Pasi zgjodhëm Presidentin Donald Tramp me shpresën që ta bëjë "Amerikën e Madhe Përsëri", tani vëmendja e shqiptarëve të Amerikës me të drejtën e votimit dhe të zgjedhjes është kthyer në mëmëdheun e tyre të dashur. Aty ku kanë ngelur më pak se dy muaj dhe partitë e mëdha kanë "mprehur shpatat" në betejën e tyre elektorale për të bindur shqiptarët se lufta në mes partive sapo ka filluar por fitoren e zgjidh vota e juaj .
Këto janë zgjedhjet më interesante që kanë ndodhur ndonjëherë sepse brenda kësaj dinamikë ka hyrë edhe SPAK, i cili po tregohet e pamëshirshëm ndaj politikanëve, të cilët sado me influencë në elektorat sot janë më të pa mbrojtur se kurrë nga mëkatet e tyre. Nga të gjithë liderët politikë më i sigurti për fitoren është lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama. E di se të gjithë toksikët nuk e pranojnë këtë mendim, madje do ha edhe të sharat e tyre, por unë dua të flas me realitetin dhe jo atë që dua unë. E kam thënë me kohë se kur në kabinetin qeveritar një anëtar dënohet për korrupsion, të paktën për moral lideri duhet të japë dorëheqjen. Kjo është ana morale që e kërkon një shtet demokratik. Përderisa në Shqipëri kjo nuk ka ndodhur, tregon se shqiptarët janë më të përshtatur me mënyrën e qeverisjes sesi e drejton kryeministri, pra gjithësecili merr përgjegjitë e veta. Ndërsa në anën juridike nëse ndaj kryeministrit deri tani nuk ka asnjë akuzë për shkelje ligjore atëherë nuk mund ta bëjmë fajtor medoemos për shkeljet e kolegëve të tij sado edhe miq apo të afërm të tij të jenë. Se ndryshe do kthehemi në diktaturë ku dëmin e vuante gjithë farefisi. Kështu ka funksionuar përherë me shqiptarët, mbajnë qendrim vetëm atëherë kur shkojnë drejt qelive me akuzat ndaj tyre, sesa ndaj përgjegjësive morale. Ajo që kuptoj unë deri tani është se korrupsioni në politikë paska vepruar në mes të afërmeve dhe miqvë të tyre shumë të besuar duke ju afruar poste dhe tendera. Pra brenda një cikli të shumë mirë besuarve, dhe aspak nëpërmjet kolegëve politikanë, drejtore, ministra apo deputetë. Këtë arrita ta besoj edhe nga një intervistë e fundit e Ilir Metës e dhënë nga qelitë e burgut për emisionin Opinion ku thotë "Në korridoret e burgjeve kam takuar njerëz shumë më me vlera dhe karakter se në “korridoret” e politikës. Me këtë frazë arrij të kuptoj se punët e pista është shumë më lehtë t’i kryesh me njerëzit e zanatit, pra të krimit sesa me besnikët e partisë, të cilit një herë e një kohë, njërit që donte ti besonte, i ndjeri e denoncoi dhe demaskoi me bllokun në dorë me zë e me figurë. Ajo që po rezulton deri tani është se të gjithë ish-kolegët e kryeministrit që nga ministri Tahiri e deri tek i fundit ish kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, Edi Rama nuk ka asnjë lidhje si direkte dhe indirekte me ta. Se po të kishte të gjithë këta për të shpëtuar do ta kishin varrosur 7 herë nën dhe. Pra deri tani unë nuk mund të flas asgjë për kryeminstrin e sotëm, përderisa drejtësia nuk e akuzon, sadoqë zërat duan ta bëjnë si më të korruptuarin. Unë flas me gjuhën e fakteve ku SPAK nuk ka asnjë gjë deri tani, derisa nuk e ka bërë publike sado që të jetë edhe nën hetim. Pra po ta marrim garën e sapo nisur se kush ka më shumë shanse për të fituar zgjedhjet e 11 majit, llogjika vetvetiu na çon tek socialistët me Edi Ramën. Po opozita ku gjendet? Partia Demokratike që është më e madhja në mes të opozitës, por më e rrënuara dhe më damkosura ka pak shanse për të dominuar mbi vetë opozitën e vogël e të ndershme, se sa i përket daj socialistëve të konsoiliduar, nuk behet fjalë. Ajo që po i dëmton më shumë demokratët është ndarja e tyre me të kaluarën, ku lideri i tyre me plot akuza ku me shpatën e demokleut më tepër po lufton aleatët e tij sesa kundërshtarin më të madh të opozitës, Edi Rama. Të gjithë ish aleatët e tij nuk e duan sepse ata dijnë shumë mirë se sa e vështirë është të bindësh shqiptarët me një nongrata në krye. Me të akuzuarit e SPAK-ut nuk mundet Edi Rama, i cili ka ditur sesi të mbajë afër partinë e aleatët e saj. Të djathtëve u duhet më tepër t’i besojnë asaj opozite që japin më shpresë partitë e reja, me liderë e tyre të rinj e të pa inkriminuar, sesa të një partie pak më të madhe por të rrënuar. Një parti e drejtuar nga një lider "i vdekur" që u duhet së pari të zgjidhin hallin e tyre e të familjes me drejtësinë jo më të zgjidhin problemet e shqiptarëve.
0 Comments
Leave a Reply. |
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
May 2025
Categories |