vrarë në emër të krimit. Këtë ma rezultoi edhe një intervistë në 2008 me një të burgosur shqiptar, me dënim të përjetshëm duke më treguar për lidhjet e tij të forta me politikën greke, i cili më thotë se nëse të duhet të marrësh pasaportën greke mund të më ndihmonte, por nuk e mora seriozisht sepse llogjika më çonte se nëse kishte aq lidhje të forta përse duhet të qëndronte brenda qelisë. Por faktikisht kokat e krimit kishin kapur politikën greke por jo drejtësinë deri në atë shkallë siq ndodhi në Shqipëri ku krimi kishte kapur çdo institucion të saj. Pas largimit në SHBA 15 vjet më parë unë e mbylla historinë e turpit të autoriteteve greke, të mos dhënies së nënshtetësisë greke sado që e ndjera nënë Evangjelo që më birësoi donte që unë ta kisha shtetësinë se nuk donte të ndjehesha i diskriminuar, por i barabartë si gjithë vendasit. Ky është turpi i gjithë atyre që mburren me shtetin ku lindën themelet e demokracisë botërorë, të cilët siç rezultoi me viktimën e ditëve të fundit, në prioritet kishin venë personazhet e krimit duke shpërfillur vlerat e shqiptarëve që kishin ardhur për të punuar e kontribuar me djersën e ballit në zhvillimin e Greqisë duke respektuar ligjet e saj. Sot është lëvizja e 8 dhjetorit, që sot e quajmë dita e Rinisë. Megjithë madhështinë që ka kjo ditë, përsa I përket gjendjes mizore që u gjetën shqiptarët brenda një sistemi totalitar që kishte bllokuar të gjitha venat e lirisë, atë të shprehurit e të lëvizjes së lirë të qytetarëve. E vetmja gjë që kishte mbetur ishte marrja frymë për së gjalli nën rrënojat e prapambetjes. Pra asgjë nuk mund ta mohojë etjen e një kombi për ta dalë nga zgjedha e katër mureve me vargonjtë nëpër këmbë që nuk bënte dot asgjë, por që e mbante gjallë vetëm shpresa për të dalë në botën e lirë. Kjo ishte një lëvizje që vinte natyrshëm nga të gjithë shqiptarët por me fuqi motorike rininë studentore, që u bë forca e vetme e guximit dhe e shpresës për ta përmbysur regjimin më të egër të Europës. Sot për këtë ditë foli edhe Presidenti i vendit, i cili ndër të tjera tha- "Sot, të gjithë frymëzohemi nga akti qytetar dhe politik i dhjetorit ‘90 për të bërë realitet aspiratën e shprehur në thirrjen epike: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” Nder përjetë!”. Duke cituar vetëm këto rreshta të dalë nga sensi pozitiv i Presidentit Begaj, unë e kam më të lehtë për të kuptuar qëllimin madhor që kishte gjithë ajo turmë e madhe studentore, të cilëve pasi u kishte ardhur shpirti në majë të hundës nga regjimi totalitar, dalja në rrugë ishte më se e natyrshme pa qenë nevoja të nxitën nga të tjerët. Sepse këta të tjerët që më vonë do të sundonin politikën e vendit, shfrytëzuan turmat për qëllimet e tyre për ta sjellë vendin në këtë gjendje pas 34 vitesh. Ishin po këta parardhësit e presidentit Begaj që morën frenat e drejtimit të vendit dhe që prishën gjithë atë inspirim dhe frymëzim të dhjetoristëve duke na sorollatur në dyert e europës si delet pa Zot, duke mos bërë realitet edhe sot e kësaj ditë ëndërrën tonë për t'ju afruar, e jo më për ta bërë Shqipërinë si Europa. Fatkeqësia e vendit ishte se në atë lëvizje dhjetori për demokraci nuk u derdh aspak gjak por pushtetet kaluan ashtu si donte vetë regjimi i nomenklaturës duke na servirur të gjithë ata që kishin gëlltitur një qorbë të prishur për të vjellë gjithë jetën. Sepse vetëm ashtu mundën ta mbanin vendin pa ndëshkuar të kaluarën, pa ndëshkuar krimet e tyre. Në krye të lëvizjes së dhjetorit duhet të ishin vetëm ata që u persekutuan nga ai regjim, ku shpirti i tyre sakrifikues për demokraci vuante për dekada të tëra duke u dergjur burgjeve nën torturat më monstruoze nga ata njerëz që i sherbyen me devotshmëri sistemit totalitar. Por në krye të lëvizjes dolën disa halabakë, disa karrierista që vuanin për tu kapërdirë përpara kamerave dhe mikrofonave se gjoja "Zoti i tyre"( mos të bëjmë mëkat me Zotin tonë) i kishte sjellë në tokë për të "shpëtuar" kombin. Mjafton vetëm të shikosh asokohë disa video të kamerave të rralla në tryezat e këtyre politikaneve, të mbushura plot dhe që sot janë bërë dhe virale me fjalorin banal të tyre, për të kuptuar se kujt ky popull ja ka besuar fatin e tyre. Ata shfrytëzuan një popull të raskapitur nga diktatura për të përmbushur qëllimit e tyre kriminale, për të pasuruar familjet e tyre, por kurrë për të qenë një frymëzim i të ardhmes se vendit siç po na e servir sot me mesazhin përshendtës Presidenti pasardhës i tyre. Ata ishin dështimi më madh që ka patur historia politike e Shqipërisë duke na lënë sot pas 34 vjetëve jo vetëm larg dyerve të BE-së por në një nga vendet më të varfra të Europës. Çfarë mesazhesh duam sot nga këto politikanë që në çdo përvjetor kanë pushtuar ekranet e televizioneve dhe podiumet e ceromonive dhe të kollarisur e me aksesore firmato na mburren për arritjet e tyre, ku ne duhet të inspirohemi jo për arritjet e vendit por për arritjet e tyrë, të zhytur nga luksi me anë të aferave korruptive dhe rreth tyre një Shqipëri tjetër e zhytur në skamje. Derisa këta politikanë të jenë në skenën politike dhe që mbajnë peng fatet e vendit, ne nuk festojmë kurrë 8 dhjetorin, sepse si mund të gjejmë tek dështuesit frymëzimin e atëhershëm me shpresën e gjithë shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë jo si Zvicra por të paktën si gjithë Europa.
|
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
February 2025
Categories |