Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Në 2010 kur NETFLIX krahasohej me "Ushtrinë shqiptare"

12/6/2025

0 Comments

 
Nga metafora përçmuese te realiteti i ri. Si “ushtria shqiptare” u kthye në simbol të një transformimi global.
Në vitin 2010, kur industria e argëtimit ishte ende e dominuar nga gjigantët tradicionalë, CEO i atëhershëm i Time Warner Jeff Bewkes që përfshinte Warner Brothers dhe HBO)u pyet nëse Netflix,  një kompani relativisht e vogël në atë kohë  mund të arrinte ndonjëherë të konkurronte me kolosin Warner Brothers dhe madje ta blinte atë. Përgjigjja e tij ironike u bë e famshme asokohe: “Nuk ka gjasa. Është si të të blejë ushtria shqiptare.”

Kjo metaforë përçmuese nuk kishte asnjë lidhje direkte me Shqipërinë por ajo thjesht u  përdor si një imazh të perceptuar si të vogël e të parëndësishëm për të nënvlerësuar Netflix-in. Në thelb, CEO Jeff Bewkes donte të thoshte se kompania ishte shumë e vogël, pa ndikim dhe pa asnjë mundësi të kërcënonte status quo-në e industrisë.  Por historia ka një mënyrë të veçantë për të përmbysur paragjykimet e sidomos kur në mes futet teknologjia.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, metafora e tij është kthyer kokëposhtë.  Netflix, dikur i krahasuar me “ushtrinë shqiptare”, sot është një nga gjigandët globalë të argëtimit dhe ndodhet në fazat finale të blerjes së Warner Brothers për 72 miliardë dollarë. Kompania që dikur injorohej si një aktor i vogël sot formëson shijet, zakonet dhe kulturën e miliarda njerëzve në mbarë botën.

Paradoksalisht, edhe Shqipëria ka ndryshuar. Nga një simbol i vogëlsisë në metaforën e vitit 2010, sot vendi ka rritur rolin e vet si faktor stabiliteti në rajon dhe si një aleat aktiv në NATO. Ndryshimet në Forcat e Armatosura, zhvillimet politike, angazhimet ndërkombëtare dhe modernizimi gradual e kanë bërë Shqipërinë një aktor më të respektuar në skenën euroatlantike.

Edhe pse transformimi i një vendi nuk është i njëjtë me revolucionin teknologjik të një platforme globale, të dyja tregojnë të njëjtën të vërtetë: "Asgjë nuk mbetet e vogël përgjithmonë".

Ironia e deklaratës së CEO-s të Warner Brothers, Jeff Bewkes i vitit 2010 është e pamohueshme. Netflix, që u tall si i pafuqishëm, jo vetëm që sfidoi industrinë, por e rikonfiguroi atë nga themelet. Nga shpërndarja tradicionale e filmave te prodhimet origjinale, nga sala e kinemasë te ekrani i shtëpisë, kompania shndërroi të gjithë mënyrën se si njerëzit konsumojnë argëtim.
​
Ky episod mbetet një mësim i qartë për biznesin, politikën dhe shoqëritë: kurrë mos nënvlerëson të voglin.
Teknologjia, vizioni dhe koha kanë forcën të transformojnë edhe atë që dikur dukej i parëndësishëm në një faktor global.  Dhe në këtë rast, si Netflix-i ashtu edhe Shqipëria e kanë treguar se rritja është gjithmonë e mundur dhe shpesh tejet e papritur.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    January 2026
    December 2025
    November 2025
    October 2025
    September 2025
    August 2025
    July 2025
    June 2025
    May 2025
    March 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact