Kur themi se kishim dështuar me drejtësinë, përse duhen ftuar në studio ish-krerët e saj?!!!7/23/2024 Ngarkesa dhe diferenca e orës nuk ma krijon mundësinë ti ndjek live mediat televizive shqiptare, por për fat të mirë disa emisione te tyre politike publikohen edhe ne faqet online. Në rastin konkret bëhet fjalë për emisionin Top Story ku si tematikë kishin shkarkimin e Prokurorëve të Përgjithshëm në Shqipëri dhe vartësia e tyre nga pushtetet. Për hir të vertetës ngaqë nuk kam jetuar në Shqipëri që me ndërrimin e sistemit, nuk është se kam ndonjë histori personale apo ndonjë njohuri të detajuar të punës së tyre të përditshme në karrierën e tyre. Por, ajo që më ngacmoi është se në studio ishte i ftuar një nga këta ish Prokuror i Përgjithshëm . Dhe ajo që dallova tek diskutimi tij në këtë studio, ai thoshte "Ne atëherë edhe në kohën e Maksit, kishte një mbrojtje, një imunitet ministri, kryeministri, të gjithë zyrtarët e lartë të cilët nuk i thërrisje dot në prokurori sepse nuk vinin, ose po t’jua çoje ftesën nuk vinin sepse ti nuk mundje siç përdoret me qytetarët dhunën për ta marrë forcërisht”.
Pra sipas pohimit të tij, ish kryeprokurori nuk thoshte se ne i thërrisnim dhe ata nuk na vinin, ose ua dërgonim ftesën dhe ata e shpërfillnin. Por ai thoshte "PO TI" pra nëse donin pa pa vepruar, që do të thotë se nuk e bënin mundin për ti thirrur, pse të humbisnin kohën kot me fletëthirrjet a thua se ata ishin vënë për tu bërë fresk politikës. Me pak pak fjalë kryeprokurori në atë kohë nuk kishte as guximin dhe as vullnetin, se ky zanat do këllqe për ti çuar ne dyert e drejtësisë. Me këtë logjikë të kryeprokurorit para vetingut drejtësia në Shqipëri kështu ka funksionuar gjithë ato vite , që me provat që kishin me plot shkelje dhe krime zyrat e prokurorisë përpara se të përpilonin akuzën duhej pyetur shefat e tyre nëse u preken interesat apo jo. Dhe këtë e kam bindje të plotë se me këtë ish kryprokuror jam gjendur përballë vetëm një herë në Athinë ku unë punoja për gazetën Panorama dhe ai kishte ardhur në takiminin e bujshëm me homologun e tij grek për ceshtjen e parave të fajdeve. Investigimi gjurmonte paratë e shqiptarëve që ishin ngarkuar dhe transportuar me valixhe drejt shtetit fqinj dhe pa trazuar kishin kaluar doganën dhe pastaj ishin depozituar në bankën greke të Janinës të ndihmuar nga një ish deputet shqiptar i minoritetit të asaj kohe. Dhe këtë histori investigative disa mujore me kolegët grekë e kisha përcjellë edhe në mediat shqiptare si çeshtja "Vavili" . Një personazh i botës së krimit i cili për shumë vite rresht ishte strehuar i kamufluar si një prift në një manastir grek, por që në realitet ishte i lidhur dhe bashkëpunonte fort me kriminelet grek dhe shqiptarë në përvetësimin e pronave dhe pastrimin e parave. Në rastin konkret ai kishte qenë njeriu kyq i pastrimit të parave të fajdeve që ishin djersa dhe gjaku i shqiptarëve duke i depozituar ne bankat e nivelit të dytë në Greqi. Pikërisht nga ky skandal i madh për Greqinë i investiguar nga gazetarët (investigim që duhet të ishte kryer nga prokoritë dypalëshe ) kishte ardhur edhe ish kryprokurori shqiptar për të diskutuar me homologun grek dhe që siç rezultoi më vonë më tepër ishte një takim darke me shpenzime për stafin sesa pune për të ndjekur hetimet. E them këtë se kur dolën në konferencë për shtyp të rrethuar nga dhjetëra gazetarë unë e pyeta drejtpërdrejtë kryeprokurorin grek nëse kishte hetim të thellë të institucionit të tij për këtë çështje si në Greqi ashtu në Shqipëri sepse të dëmtuar ishin shqiptarët. Por për kryeprokurorin tonë kjo pyetje kuptohej ndryshe, si një ndërhyrje në punën e institucionit të tij ose thënë troç në prishjen e interesave të kokave të mëdha që ishin të implikuar në këtë histori. Mesa duket ky prokuror o e dinte greqishten ose nga përkthyesi, menjeherë pas pyetjes sime, në fillim më shikoj shumë vrazhdë dhe brenda turmës më drejtohet nëpër dhëmbë"cfarë po të duhet ty ti bësh këtë pyetje" me llogjiken se përse duhet të hetonin pala grekë në Shqipëri kur atje ka hetues shqiptarë dhe autoritete vendase. U shokova se nuk e prisja kurrë që një drejtues i lartë ti drejtohet ashtu një gazetari, dhe ti kontrollojë pyetjen e tij, që në botën perëndimore jo vetëm që është shkelje etike por figura e gazetarit është një personalitet, dhe një aset i paprekshëm me plot vlera në botën demokratike . Këtë ndërhyrje në mendjen time e mora si një veprim shantazhues që kërkon të kontrollojë misionin tonë të gazetatarit por ngaqë nuk jetoja në Shqipëri nuk e mora seriozisht për ta publikuar. Edhe që kanë kaluar 20 vite për këtë nuk kisha folur kurrë dhe e mbajta në vetvete se mendoja se ky lloj komunkimi në Shqipëri, i organit të akuzës me gazetarët e mediave ishte e përditshme sepse dihej botnisht gjithçka ishin të kontrolluara nga shefat e tyre. Por ajo që më bëri të thyej heshtjen tani, madje edhe më shumë përshtypje se edhe pas vetingut dhe reformës në drejtësi përse duhet thirren në studio këta Kryeprokuror të dështuar ku gjatë gjithë karrierës së tyre nuk kanë asnjë histori suksesi ndërkohë që Shqipëria ishte e mbushur me plot ceshtje voluminoze, me dinamikë të ngjarjeve dhe me plot padira në zyrat e tyre . Dosje me krime nga më monstruoze dhe të paprekura. Prandaj Shqipëria për 30 vite mbeti një vend katrahure sepse krimi ishte ulur këmbëkryq me drejtësinë dhe faturat i paguanin vetëm qytetarët e thjeshtë ashtu siq ndodhi me paratë e fajdeve .
0 Comments
Leave a Reply. |
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
November 2024
Categories |