Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Ç’tregon sulmi i Donald Trump ndaj Zelensky-t

9/27/2024

0 Comments

 
Deklarata  e ish presidentit Tramp ndaj Presidentit ukrainas Volodimir  Zelenski nuk duhen injoruar aspak, sado që mendohet se janë kritika që kërkojnë një zgjidhje marrëveshjeje për paqen.

Sipas deklaratave të kandidatit për president Donald Tramp që sulmojnë  Zelenskin  duke ja vënë fajin se pse nuk bën një marrëveshje me rusët sado e keqe të jetë por është e mirë  për ti dhënë fund luftës që e ka kthyer Ukrainën në një vend gërmadhë me mijëra viktima dhe të  vështirër për  tu rikuperuar.

Për sa i përket marrëveshjes president Zelenski që herët ka qenë pozitiv për tu ulur dhe gjetur një zgjidhje, por pasi forcat ruse te jenë larguar nga tokat e pushtuara në Ukrainë.  Kjo është formula e palës ukrainase ndërsa nga pala Ruse nuk kemi asnjë iniciativë të saj pa realizuar qëllimin e "operacionii ushtarak" ku Trampi nuk po ja vë aspak në dukje ashtu siç po ja kërkon Zëlenskit. Por sipas tij një marrëveshje mund të arrihet atëherë kur rusët ja kanë arritur qëllimit, pra pasi e kanë zaptuar  Krimenë dhe pjesët  juglindore të Ukrainës. E gjitha kjo përveçse një retorikë në fushatën elektorale të Zotit Tramp është dhe një deklaratë e një kandidati republikan që nesër mund të bëhet President dhe të tillë formula marrëveshje që deri diku favorizon pushtuesit mund të ndezin një shkëndijë edhe në rajonin tonë të trazuar. Me këto deklarata kundra Presidentit ukrainas me siguri që zgjon ëndërrat e megalomanise serbe ku Vuçiç veçse ka fërkuar duart sapo e ka dëgjuar Trampin me këtë ide marrëveshje të quditshme   Këtu bëhet fjalë për Kosovën ku forcat serbe pasi po fuqizohen me armatim në çdo moment janë të gatshme dhe të mirë përgatitur për të ndërhyrë në veriun e saj dhe për të sjellë precidentin dhe llogjikën e ish presidentit Tramp për një marrëveshje pasi të ketë zaptuar veriun  e Kosovës.

 E supozojmë, atëherë kur mbase të kenë hyrë në territorin e Kosovës dhe tja kenë arritur qëllimit si rusët në territoret e Ukrainës, nëse do të kemi Trampin president , ai do ti kërkojë të njëjtën gjë  Kurtit siq po ja kërkon Zelenskiit tani, një marrëveshje  ku të  fituar do të jenë vetëm  Putin e Vuçiç.  Marrëveshje që sipas Trampit  agresorët ndalojnë luftën por që aneksojnë tokat e pushtuara. Nëse ndodh kjo atëherë u japim me të vertetë të drejtë konspiracionistëve me toritë e tyre që thonë se Trampi është një pro skllav ku vë  në rrezik sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Donald Tramp thotë se po të ishte ai  president, Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën dhe lufta nuk do të ndodhte. Nëse  me të vertetë Tramp bën mrekullira vetëm kur është në postin e Presidentit , atëherë lind pyetja që përse nuk bëri asgjë ndaj Rusisë që ti rikthente Ukrainës Krimenë sa  ishte në mandatin e tij  katër vjeçar 2016-20 ndërkohë që Krimea nuk kishte vetëm dy vjet e  pushtuar nga rusët. Përse se bëri atëherë kur diheshin që marrëdhëniet e tij me Putin ishin të mira madje në një rast  duke e komplimentuar shefin e Kremlinit  si një njeri të zgjuar.
​
Në fushatën e tij në Karolinën e Veriut. Tramp  e sulmoi  Zelenskin duke deklaruar - "Sa herë që vjen në vendin tonë, ai largohet me 60 miliardë dollarë, jam i sigurt se ai është biznesmeni më i mirë në planet”. Në këtë rast më tepër Donald Tramp po  sillet si një  biznesmen që don  të ruajë arkën e tij  sesa si një politikan  strateg  ku armiku që duhet luftuar medoemos ka vënë në rrezik paqen botërore dhe që kostoja është shumë fish më madhe sesa paratë që ka kërkuar Zelenski për ta ndihmuar. Për Trampin më me shumë rëndësi janë  miliardat e amerikanëve  pse  shkojnë për të suportuar Ukrainën sesa forca që i duhet treguar Putinit  për ti ndaluar furinë që ka marrë  jo vetëm për shkatërrimin e Ukrainës por për qëllimin e prishjes së rendit botëror.  Nëse nuk ndalohet  tani  me unitetin  e aleatëve  perëndimore duke suportuar Ukrainën atëherë edhe nëse rikthehet Tramp në  Shtëpinë e Bardhë  do të jetë shumë vonë  për ta bërë përsëri  SHBA-në  e madhe  me një ekonomi të fuqishme për vetë amerikanët.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    May 2025
    March 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact