Masakra Raçakut një dëshmi e gjallë ndaj qëndrimeve idjote të gazetarit Carlson dhe regjizorit Stone1/16/2025 Si sot me 15 janar 1999 masakra e Reçakut shënon një nga krimet më mizore brenda një ditë që ka kryer njerëzimi që pas luftës së Dytë botërore. Në ato ditë të ngjarjes isha student në Athinë dhe në konviktin e studenteve më takon Rudenc Ruka, një super patriot, arkeolog dhe hulumtues i studimeve historike shqiptare i cili pasi kishte marrë pamjet e para në internetin e sapodalë të asaj kohe, me tregon për masakrën e Raçakut, dhe që kishte filluar ti publikonte në chatin e tij të hotmailit për të sensibilizuar këdo, e për të kuptuar dorën përbindëshe të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, i cili nuk kishte ndalje. Pas gjithë atyre krimeve që kishte bërë në Bosnjë radhën e kishte Kosova për të kryer genocidin më të madh të shekullit 20-të.
Më kujtohet një punë të madhe për sensibilizimin e opinionit grek bëri edhe i ndjeri, atdhetari e albanologu më i madh i Arvanitasve Arestidh Kolja, i cili më fotot e masakrës së Raçakut që i mbante në duar duke ua dëshmuar të gjithë teleshikuesve të emisionin më të shikueshëm të gazetarit grek, Makis Trandafillopulos "Xhungla", dhe duke jua vënë gishtin kolegëve të tij në studio, se kush bën vëllezër kriminelët serb janë turpi i Greqisë. Imazhet tmerruese të asaj dite pasi bën xhiron e botës duke treguar se mizoritë e kasapit të Ballkanit Millosheviç nuk kanë limit aleanca atlantike me ShBA-në në krye u përgatiten për ti dhënë goditjen përfundimtare të makinerisë vrasëse të serbëve. Por duhej sensibilizuar e gjithë bota se kjo makineri e vdekjes së njerëzimit duhet ndaluar një herë e sa më parë. Prandaj edhe bombardimet ishin mëse të nevojshme për të ndaluar reprezaljen e forcave serbe ndaj popullsisë së pafajshme të Kosovës. Edhe pse kanë kaluar 26 vite nga masakra e vrasjes së 45 civilëve brenda pak orëve , mosnjohja e gjenocidit nga ana e palës serbe, si autorë të krimit shokues, tregon se pasardhësit e atyre kriminelëve jo vetëm nuk janë distancuar por vazhdojnë të mbajnë gjallë nacionalizmin e tyre shkatërrues deri në atë pikë sa të viktimizohen nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pikërisht për këtë propaganda pro serbe dhe antishqiptare ka nisur të shfaqet edhe përtej Atlantikut në shtetin e aleatës më të madhe të shqiptarëve, në SHBA. Ajo që na shqetëson më shumë të gjithëve është se kjo frymë dashakeqëse antishqiptare ka hyrë edhe në elitën mediatike konservatore amerikane, me pionerët e tyre Tucker Carlson dhe regjisori Oliver Stone. Janë dy figura të njohura si mbështetës së flaktë të Donald Trump, por qendrimet e tyre të djathta kalojnë ekstremet me tendeca fashiste. Tek shumica e amerikanëve dhe e shqiptarëve të Amerikës. Këto dy figura nuk sjellin aspak ndonjë adhurim, përkundrazi opinionet e tyre me plot mllef e urrejtje ndaj kundërshtarëve politikë më tepër të irrididintojnë dhe të bëjnë të ndërrosh kanal. Prandaj edhe bashkëbisedimi i ditëve të fundit që me deklaratat e tyre kundra bombardimeve të Natos në Serbi në 1999 ishin lajm për ne shqiptarët por për amerikanët jo se ju bën më përshtypje ekstremizmi i tyre deri dhe përtej llogjikës jo vetëm si antishqiptar por edhe si antiamerikan. Oliver Stone njihet publikisht si një antianerikan, mik i Vladimir Putin pra si një filorus i thekur, që do të thotë se në realitet ai është një mik i armiqve të përjetshëm të SHBA-së. Pra si një antiamerikan që ka shkelur mbi gjakun e gjithë dëshmorëve amerikanë që kanë rënë për mbrojtur demokracivë të brishta në shumë vendet e botës. Po të bëjmë një analogji të sulmeve bombarduese amerikanë, pyetja për Turce Carlson ështe nëse Serbia nuk duhej të bombardohej nga forcat aleate, atëherë përse Iraku duhej të bombardohej pas sulmit në Kuvajt me urdhrin e liderit të tyre shpirtëror të familjes Carlson, GW Bush kur dihet që nuk kishte reprezalje masive të popullatës si në Kosovë. Madja babai i Turce Carlson, si një gazetar i njohur i familjes Bush ka qenë një përkrahës i madh dhe reporter i bombardimeve amerikane në Irak .Për ta vënë në dijeni Oliver Stone, se shtet gangster është Rusia ku bëjnë ligjin Oligarkët e Putinit, dhe jo Kosova që për pak vite ka ndërtuar një shtet demokratik sado që forcat serbe proruse veprojnë me të gjitha mënyrat në veri të saj për të destabilizuar shtetin e saj. Ajo që pritet është sa sa do ndikojnë të dy këta figura të neveritshme antishqiptare në administratën e Trump, e cila do të ketë një rol kryesor në marrëdhenjet e negocimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nuk duam të parashikojmë që tani për fatin e Kosovës se si do të jetë në duart e Presidentit Trump për katër vite e ardhshme, por nëse të fituar do të jenë Serbët vota e shqiptarëve të Amerikës do të jetë turpi më i madh që i është bërë ndonjëherë interesave madhore kombit, që është mbi gjithçka. Gjithësesi uroj që Trump do të ndjekë linjën historike të Presidenteve të SHBA-së për të mbrojtur interesat e tyre aleatëve të tyre strategjikë dhe të shqiptarëve si populli më proamerikan i botës.
0 Comments
Leave a Reply. |
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
February 2025
Categories |