E pashë ndeshjen e mbrëmshme Rumani-Kosovë në TV që nga fillimi por që fundi nuk erdhi kurrë. E doja fundin me një fitore të madhe të Kosovës sepse e meritonte në të gjitha anët. Kush e ka parë këtë Kosovë mbrëmë sinqerisht ka qenë me fat. Një paraqitje e rrallë e saj që të kujton vetëm ekipet e mëdha legjendare të futbollit botëror që nuk e njohin asnjëherë fushën kundërshtare ku bashkë me formën e shkëlqyer të skuadrës luan edhe historia e fanellës. Ndërsa për Kosovën vërtetë luajti me fanellën e re të shtetit më të ri të këtij kompeticioni, por talenti dhe shpirti i shqiptarëve të Kosovës u tregoj edhe njëherë romunëve se historia e kombit të saj në trojet dardanë është më e vjetër dhe më historike sesa vetë emri i Serbisë që ata thërrisnin si provokim në stadiumin e Arenës Kombëtare të Bukureshtit. Prandaj duke patur këtë histori të shkurtër vetëm të fanellës djemt dardanë të Kosovës vunë shpirtin, dinjitetin dhe krenarinë në fushën e lojës duke treguar paraqitjen e tyre të shkëlqyer që e bënë Rumaninë e legjendës Hagi shumë më të vogël.
Me një mbrojtje të pathyeshme me kapiten Rrahmanin dhe me një mesfushë të mirë organizuar shkatërruese dhe që bëhej akoma më e rrezikshme duke sulmuar me talentin e Zhegrovës por që mungonte vetëm finalizimi me anë të Muriqit e Jasharit duke gjetur rezistencën e portierit Nita , lojtarit më të mirë të ndeshjes për rumunët. Kjo ndeshje e bukur dhe e paharrueshme për Kosovën që luftoi për golin deri në fund, një fund që nuk erdhi kurrë sepse shkëlqimi i kosovarëve me mbiemrin e legjendës Adem Jashari në fushë acaroi aq shumë filoserbët tifozë ultra të rumunëve saqë nuk e kapërdinin dot madhështinë e djaloshëve dardanë, të cilët sfiduan jo vetëm ata por të gjithë stadiumin e mbushur të Arenës Kombëtare të Bukureshtit. Ashtu si serbët ndaj shqiptarëve dhjetë vjetë më parë, pothuajse të njëjtën gjë bënë mbrëmë edhe rumunët duke provokuar me sulme fyese dhe racistë, që detyruan futbollistët e Kosovës të braktisnin fushën e lojës drejt dhomave të zhveshjes për tu mos u kthyer më. Ky veprim i drejtë dhe me krenari i kapitenit Rrahmani me shokë u tregoi jo vetëm Rumunëve skeptikë por gjithë atyre që e vënë në dyshim, se për Kosovën nuk ka kthim prapa, por është vetëm Kosovë dhe pikë. Nuk e di deri kur vetë Serbia dhe aleatët e saj do të zgjohen nga gjumi i tyre letargjik me iluzionet e tyre, por realiteti tregon se Kosova është e pakthyeshme drejt rrugës së saj, dhe që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e sportit botëror që një shtet të njihet dhe të pranohet në organizmat më të mëdha të sportit botëror duke konkurruar në të gjitha kompeticionet e mëdha dhe pastaj në një ditë të bukur ta largojnë apo ta fshijnë në organizmat e saj sepse kështu e duan "armiqtë" e saj. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë jashtë vullnetit të popullit heroik të Kosovës, dhe nëse ndodh një herë, vetëm atëherë kur me vullnetin e tyre se shpirti i saj kërkon ti bashkohet mëmës së saj, që është Shqipëri por asnjëherë Serbi.
0 Comments
Leave a Reply. |
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
November 2024
Categories |