Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Marinela: një zë përtej kufijve

3/29/2026

0 Comments

 
Që dje, diva e muzikës greke Marinela është ngjitur në qiellin e engjëjve.

Marinela nuk ishte vetëm një ikonë e skenës muzikore, por edhe një figurë që përfaqësonte elegancën dhe aristokracinë e jetës greke. Një emër që u bë i njohur edhe për publikun shqiptar, madje që para ndryshimit të sistemit. Ajo u kthye në një fenomen me këngën “Dimitrula mou”, dhe në koncertin e saj të parë në Shqipëri arriti të mbushte Pallatin e Koncerteve si rrallëherë më parë.

Edhe unë, që jam rritur në veri, aty ku gjuha greke nuk arrinte, por fjalët e para në greqisht i kam mësuar, pikërisht nga zëri i saj i jashtëzakonshëm. Ishte një zë që kaloi kufijtë dhe bashkoi popuj, pavarësisht plagëve që historia kishte lënë pas.

Nëse shqiptarët kishin si divë Vaçe Zelën, për grekët Marinela ishte gjithçka, një simbol që respektohej nga të gjithë, nga më i madhi te më i vogli.

Ajo u shndërrua në një legjendë, me koncerte të rralla që mbaheshin në tempullin e muzikës klasike, në Odeon e Herodes Atticus, duke i dhënë çdo paraqitjeje një dimension të veçantë.

Pavarësisht peshës së madhe artistike dhe hijes që mbante, ajo arriti të fitojë dashurinë edhe të publikut shqiptar, duke u bërë këngëtarja e parë greke që u ftua të performonte në Shqipëri gjatë asaj kohe.

Në jug, zëri i saj kishte mbërritur më herët përmes valëve televizive e radios greke, por për pjesën tjetër të vendit, ajo erdhi si një frymë e re, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy popujve po hapeshin, të ndikuara edhe nga figura Andrea Papandreut.

Dhe kështu, bashkë me atë erë të re, erdhi edhe zëri i Marinelës, si një zë që nuk i përkiste vetëm një vendi, por të gjithë atyre që dinë të ndiejnë muzikën.
​
Sot ajo heshti… por jehona e saj vazhdon edhe përtej kufijve. Sepse legjendat nuk largohen, ato thjesht kthehen në përjetësinë e trashëgimisë kulturore të muzikës së popujve pa kufinj.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    April 2026
    March 2026
    February 2026
    January 2026
    December 2025
    November 2025
    October 2025
    September 2025
    August 2025
    July 2025
    June 2025
    May 2025
    March 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact