Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Kur e vërteta thuhet LIVE dinjiteti është mbi servilizmin

4/22/2026

0 Comments

 
Kur isha student në Athinë dhe punoja delivery natën, xhaxhai im, Viktori një intelektual i shumë lexuar, u thoshte kushërinjve që jetonin në një banesë në një lagje të Athinës - “Marko po u përplas me bosat e punës, u thotë, ik pirdhu.”

Ishte një metaforë që e përsëriste shpesh në atë kohë ku diskriminimi ishte i dukshëm sidomos tek afendikoit. Sepse për mua, në çdo vend pune ka një rregull të thjeshtë se respekti dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo rrogë apo favor.

Nuk kam besuar kurrë te servilizmi.

Nuk kam besuar kurrë që duhet të bëhesh “lepe-peqe” i pronarit për të mbijetuar.

Dhe këtë, me kohë, edhe xhaxhai im e kuptoi dhe e përdorte në çdo tavolinë. Por sot sapo lamë pas një reality show që theu të gjitha tabutë. Prandaj më pëlqeu shumë ajo që pamë te post Big Brother VIP Albania 5, sepse nxori në pah një të vërtetë që e kemi të gjithë, por rrallë e themi, të vërtetën në sy.

Rogert Sterkaj tha atë që shumë e mendojnë, por nuk e thonë kurrë kur përballë kanë dikë “me pushtet”.

Ndërsa Ledion Liço, si moderator dhe figurë kyçe e ekranit, pranoi përballjen publikisht, ashtu pa u fshehur pas rolit apo pozitës, edhe pse këtë të fundit nuk e pranon kurrë, ndoshta nga modestia.

Dhe kjo është e rrallë, sepse zakonisht ndodh e kundërta ku shumë “bosa” nuk e kanë kapacitetin të përballen me një realitet LIVE, aq më tepër me një Rogert Sterkaj të paparashikueshëm, që ta thotë troç në sy, pa filtra.

Kur dikush ka diçka në dorë si punën, ekranin, mundësinë, atëherë njerëzit nuk flasin. Përkundrazi, bëhen edhe më servilë. E shohim çdo ditë, si në politikë, në administratë, në televizione. Lajka për të mbijetuar, por edhe heshtje për të mos humbur vendin e punës.

Fjalë pas shpine, por jo në sy, dhe kur vjen momenti i debatit si në këtë rast televiziv, ata lëshohen si hienat, jo për të vërtetën, por për t’i bërë lajka eprorit dhe për të shqyer kolegun.

Por ajo përplasje në BBVIP 5 theu një model, se një që flet troç, dhe një tjetër që e përballon publikisht bëhen më të pëlqyeshëm për publikun sepse sinqeriteti është mbi gjithçka.

Në fund të ditës më i sinqertë është ai që ta thotë në sy, dhe jo ai që të buzëqesh përpara dhe të godet pas shpine.
​
Prandaj, ky është një test karakteri që jo të gjithë e kalojnë, por që nga ekrani i madh i Top Channel, jo vetëm na kujton të reflektojmë mbi veten, por edhe na detyron sesi të reflektojmë.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    April 2026
    March 2026
    February 2026
    January 2026
    December 2025
    November 2025
    October 2025
    September 2025
    August 2025
    July 2025
    June 2025
    May 2025
    March 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact