Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Kujdes, Serbia është një Rusi e vogël në rajon

1/5/2024

0 Comments

 
Zhvillimet e tre ngjarjeve të fundit në Serbi pra 1) rikthimi i sherbimit ushtarak me rekrutimin i rinisë serbe për gjoja mbrojtje të kufijve ndërkohë që nuk ka ngakush të kërcënohet por më tepër një ringjallje e ushtrisë millivishiane me ndjenja megalomane nacionaliste   2) mos lejimi i ministrit kosovar Svelça të vizitojë shqiptarët e Preshevës ( në këtë rast Kosova duhet të ndjek vetëm politikën e reciprocitetit), si dhe 3) dhunimi dhe helmimi i liderit të partisë republikane serbe për shkak se vajti e vizitoi varrin e herot legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij duke pranuar më në fund publikisht genocidin serb ndaj kosovës dhe duke  kerkuar falje  po tregojnë qartë se shteti i saj është një plagjiaturë e shtetit mëmë, Rusisë.

Kjo është prova më e madhe për Bashkimi Europian  se Serbia nuk është gjë tjetër vecse një Rusi e vogël me fuqi baruti në ballkan e cila përbën rrezikun më të madh jo vetëm për destabiltetin  e rajonit por edhe për Europën në tërësi.
​
Ashtu si në Rusi ku siguria e cdo qytetari rus vihet në rrezik me anë të mekanizmave të KGB-së nëse i del kundra regjimit të Putinit të vret, e njëjta gjë ndodh në Serbi nëse një qytetar serb pronon realitetin ndaj Kosovës jeta e tij është në rrezik nga mekanizmat e sherbimit të saj sekret që po tregojnë qartë se shteti është i kapur nga bandat qeverisëse  dhe grupe të caktuara të  errëta që kontrollojnë ligjet e vendit dhe mospërfillës të ligjeve ndërkombëtare  të të  drejtave të njeriut. Prandaj tani është koha nga ana Bashkimit Europian për të dalë në mbrotje të Kosovës (që për qudi i ka vën sanksione ) dhe për të vepruar ndaj Serbisë jo vetëm për ta dënuar por edhe për ti treguar forcën e saj se cdo veprim i saj kundra Kosovës do marrë përgjigjen e menjehershme të ndërhyrjes së forcave  të Natos si e vetmja garanci në mbrojtjen e kufinjve dhe të integritetit të Kosovës. Kosova është një shtet ligjitim e cila që nga pavarsia e saj e ka   treguar orientimin e saj drejt perëndimit me ndërtimin e konsoludimin e instucioneve të saj demokratike që  është e vetmja rrugë që garanton të drejtën e të gjithë shtetasve të saj për të jetuar në paqe e harmoni ndër etnike. Kosova nuk duhet aspak të negociojë  me palën  Serbe derisa kjo e fundit të kërkojë falje, që nga politikanët deri tek qytetari i fundit i saj ashtu siq e mori guximin lideri republikan serb,Nikola Sanduloviç ,që ndjeu përgjegjësinë jo vetëm si politikan por si qytetar i thjeshtë që jeton me njollën e zezë të parardhësve të tij dhe të ithtarëve të tyre me mbeturina nacionaliste.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    May 2025
    March 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact