Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Bota në pritje të Trump dhe të njeriut X

1/9/2025

0 Comments

 
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga ceremonia e ardhjes së Presidentit të ri të Amerikës  opinioni që do e hedh në keto pak rreshta mund të jetë i çuditshëm, por sot vetëm imagjinare që nuk është më. Ndërkohë të gjithë presim riardhjen e Presidentit Trump bashkë me premtimet e tij, ndërsa për mua është më e veçanta dalja në skenë e njeriut më të afërt të tij, ose e thënë ndryshe e njeriut X, më të pasurit të planetit, Elon Musk. Ajo që do hedh këtu në shkrimin tim për Musk para disa vitesh e kishin guximin ta thonin vetëm  konspirionistët,  por sot dita ditës teoritë e tyre prej "budallenjëve" po vijnë e bëhen realitet.  Madje edhe emri i tij i zgjedhur X është ajo që po ndeshemi ne sot, që shumë shpejt bota do komandohet vetëm nga këto germa të alfabetit, ndërsa ne të tjerët që kemi zgjedhur emër mbiemër të lidhur me prejardhjen tonë natyrale e  fisnore në një të ardhme shumë të shpejt do jemi thjeshtë vetëm një numër, pra nuk do të kemi asnjë lloj funksioni. Pak nga pak ekzistenca jonë si qenje njerëzore ka filluar të zëvendësohet me krijesën robotike e krijuar po  nga duart tona dhe e mendjeve të avancuara si Elon Musk etj. Por me futjen e  teknollogjisë së avancuar dalëngadalë truri  jonë me ekzistencën tonë në punë po zëvendësohet nga Inteligjenca Artificiale (AI) e cila do të  komandojë çdo gjë nëpërmjet botës digjitale. Këtë kam filluar ta ndjej që tani në industrinë e filmit amerikan ku unë jam i angazhuar për shumë vite dhe studiot e mëdha hollivudiane kanë nisut të na zevëndësojnë me njeriun e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale (AI). Ajo që është e quditshme dhe shpresoj  të mos ndodhë, se gjithë këta krijesa që i krijoi dora dhe mendja e njeriut do të arrijnë një ditë  të zëvendësojnë edhe organizmin tonë pra ne si qenje koti duke mos  arritur  të  bëjmë asgjë në këtë botë, pra përveçse të mos punojmë të mos kemi nevojë edhe të ushqehemi,  që do të thotë  këto qënje të na zëvendësojnë në gjithçka që trupi ynë ka nevojë. Siç shihet drejt asaj po shkojmë që njeriu tja lëshojë radhën kësaj qënje derisa të zhdukemi një herë e përgjithmonë nga ky planet që sot është më shumë se kurrë në rrezik nga  po vetë dora e njeriut.  Pra pak a shumë është si një ndëshkim që po na bën po vetë nëna natyrë me ligjet e saj që jeta jonë të mos përballohet nga ndryshimet klimaterike që ja kemi sjellë po vetë ne.    

Të gjithë kemi vënë re sjelljet e fundit të  quditshme të Elon Musk pak para zgjedhjeve e pas zgjedhjes të Presidentit Trump që nga deklaratat e tyre  deri edhe në stilin e tyre të veçantë të kërcimit gjatë festave të tyre.  Të lë përshtypjen sikur Presidenti Trump shoqërohet me një "jashtë tokësor", por në të vertetë ai është njeriu më i fuqishëm i planetit si nga paraja ashtu dhe  nga fuqia mendore. Mjafton që këtë ta thotë Musk dhe bota është e gjitha me të drejtën e tij  duke i bërë liderët e tjerë kundërshtarë politik(më shumë të majtët europianë) si budallenj. Ky rrezik ka filluar të shfaqet në fillim në  Europë aty ku bota ka qendrën më të cilivizuar dhe më të zhvilluar të saj, por duke qenë e zhgënjyer nga keq qeverisjet, qasja e Elon Musk është bërë akoma më e lehtë, më e ndikushme dhe në disa vende akoma më e dukshme për ta kapur situatën vetë në dorë.  Ajo që është e quditshme për të gjithë ne se tendenca e njeriut X është me qasje drejt të djathtës, madje duke shkuar më përtej drejt të djathtës ekstreme e cila është pakica më e pakënaqur gjatë gjithë këtyre dekadave pas luftës së dytë Botërore, qëkur u vendos ky rend  botëror që e bëri të papërfillshme ekzistencën e tyre si një ndëshkim ndaj mizorisë ç'njerëzore që bëri  Hitleri ndaj njerëzimit. Prandaj nuk është e rastësishme qasja e njeriut më të pasur të planetit drejt  kësaj të djathtë ekstreme që në fund të fundit nuk ka asgjë për të humbur nga ky eksperiment i Elon Musk, përkundrazi  ky rend botëror e ka lënë gjithmonë mënjanë pa asnjë pushtet. Tani me ardhjen e Trump shpresat e tyre për të ardhur edhe një herë në pushtet janë ndezur më shumë, dhe deklaratat populiste të "supermenit" Elon Musk e bëjnë akoma më të besueshme. Erërat e ekstremizmit kanë filluar të bëhen të dukshme edhe  në Spanjën majtiste ku Musk me aleatët e tij kanë sulmuar institucionet dhe duke bërë thirrje që njerëzit të mbështesin trashëguesit e nazizmit.

Si TIK-TOK-u ashtu dhe X-i i Musk-ut janë dy mjetet më të fuqishme propaganduese të së djathtës ekstreme të cilët kanë sjellë pas vetës  edhe më rebelet influencues  të dy rrjeteve më të mëdha sociale. Të gjithë janë të prirur për të shkatërruar gjithçka që establishmenti me anë të globalizmit kishte ndërtuar qarkun e tyre që vetëm ata e kontrollonin botën e zhvilluar dhe askush tjetër. Shenjat për ndryshim kishin filluar që me daljen e parë në skenën politike të Donald Trump,  i cili tani ka më  shumë gjasa se duke qenë Presidenti i fitores absolute të 5 nëntorit të realizojë qëllimet e tij jo vetëm brenda Amerikës për ta bërë më të madhe por edhe jashtë saj si një lider absolut botëror. Duke ditur se me avancimin e teknollogjisë ka ndryshuar  edhe jeta jonë njerëzore dhe për ta patur nën kontroll këtë, pikërisht në krye të saj Presidenti Trump ka zgjedhur  njeriun më inovator të njerëzimit, dhe më të pasurin Elon Musk.  Duke i njohur dhuntitë e tij, Trump beson se me Musk në krye  ShBA do të shtrijë gjithë  ndikimin e saj në kontinentin e vjetër e pastaj pse jo gjithë planetin.  Ambiciet e tij imagjinare të hershme si "pushtimi" i  Grenlandës sot po nisin të jenë më të besueshme me deklaratat e tij publike. Ka mundësi se gjatë mandatit të tij të dytë për arsye të sigurisë dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Rusisë që sa vjen dhe bëhet më e rrezikshme për fqinjët, Danimarkës më shumë do ti interesonte që Grenlandën ta ketë nën kujdesin e partnerit të saj më të madh strategjik, ShBA-së,  duke kryer një marrëveshje shitje alla Hong Kong që u mbrojt dhe u zhvillua për 100 vjet nga britanikët. Bashkimi i Kanadasë si shtet i 51të i SHBA-së ,emërtimi i Gjirit të Meksikës në atë amrikan, zaptimi i kanalit të Panamasë, dhe ishullit të Grenlandës në llogjikën mendore të njeriut përtej shakasë për fqinjët dhe BE-në janë veçse kërcënime serioze nga një aleat i tyre  historik, por për Trump dhe Elon Musk janë më shumë një realitet i mundshëm duke ditur se siguria botërore sa vjen e bëhet më e rrezikuar  nga "armiqtë" e vjetër të perëndimit,  Rusi-Kinë. Prandaj nëse në një kohë për të gjitha këto që lartpërmenda ishin diskutime imagjinare dhe muhabet tavolinë, tani dalin nga deklaratat e dy njerëzve ku njëri për 10 ditë do të rimarrë postin e Presidentit të shtetit më të fuqishëm të planetit dhe tjetri me pasurinë dhe mendjen inovatore që ka mund të blejë gjithçka në botë për të ndryshuar të gjitha rregullat ashtu siç i do ai, dhe që i bën realitet.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact