Për respekt të ndarjes nga jeta , të imzot Anastas Janullatos gjatë përcjelljes së tij në botën e amshme kisha vendosur të mos shkruaja asnjë fjalë dhe asnjë koment përveçse ngushëllimet tek gjithë besimtarët dhe adhuruesit e tij.
Emrin e shkelqësisë së tij, Anastas Janullatos e kam dëgjuar për herë të parë kur isha emigrant në fshatin historik arvanitas, Platees të Thivës, në qershorin e largët të 1992-it, atëherë kur prifti Papa Dhimitri më jep lajmin se në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare është zgjedhur një bashkë student e mik i tij, akademiku teolog Anastas Janullatos. Me të thënë të drejtën u ndjeva aq mirë se mendova se nëse është një njeri si prifti i fshatit që na priti krahëhapur, na hapi dyert e shtëpisë, na punësoi dhe që për mua personalisht u bë edhe mentor, Kryepeshkopi i Shqipërisë do të ishte një bekim për besimtarët shqiptarët e sapo dalë nga zgjedha e izolimit ku regjimi i dënoi dhe i masakroi për shkak të besimit. Kaluan vitet dhe Kryepeshkopi u bë njeriu më i dashur tek besimtarët e tij shqiptarë, duke lënë menjanë dëshpërimin dhe duke parë vetëm shpresën në fytyrat e tyre. Në një nga intervistat e tij të rralla,Kryepeshkopi Janullatos do të thoshte- “Mendova, kush do t'i ndihmojë këta njerëz? Kush do t'u japë atyre shpresë? Thashë me vete: Nëse ke besim, qëndro dhe lufto. Nëse nuk e keni, shkoni në shtëpi." Në dekadën që pasoi, Kryepeshkopi Anastas Janullatos luftoi për të kapërcyer vështirësitë që kishte kaluar kombi për të krijuar një kishë të re për besimtarët e tij. Më pas Kryepeshkopi i shqiptarëve orthodoks gjatë intervistës theksoi: “Janë ngritur afërsisht 150 kisha të reja (të mëdha dhe të vogla), janë rinovuar dhe restauruar 60 kisha dhe manastire, të përcaktuara si monumente kulture dhe janë riparuar 160 kisha. Më shumë se 70 ndërtesa u blenë, u ndërtuan dhe u rikonstruktuan për të akomoduar kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, zyra metropolitane, shtëpi mikpritjeje, punishte, kuzhina ushqimore, etj. Në total ka pasur më shumë se 460 projekte ndërtimi”. Çdo lloj edukimi ishte jetik për Kryepeshkopin e shqiptarëve. “Arsimi është shumë më tepër se libra për të lexuar dhe fakte për të mësuar përmendësh. "Qëllimi i tij ishte të kontribonte në formimin e njerëzve që jo vetëm janë të aftë intelektualisht ose të aftë në specialitete specifike, por që motivohen nga respekti dhe dashuria, jo nga lakmia dhe frika. Fillimet e para nuk kanë qenë të lehta për të, se politika në të dyja anët e morën për "Pushkë për Top", për ta përdorur atëherë kur e kanë nevojë. Gjatë një intervistë të dhjetorit 2012 për televizionin shtetëror grek, ERT dhe për gazetaren e njohur Eleni Katrici, Kryepeshkopi Anastas do të thoshte- "Historia e zezë që kishte filluar ndaj emigrantëve dhe gazetat asokohe shkruanin për "Fshesa" e etjera, etjera, ndërkohë kisha takuar kryeministrin (asokohe Konstandinos Micotaqis) dhe politikanë të tjerë dhe shkova tek autoritetet përgjegjës dhe u thashë- Ç'farë po bëni, çfarë është ajo fjalë "Fshesa"që ju po përdorni, a nuk e kuptoni se është fyerje për një popull dhe një turp për ju dhe ne që jemi grek. Kush jemi ne qe të tjerët i shohim kështu. Dhe këta(politikanët greke) më shikonin quditshëm sepse ishin vitet e para që nuk më njihnin mirë dhe kishin pikëpyetje në qendrmet e mia. Por hirësia e tij, Janullatos nuk u doli ashtu siç e prisnin, por vazhdoi misionin e tij të shenjtë ashtu siç ma kishte përshkruar prifti i fshatit, papa Dhimitri, një njeri i drejtë ,i pastër, akademik dhe mbi të gjitha i dashur me njerëzit. Madje prifti i fshatit më thoshte gjithashtu se në formimin e tij kishte ndikuar edhe nëna nga Preveza, Roksani Maltezo që e kishte rritur pa praninë e të atit, dhe Janullatos për këtë e ka shprehur gjatë ntervistës me gazetaren Katrici- “Kur do të vija në botë, nëna ime nuk pushoi së qeni në lutje dhe shpresë, sepse ishte në rrezik të madh nga shtatëzënia. . Madje, asaj i kishin thënë që nuk do ta ushqente dot fëmijën me gji dhe siç më tha më vonë, më dha gji për një kohë të gjatë, sepse ishim të varfër në atë kohë, por shumë të dashur si familje. Nëna ime ishte personi më i rëndësishëm në jetën time. Zakonisht babai ishte larg shtëpisë për një kohë të gjatë. Ajo jetoi një jetë shumë të gjatë, deri në të 90-at, dhe ishte gjithmonë pranë meje. Nuk mund ta falënderoja aq sa do të kisha dashur”. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja që Kryepeshkopi Anastas jetën e tij ja dedikoi shqiptarëve, mbase bëri më shumë në heshtje duke ditur se rretthohej nga e keqja e të dyja anëve. Fatkeqësisht qarqet e ndryshme antishqiptare nuk e kishin parashikuar ashtu sepse e mendonin se do të ishte si homologët e tij, Patriarkët serb, Ilinjë e Profinjë që i mëshuan nacionalizmit dhe ngjallën urrejtjet ndaj besimeve të të tjera ,a thua se Jezu Krishti kishte lindur vetëm për serbët dhe për askënd tjetër. Duhet theksuar se edhe në luftën e Kosovës, Kryepeshkopi Anastas Janullatos qëndroi pranë refugjatëve shqiptarë nga Kosova. Pra bëri të kundërtën që bëri kisha Autoqefale greke që doli në mbrotje të popullit serb duke e argumentuar si përkrahje ndaj vëllezërve orthodoks serb. Mirëpo, as kjo lëvizje dhe ky distancim nuk e largoi urrejtjen dhe dyshimin e elitës së dy vendeve. Edhe pse vetë Anastasi nuk bëri asnjë dallim, ai nuk lejoj që Kisha e tij Autoqefale Shqiptare të favorizonte greket e minoritetit, madje as nuk bënte diskriminim midis ortodoksëve, katolikëve, myslimanëve apo ateistëve. Mjafton vetëm të citojmë fjalët e hirësisë së lartë te Kryepeshkopit Anastas për të kuptuar sesa i veçantë ishte personaliteti dhe e vepra e tij e përjetshme në shërbimin e lartë në emrin e Zotit, dhe sa larg homologëve të tij serb e rusë ishte për nga botëkuptimi e tij human. -"Çdo krim në emër të fesë është krim kundër vetë fesë. Çdo formë dhune në emër të fesë cenon, në çdo kuptim, vetë fenë. Asnjë luftë nuk është e shenjtë. Vetëm paqja është e shenjtë. Askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të ndezur zjarrin e konfliktit. Feja është një dhuratë hyjnore, që i jepet qetësimit të zemrave, shërimit të plagëve dhe afrimit të individëve dhe popujve”. Këto fjalë të çmuara të Janullatos tregojnë vlerën dhe pasurinë e madhe që la tek ne duke marrë me vete dashurinë e një vendi të vogël që e priti me dyshime për shkak të tymnajave të dashakeqësve që e donin si një vaj për tu përhapur në zjarr, por në fund doli njeriu që shujati zjarret dhe ndriçoi shpirtin e tij për këtë vend duke kërkuar madje si amanet i rrallë që trupi i tij të prehet po aty ku misioni i tij nisi dhe me veprat e tij do vazhdojë . Vetëm me këtë gjest prej misionari të shenjtë tregon sesa të çmuar ishin shqiptarët dhe Shqipëria për Kryepeshkopin e parë të Kishës Autoqefale dhe të vetëm të tyre, si dashuria e vetme dhe e përjetshme për besimtarët e tij dhe jo vetëm.
0 Comments
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në politikën amerikane mund të thuhet se Presidenti i ri Donald Trump po bën një "revolucion " në jetën e vendit të tij dhe jo vetëm, duke ndaluar të gjithë paratë që sipas tij nuk dihej se ku shkonin.
Miliarda dollarë gjithë këto vite u lëshonin nga Kongresi amerikan me miratimin e presidentit por në fund nuk dihej se ku shkonin me shpenzime marramendëse. Sipas administratës së re të Presidentit Trump ka patur aq shumë shpenzime, saqë janë kryer shumë abuzime nga duart e atyre që i menaxhonin këto fonde ku predispozohej se me anë të programeve do të ndihmonin jetën sociale e edukuese si dhe komunitetet diskreminuese në botë. Fonde të pafundme që dalin nga taksat e amerikanëve duke përfunduar në duart e disave, saqë po tu bëhej një alla veting shqiptar, drejtuesve të këtyre institucioneve, agjencive dhe organizatave joqeveritare pasuritë e tyre janë marramendëse dhe nëse këta janë jashtë vendit qeveria amerikanë nuk mund të bëjë asgjë, as edhe ti hetojë. Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të ambasadave të tyre në vendet e treta për zhvillim kanë akorduar miliona dollarë me anë të programeve për të ndihmuar sektorët e tyre emergjente por gjithë këto dekada me gjithë financimet ato përsëri janë në gjendje të varfëruar. Rasti më i keq për tu marrë si shembull janë shtetet afrikane dhe të rajonit tonë së bashku me Shqipërinë, duke përjashtuar financimin për reformimin e drejtësisë e cila duke qenë e shkatërruar nga korrupsioni me ndihmën amerikanë financiare e logjistike ka nje shenjë pozitive për ndryshim sado që SPAK po lufton për ta rimëkëmbur drejtësinë. Të gjithë hallkat e tjera që shfrytëzuan ndihmat e amerikanëve me anë të USAID-it rezultojnë sipas administratës së re amerikane një keq menaxhim sa lind pyetja, në duart e kujt shkuan gjithë ato para. Prandaj President Trump ishte i prerë që gjatë fushatës së tij, duke ju premtuar amerikanëve se gjatë drejtimit të tij do të ndalohen të gjitha këto para të pafund, të shpenzuara që nuk janë gjë tjetër veçse djersa e gjaku i popullit amerikan. Prandaj keto premtime e bënë Presidentin Trump unik duke fituar besimin e masës së gjerë të amerikanëve madje edhe votën e komuniteteve të mëdha emigruese të cilët pas integrimit të tyre në shoqërinë e re filluan të mendonin më shumë për kontributin e familjeve të tyre në SHBA sesa për vendet e tyre të origjinës të zhytur në skamje për faj të politikës së korruptuar që pasuronin familjet e tyre duke vjedhur ndihmat e qeverisë amerikane, pra taksat e tyre. Kjo është edhe ideja e Trump "Bëjmë Amerikën të madhe përsëri ", që të përmirësohet jeta amerikane e para dhe pastaj duhet menduar për të tjerët , që kanë përfituar nga ndihmat amerikane dhe në fund të ditës i janë edhe mosmirënjohës. Kjo mosmirënjohje dallohej mirë tek politikanët e korruptuar shqiptarë të cilët sulmonin verbalisht ambasadorët amerikane sepse lufta e tyre ishte e pa mëshirshëm ndaj gjithë atyre që minonin demokracinë dhe reformat në vend që financoheshin nga qeveria amerikanë. Në sfondin global Presidenti Trump shihet skeptik por një gjë është e qartë për të gjithë ata që janë klasifikuar për korrupsion lufta e tij ndaj tyre do të jetë akoma më e ashpër dhe nuk do të ketë asnjë kompromis për falje. Përndryshe Presidenti Trump bie ndesh me parimet e tij për të çrrënjosur “shpërdorimin e jashtëzakonshëm dhe vjedhjen dhe abuzimin”. Këtë e bëri të qarte edhe anëtari i kabinetit të tij, Sekretari i Shtetit, Marko Rubio në urdhërin e fundit e tij të lëshuar për të gjitha institucionet dhe ambasada amerikane në botë. Masakra Raçakut një dëshmi e gjallë ndaj qëndrimeve idjote të gazetarit Carlson dhe regjizorit Stone1/16/2025 Si sot me 15 janar 1999 masakra e Reçakut shënon një nga krimet më mizore brenda një ditë që ka kryer njerëzimi që pas luftës së Dytë botërore. Në ato ditë të ngjarjes isha student në Athinë dhe në konviktin e studenteve më takon Rudenc Ruka, një super patriot, arkeolog dhe hulumtues i studimeve historike shqiptare i cili pasi kishte marrë pamjet e para në internetin e sapodalë të asaj kohe, me tregon për masakrën e Raçakut, dhe që kishte filluar ti publikonte në chatin e tij të hotmailit për të sensibilizuar këdo, e për të kuptuar dorën përbindëshe të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, i cili nuk kishte ndalje. Pas gjithë atyre krimeve që kishte bërë në Bosnjë radhën e kishte Kosova për të kryer genocidin më të madh të shekullit 20-të.
Më kujtohet një punë të madhe për sensibilizimin e opinionit grek bëri edhe i ndjeri, atdhetari e albanologu më i madh i Arvanitasve Arestidh Kolja, i cili më fotot e masakrës së Raçakut që i mbante në duar duke ua dëshmuar të gjithë teleshikuesve të emisionin më të shikueshëm të gazetarit grek, Makis Trandafillopulos "Xhungla", dhe duke jua vënë gishtin kolegëve të tij në studio, se kush bën vëllezër kriminelët serb janë turpi i Greqisë. Imazhet tmerruese të asaj dite pasi bën xhiron e botës duke treguar se mizoritë e kasapit të Ballkanit Millosheviç nuk kanë limit aleanca atlantike me ShBA-në në krye u përgatiten për ti dhënë goditjen përfundimtare të makinerisë vrasëse të serbëve. Por duhej sensibilizuar e gjithë bota se kjo makineri e vdekjes së njerëzimit duhet ndaluar një herë e sa më parë. Prandaj edhe bombardimet ishin mëse të nevojshme për të ndaluar reprezaljen e forcave serbe ndaj popullsisë së pafajshme të Kosovës. Edhe pse kanë kaluar 26 vite nga masakra e vrasjes së 45 civilëve brenda pak orëve , mosnjohja e gjenocidit nga ana e palës serbe, si autorë të krimit shokues, tregon se pasardhësit e atyre kriminelëve jo vetëm nuk janë distancuar por vazhdojnë të mbajnë gjallë nacionalizmin e tyre shkatërrues deri në atë pikë sa të viktimizohen nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pikërisht për këtë propaganda pro serbe dhe antishqiptare ka nisur të shfaqet edhe përtej Atlantikut në shtetin e aleatës më të madhe të shqiptarëve, në SHBA. Ajo që na shqetëson më shumë të gjithëve është se kjo frymë dashakeqëse antishqiptare ka hyrë edhe në elitën mediatike konservatore amerikane, me pionerët e tyre Tucker Carlson dhe regjisori Oliver Stone. Janë dy figura të njohura si mbështetës së flaktë të Donald Trump, por qendrimet e tyre të djathta kalojnë ekstremet me tendeca fashiste. Tek shumica e amerikanëve dhe e shqiptarëve të Amerikës. Këto dy figura nuk sjellin aspak ndonjë adhurim, përkundrazi opinionet e tyre me plot mllef e urrejtje ndaj kundërshtarëve politikë më tepër të irrididintojnë dhe të bëjnë të ndërrosh kanal. Prandaj edhe bashkëbisedimi i ditëve të fundit që me deklaratat e tyre kundra bombardimeve të Natos në Serbi në 1999 ishin lajm për ne shqiptarët por për amerikanët jo se ju bën më përshtypje ekstremizmi i tyre deri dhe përtej llogjikës jo vetëm si antishqiptar por edhe si antiamerikan. Oliver Stone njihet publikisht si një antianerikan, mik i Vladimir Putin pra si një filorus i thekur, që do të thotë se në realitet ai është një mik i armiqve të përjetshëm të SHBA-së. Pra si një antiamerikan që ka shkelur mbi gjakun e gjithë dëshmorëve amerikanë që kanë rënë për mbrojtur demokracivë të brishta në shumë vendet e botës. Po të bëjmë një analogji të sulmeve bombarduese amerikanë, pyetja për Turce Carlson ështe nëse Serbia nuk duhej të bombardohej nga forcat aleate, atëherë përse Iraku duhej të bombardohej pas sulmit në Kuvajt me urdhrin e liderit të tyre shpirtëror të familjes Carlson, GW Bush kur dihet që nuk kishte reprezalje masive të popullatës si në Kosovë. Madja babai i Turce Carlson, si një gazetar i njohur i familjes Bush ka qenë një përkrahës i madh dhe reporter i bombardimeve amerikane në Irak .Për ta vënë në dijeni Oliver Stone, se shtet gangster është Rusia ku bëjnë ligjin Oligarkët e Putinit, dhe jo Kosova që për pak vite ka ndërtuar një shtet demokratik sado që forcat serbe proruse veprojnë me të gjitha mënyrat në veri të saj për të destabilizuar shtetin e saj. Ajo që pritet është sa sa do ndikojnë të dy këta figura të neveritshme antishqiptare në administratën e Trump, e cila do të ketë një rol kryesor në marrëdhenjet e negocimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nuk duam të parashikojmë që tani për fatin e Kosovës se si do të jetë në duart e Presidentit Trump për katër vite e ardhshme, por nëse të fituar do të jenë Serbët vota e shqiptarëve të Amerikës do të jetë turpi më i madh që i është bërë ndonjëherë interesave madhore kombit, që është mbi gjithçka. Gjithësesi uroj që Trump do të ndjekë linjën historike të Presidenteve të SHBA-së për të mbrojtur interesat e tyre aleatëve të tyre strategjikë dhe të shqiptarëve si populli më proamerikan i botës. Zjarret apokaliptike të Los Angeles në zonën e më të famshmëve të botës së hollivudit dhe regjistrimi i votës së emigrantëve për ne shqiptarët janë dy ngjarjet më të rëndësishme të javës që sapo lamë pas.
Duke parë një video virale në Los Anxhelesin apokaliptik ku zjarret nuk kanë lënë asgjë mbi dhe, përveç se shkrumit e hisë, mirëpo që Zoti kishte shpëtuar vetëm një shtëpi dhe banori në vend që t’i gëzohej kësaj mrekullie, qante më tepër se ku janë banorët, ku janë shtëpitë e tyre dhe çfarë rëndësie ka jeta ime pa ata. Pikërisht tek kjo e fundit dua të ndalem, për ta kuptuar edhe ne në Shqipërinë time sesa e rëndësishme është jeta jonë dhe e gjithësecilit në një shoqëri të përbashkët, por me qëndrime dhe ide të ndryeshmë. Pra, jeta jonë me komshiun që ndajmë gjithçka në të mirat e të këqijat që na sjell e përditshmëria jonë. Dhe meqenëse jeta jonë ndahet edhe me fqinjët, kështu që është e rëndësishme ti respektojmë qëndrimet dhe mendimet e tyre sesi duan ta konceptojnë dhe ta ndërtojnë jetën e tyre bazuar tek bindjet e besimet e tyre. Historikisht familja ime vjen nga bindjet e majta dhe nuk e luan topi, të paktën as tek unë që jam pasardhësi i fundit i tyre që të ndërrojë këtë kah. Tani çeshtja është se në këtë tokë nuk jetoj vetëm unë por jetojmë të gjithë bashkë me vllazni, e me shoqni, e me komshi që kanë edhe ata bindjet e tyre dhe që duhen respektuar deri në fund. Pra me pak fjalë jeta jonë nuk ka kuptim pa larmishmërinë e mendimeve të gjithsecilit sepse është si ajo sofra që nuk ka kuptim pa muhabetin dhe debatin e miqve. Jam rritur në një familje të madhe, ku të parët e mi drejtonin sofrat e miqve, ku fqinjët dhe mysafirët kishin larmitet në përzgjedhjet e tyre, të bindjeve si dhe të besimeve të ndryeshmë që vijnë më shumë nga trashëgimia e tyre familjare. Mos të them, se komshinjtë më të mirë i kisha të besimit ndryshe nga ajo e familjes sime, që vinin e ndanin edhe kafshatën e fëmijëve me ne, në një harmoni absolute. Madje edhe tani që po hedh këto rreshta, i kujtoj me nostalgji se sa të mirë e bujarë i kisha fqinjët, që në një kohë shkoja dhe mbushja ujin tek ata ngaqë tek ne po rregullonin tubacionet dhe uji i pijshëm ishte jetik për familjet tona. Në çfarëdo ore që t'ju shkoje ata të hapnin derën dhe të mirëprisnin dhe kurrë nuk bezdiseshin nga ecëjakët e mia. Im atë gjithmonë më këshillonte që të kisha kujdes me fqinjët, të jem gjithmonë i sjellshëm me ata, t’i përshendesësh në rrugë dhe kur të kanë nevojë të vraposh pas hallit të tyre . Ky ishte ai edukimi që morëm nga prindërit tanë për të respektuar njeriun që bashkëjeton me ty, në një pallat, në një rrugicë, në një lagje, në një qytet apo në një fshat. Pra të respektosh këtë njeri me të gjitha larmishmëritë që ka, sepse fundja fundit me atë do ndash të mirat dhe të këqijat që të sjell fati i jetës. Tani problemi ështe se për mua jeta nuk ka kuptim pa e patur njeriun e bindjeve ndryshe, pra duhet edhe e djathta sepse boshti për të qëndruar ka nevojë për të dyja kahët. Pra nëse e lëmë të anojë vetëm tek e majta, apo tek e djathta trungu është i predispozuar në çdo moment të rrëzohet. Pra nëse e lëmë një qeveri i çfarëdo kahu të jetë, të rrëzojë trungun pra shtetin nënkupton se pushteti ka degraduar dhe është i kapur në duart e një grupi njerëzish që nuk kanë të bëjnë me ideologjitë dhe interesat e votuesve, por luftojnë për interesat e tyre personale dhe shembujt kanë treguar se në këto raste kthimi në diktaturë ka qenë i pashmangshëm. Nëse flasim për situatën në Shqipëri ku e majta është e konsiliduar nga socialistët, dhe e djathta është e shkërmoqur si asnjëherë, atëherë lind pyetja se ku është vertetë ajo e djathta bio e shqiptarëve që nuk e lidhte asgjë me sistemin e kaluar përveç përndjekjes dhe persekutimeve në ekstrem. Sepse kjo e djathtë që po zihet dhe që kishte ndarë qeverisjet me socialistët për 34 vite po tregon se të shkuarën e kanë patur të përbashkët vetëm që kanë ndërruar kahët e ngjyrën për ti shërbyer xhepave të tyre. Ajo që monizmi i veçoi, i torturoi, i përsekutoi dhe në fund i vrau gjyshërit e tyre, ata nuk po i shikoj gjëkundi të bashkuar, veçse presin mëshirën e fatit se dikush do dalë e do i mbrojë kauzat e tyre. Këtë të djathtë po kërkoj unë si i majtë që jam, por më shumë shoqëria ime këtu në diasporë që vertetë monizmi i përsekutoi të dergjur burgjeve famëkeqe dhe sot nuk kanë asnjë dritë shpresë. Atë po kërkon edhe një miku i im, i të djathtës së ndershme, Gjon Destanishta që sot jeton si qytetar i SHBA-së, i cili përvçse votoi për Trump-in, ligji i ri zgjedhor si pjesë e diasporës i jep të drejtën të regjistrohet e të votojë edhe jashtë Shqipërisë për vendlindjen e tij. Vota e familjes së tyre ka qenë gjithmonë për të djathtën e vertetë, por gjithmonë kanë qenë të zhgënjyer sepse akoma nuk ka dalë një lider i përsekutuar që nuk është i përlyer me të shkuarën që ti përfaqësojë ata në idealet e të parëve të tyre. Emrin Gjoni e ka marrë nga gjyshi i tij, një ish gjeneral i besuar i Zogut, por mbi të gjitha një patriot i madh i vendit kundra hordhive serbe, por që regjimi e burgosi se i sherbeu eprorit të tij duke ja mohuar vlerën e tij prej atdhetari vetmohues. I biri i tij, i ndjeri Nikolin Destanishta për shkak të biografisë gjithë jetën që fëmijë u internua por që nuk e shuajti kurrë dashurinë për vendin e tij, për Shkodrën e tij, për njerëzit që e rrethonin dhe e vlerësonin si burrë fisnik e të mençur. Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit ai kurrë nuk u ankua për fatin e keq të jetës së tij e të familjes së tij prej bindjeve të djathta, dhe asnjë nga bashkëqytetarët e tij nuk i fajësoi për mëkatet e regjimit, përkundrazi gjithë jetën e tij tek njerëzit jepte respekt me një atdhedashuri të madhe. Ashtu u largua në jetën hyjnore duke lënë një trashëgimi familjare të shëndetshme, por gjithmonë me pengun se e djathta e persekutuar një ditë do ketë liderin e tyre për të mbrojtur idealet e tyre, për të drejtat e tyre absolute që ju takojnë. Atë po kërkon tani i biri i tij, Gjoni, dhe gjithë bashkëvuajtësit e tyre që ndodhen në Amerikën e largët, por vërdallë tyre po ju vijnë përsëri përfaqësuesit e dy partive të mëdha me plot premtime por që gjithmonë për ata kanë qenë boshe e zhgënjyese duke i bërë dy herë të përsekutuar . Nëse unë si i majtë, vota ime predispozohet se është e mbrojtur nga socialistët e ndershëm, po për Gjonin si i djathtë i ndershëm ku do shkojë vota e tij? Kush do ta mbrojë e do ta përfaqësojë të djathtën e tij të përsekutuar, pra cili politikan i djathtë i ndershëm dhe i pa përlyer do ta mbrojë kauzën e tyre të vertetë ku gjyshërit e prindërit e tyre sakrifikuan duke vuajtur si martir i internimeve e burgjeve më të egra të regjimit monist. Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga ceremonia e ardhjes së Presidentit të ri të Amerikës opinioni që do e hedh në keto pak rreshta mund të jetë i çuditshëm, por sot vetëm imagjinare që nuk është më. Ndërkohë të gjithë presim riardhjen e Presidentit Trump bashkë me premtimet e tij, ndërsa për mua është më e veçanta dalja në skenë e njeriut më të afërt të tij, ose e thënë ndryshe e njeriut X, më të pasurit të planetit, Elon Musk. Ajo që do hedh këtu në shkrimin tim për Musk para disa vitesh e kishin guximin ta thonin vetëm konspirionistët, por sot dita ditës teoritë e tyre prej "budallenjëve" po vijnë e bëhen realitet. Madje edhe emri i tij i zgjedhur X është ajo që po ndeshemi ne sot, që shumë shpejt bota do komandohet vetëm nga këto germa të alfabetit, ndërsa ne të tjerët që kemi zgjedhur emër mbiemër të lidhur me prejardhjen tonë natyrale e fisnore në një të ardhme shumë të shpejt do jemi thjeshtë vetëm një numër, pra nuk do të kemi asnjë lloj funksioni. Pak nga pak ekzistenca jonë si qenje njerëzore ka filluar të zëvendësohet me krijesën robotike e krijuar po nga duart tona dhe e mendjeve të avancuara si Elon Musk etj. Por me futjen e teknollogjisë së avancuar dalëngadalë truri jonë me ekzistencën tonë në punë po zëvendësohet nga Inteligjenca Artificiale (AI) e cila do të komandojë çdo gjë nëpërmjet botës digjitale. Këtë kam filluar ta ndjej që tani në industrinë e filmit amerikan ku unë jam i angazhuar për shumë vite dhe studiot e mëdha hollivudiane kanë nisut të na zevëndësojnë me njeriun e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale (AI). Ajo që është e quditshme dhe shpresoj të mos ndodhë, se gjithë këta krijesa që i krijoi dora dhe mendja e njeriut do të arrijnë një ditë të zëvendësojnë edhe organizmin tonë pra ne si qenje koti duke mos arritur të bëjmë asgjë në këtë botë, pra përveçse të mos punojmë të mos kemi nevojë edhe të ushqehemi, që do të thotë këto qënje të na zëvendësojnë në gjithçka që trupi ynë ka nevojë. Siç shihet drejt asaj po shkojmë që njeriu tja lëshojë radhën kësaj qënje derisa të zhdukemi një herë e përgjithmonë nga ky planet që sot është më shumë se kurrë në rrezik nga po vetë dora e njeriut. Pra pak a shumë është si një ndëshkim që po na bën po vetë nëna natyrë me ligjet e saj që jeta jonë të mos përballohet nga ndryshimet klimaterike që ja kemi sjellë po vetë ne.
Të gjithë kemi vënë re sjelljet e fundit të quditshme të Elon Musk pak para zgjedhjeve e pas zgjedhjes të Presidentit Trump që nga deklaratat e tyre deri edhe në stilin e tyre të veçantë të kërcimit gjatë festave të tyre. Të lë përshtypjen sikur Presidenti Trump shoqërohet me një "jashtë tokësor", por në të vertetë ai është njeriu më i fuqishëm i planetit si nga paraja ashtu dhe nga fuqia mendore. Mjafton që këtë ta thotë Musk dhe bota është e gjitha me të drejtën e tij duke i bërë liderët e tjerë kundërshtarë politik(më shumë të majtët europianë) si budallenj. Ky rrezik ka filluar të shfaqet në fillim në Europë aty ku bota ka qendrën më të cilivizuar dhe më të zhvilluar të saj, por duke qenë e zhgënjyer nga keq qeverisjet, qasja e Elon Musk është bërë akoma më e lehtë, më e ndikushme dhe në disa vende akoma më e dukshme për ta kapur situatën vetë në dorë. Ajo që është e quditshme për të gjithë ne se tendenca e njeriut X është me qasje drejt të djathtës, madje duke shkuar më përtej drejt të djathtës ekstreme e cila është pakica më e pakënaqur gjatë gjithë këtyre dekadave pas luftës së dytë Botërore, qëkur u vendos ky rend botëror që e bëri të papërfillshme ekzistencën e tyre si një ndëshkim ndaj mizorisë ç'njerëzore që bëri Hitleri ndaj njerëzimit. Prandaj nuk është e rastësishme qasja e njeriut më të pasur të planetit drejt kësaj të djathtë ekstreme që në fund të fundit nuk ka asgjë për të humbur nga ky eksperiment i Elon Musk, përkundrazi ky rend botëror e ka lënë gjithmonë mënjanë pa asnjë pushtet. Tani me ardhjen e Trump shpresat e tyre për të ardhur edhe një herë në pushtet janë ndezur më shumë, dhe deklaratat populiste të "supermenit" Elon Musk e bëjnë akoma më të besueshme. Erërat e ekstremizmit kanë filluar të bëhen të dukshme edhe në Spanjën majtiste ku Musk me aleatët e tij kanë sulmuar institucionet dhe duke bërë thirrje që njerëzit të mbështesin trashëguesit e nazizmit. Si TIK-TOK-u ashtu dhe X-i i Musk-ut janë dy mjetet më të fuqishme propaganduese të së djathtës ekstreme të cilët kanë sjellë pas vetës edhe më rebelet influencues të dy rrjeteve më të mëdha sociale. Të gjithë janë të prirur për të shkatërruar gjithçka që establishmenti me anë të globalizmit kishte ndërtuar qarkun e tyre që vetëm ata e kontrollonin botën e zhvilluar dhe askush tjetër. Shenjat për ndryshim kishin filluar që me daljen e parë në skenën politike të Donald Trump, i cili tani ka më shumë gjasa se duke qenë Presidenti i fitores absolute të 5 nëntorit të realizojë qëllimet e tij jo vetëm brenda Amerikës për ta bërë më të madhe por edhe jashtë saj si një lider absolut botëror. Duke ditur se me avancimin e teknollogjisë ka ndryshuar edhe jeta jonë njerëzore dhe për ta patur nën kontroll këtë, pikërisht në krye të saj Presidenti Trump ka zgjedhur njeriun më inovator të njerëzimit, dhe më të pasurin Elon Musk. Duke i njohur dhuntitë e tij, Trump beson se me Musk në krye ShBA do të shtrijë gjithë ndikimin e saj në kontinentin e vjetër e pastaj pse jo gjithë planetin. Ambiciet e tij imagjinare të hershme si "pushtimi" i Grenlandës sot po nisin të jenë më të besueshme me deklaratat e tij publike. Ka mundësi se gjatë mandatit të tij të dytë për arsye të sigurisë dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Rusisë që sa vjen dhe bëhet më e rrezikshme për fqinjët, Danimarkës më shumë do ti interesonte që Grenlandën ta ketë nën kujdesin e partnerit të saj më të madh strategjik, ShBA-së, duke kryer një marrëveshje shitje alla Hong Kong që u mbrojt dhe u zhvillua për 100 vjet nga britanikët. Bashkimi i Kanadasë si shtet i 51të i SHBA-së ,emërtimi i Gjirit të Meksikës në atë amrikan, zaptimi i kanalit të Panamasë, dhe ishullit të Grenlandës në llogjikën mendore të njeriut përtej shakasë për fqinjët dhe BE-në janë veçse kërcënime serioze nga një aleat i tyre historik, por për Trump dhe Elon Musk janë më shumë një realitet i mundshëm duke ditur se siguria botërore sa vjen e bëhet më e rrezikuar nga "armiqtë" e vjetër të perëndimit, Rusi-Kinë. Prandaj nëse në një kohë për të gjitha këto që lartpërmenda ishin diskutime imagjinare dhe muhabet tavolinë, tani dalin nga deklaratat e dy njerëzve ku njëri për 10 ditë do të rimarrë postin e Presidentit të shtetit më të fuqishëm të planetit dhe tjetri me pasurinë dhe mendjen inovatore që ka mund të blejë gjithçka në botë për të ndryshuar të gjitha rregullat ashtu siç i do ai, dhe që i bën realitet. Që sot në mengjes ish Kryeminstri grek Kostas Simitis nuk jeton më, por që do mbahet mend tek shqiptarët e Greqisë, në historinë e emigrimit të tyrë masiv në shtetin fqinj. Pra karriera e ish kryeministrit grek, Simitis përkoi në kulmin e emigracionit shqiptar atëherë kur shqiptarët kishin nisur ta quanin shtetin fqinjë si atdheu i dytë. Pikërisht atëherë kur shqiptarët luftonin për të fituar identitetin e tyrë në shtetin helen nga ku ishte poshtëruar në mënyrën më të keqe që në gjenezën e emigracionit masiv me operacionin famëkeq "Fshesa" të qeverisë së Kostandinos Micotaqis ardhja e Simitis hapi dritën jeshile për njohjen e drejtave të emigrantëve shqiptarë. Duhet thënë se menjeherë pas ardhjes së Kostas Simitis si kryetar i Pasok dhe Kryemistër i vendit duke pasuar liderin shpirtëror të tyre, Andreas Papandreu, ai nisi përveç reformave të brendshme të zhvillimit ekonomik dhe arsimor të vendit, ajo që do mbahet mend tek shqiptarët është reforma e politikës emigruese në vitin 1998 në legalizimin për herë të parë të emigrantëve shqiptarë duke i pajisur që në fillim me lejen e punës, duke u dhënë mundësinë e punësimit të rregullt dhe të udhëtimit të tyrë të parë të ligjshëm për të vizituar familjet e tyre në Shqipëri. Ajo që do mbahet mend gjatë, madje për të mos u harruar kurrë, periudha e Simitis për Shqiptarët është se gjatë qeverisjes së tij, krijoi hapësira të mëdha punë, siç ishte punësimi me i madh i tyre në sektorin e ndërtimit në veprat më të mëdha të historisë moderne greke, si ndërtimi i Qendrave të Lojërave Olimpike "Athens 2004", Aeroporti i madh i Athinës, "Eleftherios Venizelos", Ura e Riu-Antiriu në lehtësimin e transportit tregtar dhe udhëtimit me fqinjët verior, metroja e Athinës, autostrada Atiki Odhos e sa sa të tjera ku shqiptarët duke qenë forca kryesore ndërtuese në vend, me remitancat e tyre ndihmuan familjet e tyre në vendlindje si një frymarrje e thellë duke mbajtur gjallë ekonominë e shkatërruar të vendit tonë nga qeverisjet e këqija të politikanëve shqiptarë.
Qeveria me drejtimin e Simitis do mbahet mend si qeverisja më harmonike ndonjëherë me qeveritë shqiptare, i cili ndërtoi ura lidhëse të marrëdhenjes së Shqipërisë me Bashkimin Europian. Një marrëdhënie që nisi që në fillim të drejtimit të tij në 96-ën duke arritur një marrëveshje të rëndësishme të fqinjësisë, atë marrëdhenjes së miqësisë me qeverinë më kontraverse të Shqipërisë post komuniste ku dë fakto drejtohej nga Sali Berisha, por që u firmos nga ministri Sërreqi. Pastaj ajo që arriti kulmin e marrëdhënie ishte me qeverinë e socialistëve shqiptarë duke u bërë promotorja kryesore investuese në zhvillimin e ekonomisë shqiptare të dalë pas luftës së 97-tës. Ishte po vetë iniciativa e Simitis i cili kontriboi në ndërtimin falas të spitalit shqiptar si dhe me përgatitjen specialistëve të fushave të ndryshme, si dhe të përgatitjes së studentëve të parë oficerë ushtarak në akademitë ushtarake greke. Me Simitis si kryeministër ishte qeverisja e parë greke që injoroi tonet nacionaliste që vinin nga të dyja vendet, por që prodhonin destabilitet nga çerdhja nacionaliste e disa himarjotëve shqiptarë por që kusuret i vuanin emigrantët shqiptarë në Greqi. Me Simitis në krye qeveria greke ishte promotorja e vetme që me presidencën e saj të BE- ftoi në tryezat e saj të rëndësishme delegacionet qeveritare të Kosovës duke e ulur për herë të parë palën serbe me atë të Kosovës në samitin rajonal të 2003. Kostas Simitis ishte një kryeministër teknokrat dhe moderator që futi Greqinë në eurozonë në njësimin e monedhës si dhe i dha një hop zhvillimit ekonomik për të balancuar difiçitin buxhetor të krijuar nga qeverisjet e mëparshme. Sadoqë u përballë me fraksionet e brendshmë të partisë të linjës Andrea Papandreu të cilët me anë të shpërdorimeve dhe korruspisionit të zyrtarëve të lartë shtetëror kishin krijuar një grop të madhe të deficitit dhe ulje të prodhimit të brendshëm. Për shkak të këtyre fraksioneve të brendshme të cilët kontrollonin balancën qeverjes së Pasok, qeveria e Simitis pësoj disa skandale të kryera nga anëtarët e kabinetit të tij, por që asnjëherë nuk është vënë në diskutim pastërtia e tij të lidhur me grupet korruptive të interesit. Ajo që vlen të përmendet ështe se rivali i tij politik që kishte betejat më të ashpra politike, i ndjeri Akis Xohaxopulos u dënua me 20 vjet burg për korrupsion dhe që vdiq në 2021. Xohaxopullos alla Meta ishtë politikani më i lartë në shtetin fqinjë që u dënua nga një gjykatë greke për krrupsion gjatë ushtrimit të postit zv Kryeminstriit, dhe të ministrit të mbrojtjes me tenderin e blerjeve të nëndetëseve luftarake greke. Dhe së fundi qeveria Simitis do mbahet mend në shpartallimin e grupit të fuqishëm terrorist "17 Nëntori" i cili me sulmet dhe vrasjet e tyre politike kishte tronditur shtetin fqinj për më se dy dekada. Gjithmonë Big Brother- in në Top Chanel e kam parë të domosdoshëm për shqiptarët, sepse është një pasqyrë e tyre brenda një shtëpie të madhe ku përplasen të gjitha steriotipet që ka trashëguar vendi në vite.
Dhe një e më i veçanti që më ka ngacmuar gjithmonë por që u shfaq vetëm pak ditë para se ti jepnim lamtumirën e vitit të shkuar brenda shtëpisë më të famshme të shqiptarëve ku vëllai i madh i kontrollon të gjithë non stop. Dhe më çuditshmja, ky fenomen ishte fshehur brenda gjeneratës së re, por që ishte aq i freskët si dikur kur më ngacmonte atë adoleshencën time të viteve të fundit të monizmit. Pra Livia e Jozi, dy banorët e këtij formati ishin dy dëshmitarët më të famshëm që zgjuan fenomenin se "Ti s’je shkodran, por je nga rrethinat". Pothuajse kjo ndodh vetëm në Shkodrën teme dhe në asnjë qytet tjetër, ngaqë është djepi i kulturës shqiptare. Pikërisht në Shkodër nuk qëndron kjo tek qytetarët dembabadem të saj, por luftë ndaj "qytetërimit" ka ardhur nga jabanxhinjtë i themi ne në Shkodër. Kjo ishte përbuzja më e madhe që i bëhej një banori në rrethinat e qytetit apo një banori të fshatrave që e kufizojnë qytetin. Pra dy të rinjtë e shtëpisë së Big Brother "luftonin" për qytetërimet që duhet të ishin medoemos brenda qytetit mundësisht në qendër të qytetit, që i bie diku nga Piaca apo teatri i Migjenit. Madje edhe ky i fundit që ka emrin e teatrit më të madh të qytetit verior ku është trashëguar e ruajtur vlera e artit të Shkodrës, po ta dëgjonte nuk do ta zinte varri atje ku është. Sepse Millosh Gjergj Nikolla, shkurt Migjeni me prejardhje nga Reka e Dibrës është argumenti më i fortë se të jesh qytetar ku qyteti po bën një shekull që krenohet me veprat e tij, nuk është e thënë që të jesh brenda tij, por mund të jesh edhe nga rrethinat apo edhe nga fshatrat më të skajshëm që ka Shkodra si rreth, apo si njësi administrative, mjafton që me dijet i ke dhënë ndriçim shoqërisë ku jetojmë e punojmë. Këtë kanë bërë shkodranët e hershëm që me civilizimin e tyre të fituar nga natyra e tyre edukuese dhe nga shkollimi i tyre pothuajse jashtë vendit, i dhanë zhvillim mendjes së vonuar të shqiptarëve të tjerë, që ishin të prapambetur nga lufrat e skamjet feudale. Për shembull emrin e mirë të qytetarit Shkodran, mund të ketë edhe një pukjan si pjesë e qarkut të tij, mjafton që me edukimin dhe formimin i jep kontribut Shkodrës. Ashtu si qytetar shkodran nuk të bën edhe sikur të jesh banor në qendër tek lulishtja e madhe nëse ti ke një jetë kriminale që vetëm i prish imazhin e mirë të qytetit mijëra vjeçar. Pra, njeriun e edukuar dhe me vlera nuk e karakterizon emri i një qyteti, por personaliteti i tij që është një vlerë e shtuar për Shkodrën si qytet dhe si qark. Të gjithë e dinë se Shkodra e ka thelbin e qytetërimit me fshatarët e saj përreth, të cilët u vendosën që në hershmërinë e qytetit duke mbajtur emrat e fshatrave të tyre si mbiemër. Si përshembull, fshati Bushat me bushatlinjtë liderë të principatave, fshati Shirokë me doktor Frederikun, themeluesin e kirurgjisë shqiptare të fillimin e shekullit 19-të dhe me shestanët si kampionët më të mëdhenj të notit shqiptar, fshati Mjedë me poetin e tyre të famshëm Ndre Mjeda, fshati Mes me tregtarët më të medhenj mesianë që e zhvilluan qytetin, me fshatin Fishtë shumë pak kilometra nga qyteti që i dhanë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë Gjergj Fishtën e madh, e sa e sa të tjerë që Shkodra jonë krenohet me ata. Diskriminimi me anë të epiteteve se ti je rrethinor e s’je nga qyteti e kisha kujtuar se ishte lënë prapa nga shqiptarët por që flinte akoma brenda gjeneratës së re, dhe të vinte e të shpërthente brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, tek banori i saj, Jozi e Livia për tu vetëmbrojtur kjo më ka befasuar. Dhe kjo meritë i takon këtij formati të Top Chanel që me anë të eksperimenteve të saj me banorët sjell një fenomen që ka vite që fle në mendjet e sëmura të disa brezave të shqiptarëve, por që duhet të ndalohet një herë e mirë, duke u kthyer në një debat publik që brezat që vijnë të kuptojnë se QYTETAR nuk të bën qyteti, por cilido që vjen e jeton e jep kontribute për komunitetin për ta zhvilluar atë që Shkodrën dhe çdo qytet tjetër ta ndjejnë si shtëpinë e tyre. Kështu e kanë bërë qytetërimet e vendeve zhvilluese që jetën e shikojnë së bashku me fshatrat e tyre përreth sepse pa ata dhe produktet e tyre shoqëria dhe zhvillimi njerëzor nuk ka jetë. Këto ditë kam marrë disa mesazhe në rrjetet e mia sociale.
Një nga këta më shkruan se ti je një artist dhe jeton në Nju Jork e përse nuk dëgjohesh asgjëkundi tek një ndodhi që ka bërë një bum mediatik ku duhet dalësh në krah të kolegëve kur ata gjenden në momentin më të vështirë të jetës. Një tjetër më shkruan me komplimente për karrierën në gazetari, por më kritikon se përse nuk e bën atë tani, të pasqyrosh problemet që ka komuniteti shqiptar i Amerikës, por duhet të tjerë të bëjnë punën tuaj që skanë lidhje fare me gazetarinë. Pra u gjenda para mesazheve si ata fletë rrufetë e diktaturës së proletariatit në anën e shëtitores se piacës së Shkodrës që i lexoja çdo mëngjes para se të shkoja në shkollë por dija vetëm njërën anë të medaljes, atë të fletrrufe bërësit. Kritika që vijnë pa ditur realitetin tim si artist në këto 10 vitet e fundit dhe sesi e bëj unë gazetarinë ku gjithnjë kamë vënë etikën dhe mbrojtjen e pavarësisë ndaj kudo që kam guxuar ta hedh në rreshtat e penës sime. Dua të tregoj dy histori që kanë lidhje me gjithë këto mesazhe që më janë drejtuar si një inekzistent ndaj një realiteti ku është përfshirë i madh e i vogël brenda lëmit mediatik dhe të furisë së rrjetëve sociale.Madje dikush ka marrë edhe shpatën e historisë për tja kaluar edhe Skënderbeut, se shpëtimtari i kombit gjendet edhe sot në ditët tona por jo nga nga luftrat e verteta, por nga ato që të krijon teknollogjia e rrjeteve sociale. E para unë vertetë jetoj në Nju Jork në një komunitet të madh shqiptarësh, por asnjëherë nuk kam kërkuar që të bëj protagonizmin, por bëj një jetë profesionale dhe personale të qetë e pa zhurmë, ku respektoj jetën private të gjithë secilit sado që gazetaria është pjesë e jetës sime dhe investigimi është pjesë e punës së saj. Këtë profil kam kërkuar të kem në marrëdhënje me komunitetin duke ditur se edhe angazhimi im profesional në jetën e filmit është tejet i ngarkuar dhe me përgjegjësi. Ashtu si nuk kam kërkuar asnjëherë arsyen nga konsullata dhe ambasada shqiptare në SHBA se përse nuk ftohem një herë në gjithë këto 15 vite të qëndrimit tim në shtetin e ëndrrave, ashtu kërkoj që të jem i pavarur në jetën time, në lirinë tim të mendimit dhe të gjykimit të gjërave me një profil të ulët. Pra nuk jam ftuar kurrë në asnjë event të tyrin të organizuar për komunitetin si një gazetar dhe artistë karrierë ndërkohë që dikur në një kohë nga ish homologët e tyre në shtetin helen si shkëlqesitë Bashkim Zeneli e Vili Minarolli kishim vlerësimin më maksimal jo vetëm ndaj meje dhe kolegëve gazetarë dhe artistëve të tjerë shqiptarë në shtetin helen por edhe ndaj emigrantëve të thjeshtë pa dallime partiake. Kishim dy ambasadorë që ishin të angazhuar për ta ndihmuar komunitetin emigrant të një mijë halleve në shtetin fqinj por që kishin nevojën tonë të gazetarëve për të ndihmuar me penën tonë në përçimin e problemeve të tyrë që të dëgjohen atje ku duhet, atje ku autoritetet përkatëse kishin bërë një vesh shurdhër. Ky ishte ai dallimi që unë vërej sot ndërmjet dy komuniteteve ndoshta të ndryshëm në kohë por të ngjashëm përsa i përket problematikave dhe integrimit të tyre në një vend të huaj të cilët gjithmonë kanë nevojë për ndihmën e vendit të tyre nëpërmjet përfaqësive të tyre. Në Nju Jork bëjnë organizime vetëm kur të mbledh partia ose kur njoftohesh për festat kombëtare dhe në koncerte tallavaje ku duhet ta fusësh dorën thellë në xhep për të treguar se kush është më i fuqishëm tek paraja apo cili është më "biznesmen" se tjetri, apo se kush ka bërë më shumë restorante a thua se shqiptarët nuk kontribojnë edhe në fusha të tjera. Nëse këta "të fortët" e parasë duan të kontribojnë, le ta bëjnë atë pa zhurmë dhe mundësisht në mënyrë anonime për të kuptuar madhështinë e tyre humane. Por ka edhe shqiptarë tjerë që rrisin familje të shëndetshme në mënyrë që fëmijët të edukohen në shkolla shumë të mira për tu bërë ndër më të mirët në shtetin amerikan të ëndrrave. . Shumë nga këto familje të suksesshme i njoh por që nuk kërkojnë të mburren e të bëjnë zhurmë por ulin kokën sepse suksesi për ata është i vazhdueshëm dhe nuk ka limit. Tani përsa i përket gazetarisë dhe si e bëj atë dua të ndaj me ju një detaj për të kuptuar rëndësinë e saj. Gazetaria është si talentët në futboll o e ke, o nuk e ke. Thjeshtë shkolla të trajnon të bëhesh gazetarë duke mësuar aftësitë e kërkimit, stilin e intervistimit dhe të shkruarit, të raportimit të lajmeve dhe ngjarjeve me saktësi dhe me etikë. Ndërsa artikulimin ta ka dhënë natyra. Tani tek kjo shkollë kam patur fatin të mësoj nga dy pedagogë të emisionit më jetë gjatë dhe më të suksesshëm "Kalimera Elladha"(Mirdita Greqi), me Jorgo Papapadhakis e Jorgos Aftias. Për ta ilustruar dua të ndaj një detaj të vogël por që do të ishte shumë e rëndësishme në karrierën time. Gjatë një provimi për ish pedagogun tim dhe ndër më të suksesshmit e gazetarisë televizive në Greqi, Jorgos Aftias pasi kisha mbaruar reportazhin ekonomik vajta dhe ja lashë tek tavolina si gjithë studentët e tjerë, por ai sa më pa nuk priti por nxitoi ta lexonte provimin tim dhe pa u ulur tek karrigia ime, me vjen një zë nga prapa, - Zoti Caka hajde këtu. Pa u kthyer mendja më shkoi më shumë në ndonjë gabim ortografik dhe mos donte të më korrigjonte para klasës, por sa më shumë afrohesha pranë tij aq më shumë kuptoja se diçka të mirë donte të më thoshte. Më pyeti sa vite ke në Greqi, i thashe fiks 10 vjet, dhe pyetja e dytë ishte " çfarë "djallin" do këtu" dhe sapo nisa për të thënë për bla-blatë e shumë arsyeve përse jam në Greqi, ai më thotë prerë - të pyeta vetëm për anën e gazetarisë se është marrëzi të të shikoj ty në Greqi dhe jo në Shqipëri që kanë shumë nevojë për ju. Kisha vite që nuk kisha parë një reportazh të tillë ,të detajuar dhe të argumentuar me pohimet e dëshmitarëve të ndryeshëm. Është pikërisht kjo që unë u kërkoj studentëve por fatkeqësisht në televizion është gjuha ajo që të penalizon, por ti në shqip besoj se do të ishe gazetari më i mirë, dhe nëse do unë kam aq njohje dhe menjeherë punësimin e ke të fituar që këtu. I vlerësova shumë fjalët e tij, por më shumë më interesonte vlerësim që i bëri materialit tim sesa ofertës për punë. I thashë se këtu jam i lidhur me nënën që më ka birësuar dhe sikur të marrë ofertën më të mirë në botë atë nënë të sëmurë që sot ka nevojë për mua më shumë se kurrë, atë nuk e do e braktis kurrë. U shokua kur dëgjoj këtë histori dhe u ngrit dhe më vuri dorën mbi krahë dhe më tha -Për çdo gjë unë jam këtu dhe derën e ke hapur". Unë vërtetë e mbarova shkollën dhe nisa karrierën time dhe profesorin e nderuar asnjëherë nuk e pashë më, dhe as nuk shkova kurrë për ti trokitur, duke ditur se ishte njeri më me influencë në Greqi dhe që disa probleme jashtë gazetarisë e dija që do të mi zgjidhte. Por preferova të jetoj ashtu siç më më kishte edukuar im atë se ndershmëria në jetë është më e fuqishme se hallet që do ti kesh gjithmonë mbi supe por ata bëhen shumë më të lehta kur ti je i pastër në vetvete dhe qan ato me njerëzit e thjeshtë. Dy standardet e Greqisë për marrjen e shtetësise. Pse përfitojnë personat problematikë me ligjin12/18/2024 Nëse nuk do ta mësoja ngjarjen e bujshme të kësaj fundjave në kryeqytetin helen ku vrasja e një shqiptari me rekord kriminal tronditi gjithë opinionin grek nuk do të kisha hedhur këto rreshta në lidhje me historinë aplikimit për marrjen e shtetësisë greke.
Vrasjet tipike mafioze kanë vite që shqetësojnë shtetin fqinj, por këtë radhë nuk u morën me vrasësit sesa më shumë u morën me të shkuarën e viktimës, i cili u qëllua për larje hesapesh. Por vemendjen e morën me shumë historia e jetës së tij, të aventurës së tij kriminale dhe lidhjet e tij me strukturat e shtetit të cilin e kishin pajisur edhe me pasaportë greke. Bëhet fjalë për 47 vjeçarin nga Saranda, Irakli Davella i cili pothuajse për dy dekada e gjysëm jo vetëm se do të drejtonte botën e errët të krimit me anë të gjobëvënjeve, shantazheve e grabitjeve, por drejtonte edhe disa biznese i ndihmuar sigurisht nga strukturat e veçanta nën hundën e shtetit grek. E them këtë sepse ai me gjithë këtë veprimtari kriminale kishte arritur të pastronte paratë, të bënte biznese dhe me paratë e fituara të blinte edhe shtetin duke u pajisur me pasaportë greke që në vitin 2009. Pikërisht kjo është arsyeja ku dua të ndalem sesi shteti helen përdorte dy standarte, në njërën u jepte shtetësi krimineleve shqiptarë ndërsa nga ana tjetër emigrantëve " mjeranë" si puna ime që punuan dhe kontribuan për atë vend nuk përfitonin shtetësinë për shkak të një urdhëri të lëshuar nga qeveria greke që nuk lejonte homogjenizimin e shqiptarëve dhe të minoritarëve grekë të Shqipërisë në Greqi. Rasti më i mirë, por edhe i fatit të keq jam unë dhe shumë shqiptarë që nuk arritëm ta fitonim këtë të drejtë sipas Kushtetutës greke. Duke qenë i birësuar nga një familje greke që në fillim të 91-shit dhe me 5 vite të lejes së qëndrimit, duhet të përfitoja sipas ligjit në dhënien e shtetësisë. Pra që nga viti 1998 ka nisur kalvari im në dyert e ministrisë së Brendshme greke për të mësuar për aplikimin tim për marrjen e nënshtetësisë greke ku pas tre vjetesh, në 2001, vjen një përgjigje refuzuese e ministres së Pasokut, Vaso Papandreu pa asnjë arsye të shpjegueshme. E kam ndjekur çështjen time vazhdimisht duke patur edhe privilegjin e gazetarit si reporter për afro 10 vitesh pranë Presidenteve, Stefanopullos dhe Papulias si dhe Kryeministrave të vendit: Karamanlis e Papandreu por asnjëherë nuk merrja një përgjigje të saktë. Madje në 2003 m’u kërkua ta ndryshoj statusin e aplikimit jo si i birësuar, por si i huaj me dhjetë vite leje qëndrimi në Greqi, por edhe me këtë status mbeta në pritje pa shpjegime. Çeshtja shkoi deri tek Ministri Pavllopullos i cili më priti në zyrë dhe autorizoi sekretaren e tij për zgjidhjen e problemit tim, duke më premtuar se do ta zgjidhnin shumë shpejt si një favor. Pra me gjithë influencën që kisha për arsye të profesionit dhe me forcën e penës, përsëri pengesat ishin aq të thella sa ishin të ndikuara nga qarqet antishqiptare kundra emigrantëve të thjeshtë por që favorizonin anëtarët e mafies e greke të cilët e kishin kapur shtetin duke e paguar pr ti diktuar rregullat e tyre. Pra vendimi i ish-ministrës nuk ta arsyetonte refuzimin e shtetësisë, por në zyrën ku dosja ishte në pritje, nëpunsha në konfidencë më thoshte se është një urdhëresë e fshehtë që ja ndalonte shtetësinë çdo shqiptari. Gjatë një udhëtimi të vizitës së Presidentit grek në Gjermani, gjatë kthimit në aeroplan vjen e më takon dhe më pyet Karolos Papulias sesi trajtohem në shtetin grek si gazetar dhe i them se ndjehem shumë mirë dhe i vlerësuar profesionalisht nga institucionet, por nuk i thashë problemin personal se vazhdoj të sorollatëm për të marrë shtetësinë greke siç më takon me kushtetutë si i birësuar por edhe si i huaj. Me dorën e shtrënguar, Presidenti më tha: “unë dua që ti ta ndjesh vendin tim si vendin tuaj se na lidhin gjëra të përbashkëta , ashtu siç isha unë në Gjermani pas juntës greke, e cila më punësoi tek Deutsche Welle me të njëjtat privilegje si gjermanët perëndimor ashtu dua edhe shteti im të ju trajtojë ju shqiptarëve. Si përfundim unë nuk e mora kurrë shtetësinë greke sepse shteti grek kishte prioritet shqiptarët me rekorde kriminale sepse ishin të gjithë të kapur dhe paguheshin nga ana e tyre, siç rezultonte rasti i të ndjerit Irakli Davella nga Saranda. Që të përfitosh pasaportën greke, duhet të kishe vrarë në emër të krimit. Këtë ma rezultoi edhe një intervistë në 2008 me një të burgosur shqiptar, me dënim të përjetshëm duke më treguar për lidhjet e tij të forta me politikën greke, i cili më thotë se nëse të duhet të marrësh pasaportën greke mund të më ndihmonte, por nuk e mora seriozisht sepse llogjika më çonte se nëse kishte aq lidhje të forta përse duhet të qëndronte brenda qelisë. Por faktikisht kokat e krimit kishin kapur politikën greke por jo drejtësinë deri në atë shkallë siq ndodhi në Shqipëri ku krimi kishte kapur çdo institucion të saj. Pas largimit në SHBA 15 vjet më parë unë e mbylla historinë e turpit të autoriteteve greke, të mos dhënies së nënshtetësisë greke sado që e ndjera nënë Evangjelo që më birësoi donte që unë ta kisha shtetësinë se nuk donte të ndjehesha i diskriminuar, por i barabartë si gjithë vendasit. Ky është turpi i gjithë atyre që mburren me shtetin ku lindën themelet e demokracisë botërorë, të cilët siç rezultoi me viktimën e ditëve të fundit, në prioritet kishin venë personazhet e krimit duke shpërfillur vlerat e shqiptarëve që kishin ardhur për të punuar e kontribuar me djersën e ballit në zhvillimin e Greqisë duke respektuar ligjet e saj. Sot është lëvizja e 8 dhjetorit, që sot e quajmë dita e Rinisë. Megjithë madhështinë që ka kjo ditë, përsa I përket gjendjes mizore që u gjetën shqiptarët brenda një sistemi totalitar që kishte bllokuar të gjitha venat e lirisë, atë të shprehurit e të lëvizjes së lirë të qytetarëve. E vetmja gjë që kishte mbetur ishte marrja frymë për së gjalli nën rrënojat e prapambetjes. Pra asgjë nuk mund ta mohojë etjen e një kombi për ta dalë nga zgjedha e katër mureve me vargonjtë nëpër këmbë që nuk bënte dot asgjë, por që e mbante gjallë vetëm shpresa për të dalë në botën e lirë. Kjo ishte një lëvizje që vinte natyrshëm nga të gjithë shqiptarët por me fuqi motorike rininë studentore, që u bë forca e vetme e guximit dhe e shpresës për ta përmbysur regjimin më të egër të Europës. Sot për këtë ditë foli edhe Presidenti i vendit, i cili ndër të tjera tha- "Sot, të gjithë frymëzohemi nga akti qytetar dhe politik i dhjetorit ‘90 për të bërë realitet aspiratën e shprehur në thirrjen epike: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” Nder përjetë!”. Duke cituar vetëm këto rreshta të dalë nga sensi pozitiv i Presidentit Begaj, unë e kam më të lehtë për të kuptuar qëllimin madhor që kishte gjithë ajo turmë e madhe studentore, të cilëve pasi u kishte ardhur shpirti në majë të hundës nga regjimi totalitar, dalja në rrugë ishte më se e natyrshme pa qenë nevoja të nxitën nga të tjerët. Sepse këta të tjerët që më vonë do të sundonin politikën e vendit, shfrytëzuan turmat për qëllimet e tyre për ta sjellë vendin në këtë gjendje pas 34 vitesh. Ishin po këta parardhësit e presidentit Begaj që morën frenat e drejtimit të vendit dhe që prishën gjithë atë inspirim dhe frymëzim të dhjetoristëve duke na sorollatur në dyert e europës si delet pa Zot, duke mos bërë realitet edhe sot e kësaj ditë ëndërrën tonë për t'ju afruar, e jo më për ta bërë Shqipërinë si Europa. Fatkeqësia e vendit ishte se në atë lëvizje dhjetori për demokraci nuk u derdh aspak gjak por pushtetet kaluan ashtu si donte vetë regjimi i nomenklaturës duke na servirur të gjithë ata që kishin gëlltitur një qorbë të prishur për të vjellë gjithë jetën. Sepse vetëm ashtu mundën ta mbanin vendin pa ndëshkuar të kaluarën, pa ndëshkuar krimet e tyre. Në krye të lëvizjes së dhjetorit duhet të ishin vetëm ata që u persekutuan nga ai regjim, ku shpirti i tyre sakrifikues për demokraci vuante për dekada të tëra duke u dergjur burgjeve nën torturat më monstruoze nga ata njerëz që i sherbyen me devotshmëri sistemit totalitar. Por në krye të lëvizjes dolën disa halabakë, disa karrierista që vuanin për tu kapërdirë përpara kamerave dhe mikrofonave se gjoja "Zoti i tyre"( mos të bëjmë mëkat me Zotin tonë) i kishte sjellë në tokë për të "shpëtuar" kombin. Mjafton vetëm të shikosh asokohë disa video të kamerave të rralla në tryezat e këtyre politikaneve, të mbushura plot dhe që sot janë bërë dhe virale me fjalorin banal të tyre, për të kuptuar se kujt ky popull ja ka besuar fatin e tyre. Ata shfrytëzuan një popull të raskapitur nga diktatura për të përmbushur qëllimit e tyre kriminale, për të pasuruar familjet e tyre, por kurrë për të qenë një frymëzim i të ardhmes se vendit siç po na e servir sot me mesazhin përshendtës Presidenti pasardhës i tyre. Ata ishin dështimi më madh që ka patur historia politike e Shqipërisë duke na lënë sot pas 34 vjetëve jo vetëm larg dyerve të BE-së por në një nga vendet më të varfra të Europës. Çfarë mesazhesh duam sot nga këto politikanë që në çdo përvjetor kanë pushtuar ekranet e televizioneve dhe podiumet e ceromonive dhe të kollarisur e me aksesore firmato na mburren për arritjet e tyre, ku ne duhet të inspirohemi jo për arritjet e vendit por për arritjet e tyrë, të zhytur nga luksi me anë të aferave korruptive dhe rreth tyre një Shqipëri tjetër e zhytur në skamje. Derisa këta politikanë të jenë në skenën politike dhe që mbajnë peng fatet e vendit, ne nuk festojmë kurrë 8 dhjetorin, sepse si mund të gjejmë tek dështuesit frymëzimin e atëhershëm me shpresën e gjithë shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë jo si Zvicra por të paktën si gjithë Europa.
|
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
February 2025
Categories |