Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Kur Krimi Të Bën “MUU” në Mes të Tiranës dhe Shteti Rri Spektator.

10/1/2025

0 Comments

 
Vendimi i fundit për konfiskimin e pasurive të një notereje të njohur në Tiranë na zbulon edhe një herë se krimi i organizuar nuk fshihet më pas perdeve të fshehta, por është ulur këmbëkryq në zemër të institucioneve të drejtësisë dhe shtetit. Jo vetëm që bota e krimit është bërë pjesë e përditshmërisë shqiptare, por tani ajo ekspozohet pa frikë, me arrogancë dhe luks të pakontrolluar në rrjete sociale, në rrugët e qyteteve, në klubet VIP dhe në sytë e të gjithëve,  përfshirë edhe policinë.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: Kur të gjithë i shohin, pse shteti nuk sheh?

Luksi është flamur i krimit të organizuar. Nëse dikur krimi i organizuar në Europën Lindore  si në rastin e Rumanisë ku  bosët e krimit përdorin Lada të vjetra për të mos rënë në sy dhe me një profil të ulët,  në Shqipëri ndodh e kundërta në luks të shfrenuar, makina 200 mijë euro, ora që kushtojnë sa një apartament, festa ekstravagante, vila që ngjajnë me pallate mbretërore. Dhe këta individë, me precedentë penalë apo edhe në kërkim, nuk fshihen por ekspozohen publikisht si të paprekshëm. Ky është një mesazh i qartë: Krimi nuk ka frikë nga shteti. Madje, krimi tallet me shtetin.

Po institucionet speciale ku janë?

Në letër, Shqipëria ka krijuar struktura të specializuara për të luftuar krimin si BKH, SPAK, anti-krimi, antidroga… por rezultatet janë të pakta krahasuar me shtrirjen reale të kësaj bote. Ndërsa kriminelët lëvizin të lirë në Bllok dhe në rrugët e qyteteve me makina që bëjnë “MUU” në fytyrën e shtetit, forcat e rendit shpesh mbajnë qëndrim pasiv, për të mos thënë bashkëpunues.

Pyetja e dytë është po aq e rëndë: A ka shteti guxim të prekë të fortët e vërtetë, apo merret vetëm me shoferët pa patentë?

Kur ndaloheshe për një “papaq” në Greqi, po në Shqipëri për një Bentley? 

Në Greqi, për një shkelje të vogël trafiku mund të përfundosh në komisariat për verifikim. Në Shqipëri, një person me të kaluar kriminale, që qarkullon me një Bentley apo Rolls Royce pa pasur kurrë një biznes të ligjshëm, nuk pyetet kurrë: “Nga i ke marrë këto para?”. E drejtë kjo që policia nuk e ushtron dot? Apo nuk lejohet ta ushtrojë?

Policia shqiptare ka të drejtë dhe ka detyrimin të ndalojë për verifikim çdo mjet luksoz, sidomos nëse ka dyshime për pasuri të pajustifikuara. Por mungon një gjë,  vullneti për të vepruar, sepse fijet e këtij luksit shpesh të çojnë në duart e politikës, të pushtetit, dhe të mbështetësve të fushatave.
Krimi i kapur për veshi nga mediat, por jo nga shteti.

Ka raste kur vetëm pas një raportimi në media, prokuroria dhe policia nisin lëvizjen. Kjo është një tjetër e dhimbshme kur  drejtësia reagon vetëm kur ekspozohet në publik, por jo në mënyrë proaktive. Çfarë ndodh me qindra raste që nuk bëhen publike? Sa veta jetojnë sot të lirë me miliona euro të pista, vetëm sepse nuk kanë bërë ndonjë “gabim” për Instagram?

A kemi kapje të shtetit apo frikë nga shteti?

Po pse nuk ndalohen për kontroll? Policia e ka këtë të drejtë. Por mungon vullneti. Mungon shteti. Dhe mbretëron frika. Ndaj krimi ecën i qetë, jo i fshehur, por me altoparlant.

Dikur thuhej që krimi kishte depërtuar në shtet. Sot, shumë besojnë se krimi ka zëvendësuar shtetin në disa zona. Ai mban peng policinë, politikën, gjyqësorin. Dhe për këtë arsye, askush nuk guxon të prekë “të fortët”, përveç nëse ata bëhen problem për vetë sistemin.

A do veprojë shteti, apo do shohë si spektator?  

Zgjidhja ekziston nëpërmjet gjurmimit të pasurisë përmes luksit të ekspozuar, hetim financiar i burimeve të të ardhurave, kontrolle të rastësishme në rrugë për verifikim, vendosje e ligjit pa frikë dhe pa paragjykim. E gjitha kjo është e mundur, por kërkon një shtet që do të bëjë detyrën dhe jo të mbajë anën e atyre që e kanë kapur.

Sepse në fund, kur krimi bën “MUU” në mes të qytetit, dhe askush nuk reagon, atëherë shteti nuk është më shtet. Është vetëm spektator.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    February 2026
    January 2026
    December 2025
    November 2025
    October 2025
    September 2025
    August 2025
    July 2025
    June 2025
    May 2025
    March 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact