Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Arsyeja pse Ilir Meta kërcënon prokuorët

10/27/2024

0 Comments

 
Kërcënimet e tij ndaj  prokurorit të SPAK në  sallën e gjykatës tregon sesa i pushtetshëm ka qenë Ilir Meta  dhe që tani nuk e  honeps aspak  "gjunjëzimin" e tij  përpara drejtësisë. Të gjithë janë duke u habitur për sjelljen e ish presidentit ndaj prokurorit të çështjes së tij në sallën e gjykatës. Madje ka edhe krahasime me homologët e tij paraardhës me ish krerët e shtetit  Alia, Nano, të cilët kur u dënuan ishin shumë më të qetë dhe korrekt në sjellje ndaj palës akuzuese duke respektuar institucionin sado që prokuroret e asaj kohe ishin instrument të politikës të derigjuar nga regjimi i Berishës. Ndërsa në rastin e Metës, kjo sjellje nuk ndodhi dhe nuk ka për të ndodhur kurrë sepse me  kryesorja ai  është më jetëgjati në vjedhje dhe duke qenë kaq kohë sa vjedhja e tij sistematike është kthyer në moral tek shoqëria e tij e favorizuar e palëvë të dyta e të treta. Pra duke qenë inspiruesi dhe ushqyesi i vjedhjes medoemos do vijë një ditë sa ti vjedhjen e kalon në "akt humanizmi".Pra është ajo që deklaroi keto ditë ish bashkëshortja e tij dhe ortake në vjedhje, se- " ne ndihmuam Ramën, Velian deri tek  aktorë humori , dhe mirë të na bëhet". Duke qenë se Partinë e kthyen në parti klenteliste dhe  vjedhja u kthye si gjest humanitar, është normale që ata të sillen si "humanë" që nuk duan ta pranojnë veten hajdut të xhepit të qytetarëve. Sillet si i çmendur sepse mendon se është çmenduri të sillesh kështu ndaj një "humanitari"që ka ushqyer një zinxhir të tërë për të marrë dhe mbajtur pushtetet. Meta të gjithë i shikon si të vegjël sepse mendon se në saj të aritmetikës së tij homologët e tij partner  kanë marrë pushtetet dhe kanë ndarë picën së bashku, sado që partneri i fundit ja mori gjithë picën dhe nuk i dha asgjë madje e bëri  President që kur të shkoj në varr  të shkojë me kostumin e ish kreut të shtetit për të dëshmuar se shteti "demokratik" i 32 viteve që ne u premtuam shqiptarëve ishte i "dhj..rë që nga koka deri të këmbët.

Pra, ky është problemi i Ilir Metës që e ka bërë të çmendur kur ai është brenda dhe të tjerët rrinë përjashta. Është njëlloj si të kapësh një hajdut në një supermarket të madh kur ai e di se për të vjedhur kishte shkuar me një grup shokësh. Dhe deri sa kamerat e sigurisë të supermarket të dallojnë edhe pjesëtarët e tjerë në vjedhje dhe të arrestohen, hajdutin nuk e zë rehatia dhe sillet si i çmendur përpara gardianëve.  Ky është problemi i Ilir Metës, i cili gjithmonë e ka konsideruar veten të superfuqishëm dhe   drejtësinë si një rubinet  të tij, kurdo e hap dhe kurdo  e mbyll për të mbrojt interesat e tyre. Që në momentin kur e votuan drejtësinë e re, Meta nuk e ka gjetur veten e tij asnjëherë rehat, sepse drejtësia që kishin instaluar u hoq dhe e reja u doli jashtë kontrollit, duke ju lënë në dorë  minen që e dinte se dita-dites  do ti  shpërthente. Ai këtë e dinte shumë mirë prandaj bënte edhe ato gjestet e çuditshme, që tani e tutje në qelitë e burgut janë mëse normale. 

Mua do më qudiste nëse ai do të sillej ashtu siç janë sjellur parardhësit e tij, të burgosurit e lartpërmendur, Alia e Nano. Sjellja e mirë do të ishte vrastare, se do mendonim OK  ka vjedhur por është penduar dhe po  kërkon të reflektojë ndaj krimeve që i ka bërë vendit duke vjedh shtetin nga xhepi i popullit. Kaq do të mjaftonte për shqiptarët, se e keqja zgjat vetëm tre ditë dhe pastaj çdo gjë harrohet dhe kthehet në normalitet, ndërsa Meta i penduar do denohej dy vjet sa Tahiri për tu kthyer e shijuar vilat e pasuritë e vjedhura. Kjo është aritmetika që po diskutohet tek e gjithë  elita e hadutëve të arkës së shtetit duke bërë qytetarët që të ndjehen pesimistë me drejtësinë e re.  Prandaj  rasti i Metës është i veçantë se e keqja e tij ishte shumë e gjatë, dhjetëra vjeçare, duke bërë pis kudo dhe tani menderosjes së tij e vjen  kaq erë sa vështirë të largohet për shumë vite. Është vështirë të largohet ngaqë pushteti i tij kishte uzurpuar anëkand , me vjedhje të shumta kudo dhe që tani do kohë që tu kthehet mbrapsht qytetarëve. Tani nuk bëhet fjalë për dënimin e Metës se atë do ta vuajë si çdo shtetas që shkel ligjet, por çeshtja është sa kohë do duhet që ti sekuestrohet gjëja e vjedhur në emër të tij dhe të sojit të tij për tja kthyer mbrapsht shqiptarëve.
​
Një gjë është e sigurtë se me ardhjen e SPAK kushdo që ka prekur arkën e shtetit një ditë do të marrë rrugën drejt qelisë. Sot  e ka radhën Ilir Meta, nesër Sali Berisha(se janë në arreste me akuza), pasnesër   i treti e tjetër pasnesër i katërti e kështu me radhë, ku të gjithë një ditë do ti lajnë kusuret në birucën e burgut. Askush nuk e ka më në dorë fatin e tyre që nga kreu më i lartë i shtetit e deri tek i fundit. Kush vërtetohet se ka lënë gjurmë në vjedhjen e pasurisë publike deri edhe në favorizime  të grupeve te tyre të interesit  të gjithë do jenë në radhë për të ndjekur rrugën e kolegut të tyre, sepse gurët e dominosë së Ilir Metës brenda qelisë nuk luhen vetëm, por duan edhe lojtarë të tjerë.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact