Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Një ditë me Kongresmenin e ri të shqiptarëve të Amerikës

6/29/2025

0 Comments

 
Të takosh një kongresmen amerikan për të qarë hallin e ndonjë politikani shqiptar se ka problem me drejtësinë në Shqipëri ndoshta janë ata të Teksasit, por të takosh një kongresmen për të qarë hallin e komunitetit të shqiptarëve në periferinë më të pasur të Nju Jorkut, nuk është tjetër kush, përveç George Latimer.

Njëherë e në një kohë, shqiptarët në tërësi përfaqesoheshin nga dy kongresmenet me besnik për çështjet e kombit: nga Eliot Engel dhe Joe Dioguardi.

Ata kanë vite që janë shkëputur nga jeta politike për shkak të moshës dhe pensionimit të tyre nga shërbimet e tyre më të larta shtetërore, por që kanë lënë një boshllek të madh në përfaqësimin e shqiptarëve në Kongresin Amerikan.

Ata ishin një zë i fuqishëm për çeshtjen e Kosovës, të cilët  luajtën një rol kyç që në fillimet e saj të vitet 80-të e deri në të gjithë atë që Kosova gëzon sot. Madje pa praninë e tyre, Kosova mund të mos ishte ajo që është sot, një shtet falë lobimit të tyre të hynte në hartën e prioritetit të sipërfuqisë më të madhe në botë, në atë të SHBA-së.

I  gjithë ky kontribut i tyre i pashoq sot ka hyrë në historinë e kombit tonë dhe nuk ndahet kurrë nga memoria e gjithë shqiptarëve. Tani që ata janë jashtë jetës aktive në politikë, Kosova ka hyrë në një tjetër etapë të historisë, në atë të njohjes, të forcimit dhe të zhvillimit të saj si shtet demokratik që në kaq kohë të formimit të saj ka bërë  përparim të  dukshëm.

Ky konsolidim demokratik i saj  është për tu patur zili nga  shumë shtete të tjera me probleme në shtetbërjë me demokraci të munguar. Sado që Kosova ka bërë përparime, përsëri e ka nevojën e komunitetit të shqiptarëve të Amerikës me ndihmën e kongresmenëve amerikanë.

Dhe rastësisht me anë të kushërirës sime Ledit mësova se ka shqiptarë patriotë që po punojnë për këtë, të afrimit të tyre me kongresëmenë që e duan kombin tonë dhe që  luftojnë për çeshtjet e tij madhore. Familja patriotike Nikçi nga Kosova e përfaqësuar me Valonin dhe motren e tij Vlora, janë organizatorët që po punojnë fuqishëm për këtë kauzë për të afruar edhe njëherë zërin e komunitetit të  shqiptarëve në Kongresin Amerikan me anë të miqve më besnik që e duan kombin tonë dhe shqiptarët.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara, shqiptaro-amerikanët republikanë e demokratë po punojnë për të rritur ndikimin tonë dhe për të shtuar numrin e miqve dhe përkrahësve në të gjitha nivelet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara – në atë lokale, shtetërore dhe federale. Dhe së bashku, do ta bëjmë realitet.- u shpreh optimist organizatori i këtij takimi, Valon Nikçi. 

Dhe një kongresmen i tillë për Valonin është politikani i fuqishëm e me influencë, George Latimer, një pasardhës i Engel Eliot nga i cili ai mori bekimin dhe suportin e tij më të madh në zgjedhjet e fundit falë ndikimit të të madh tek  shqiptarët. Ai vjen si një njeri i dashur dhe më i besueshmi i shqiptarise për çeshtjet kombëtare.  

Falë ftesës së Valonit e Vlorës nëpërmjet Ledit, unë mora pjesë në një nga takimet më të mëdha të komunitetit të shqiptarëve të qarkut më të pasur të Nju Jorkut, në Westchester County me kongresmenin e tyre George Latimer. Ishte me të vertetë një kongresmen alla "gju me gju me popullin " pasi  diskutonte dhe dëgjonte hallin e gjithë secilit  në fund shtrëngonte duart duke bërë edhe fotografi me shqiptarët. Si kjo sjellje më  ndodh t’i shoh vetëm  në sheshxhirime, atëherë  kur yjet e filmit  pasi mbarojmë skenat  japin autografe për admiruesit e tyre, por asnjëherë nuk kisha parë një politikan amerikan kaq të afrueshëm me shqiptarët dhe i gatshëm për ti dëgjuar në  të gjitha problematikat e tyre.

Dhe ky ishte George Latimer një italo-irlandez me origjinë të largët por që dashurinë  e kishte falur për kombin e vendit të shqiponjave me motivacionin për të luftuar deri në fund për të drejtat e tyre dhe për të afruar sa më shumë kongresmenë të tjerë për të lobuar për çeshtjet  shqiptare.

E ndoqa me vemendje të gjithë takimin kongresmenit Latimer me komunitetin e shqiptarëve, i cili u ndal në disa  pika shumë jetike për ata por edhe për vendin e origjinës së tyre.

Së pari që ështe dhe një lajm i mirë për shqiptarët,  ai sapo ishte konfirmuar si anëtar i Këshillit të Çështjeve të Jashtme, i ngarkuar pikerisht për komunitetin shqiptar.

Latimer foli per çështjen Serbi-Kosove dhe tha qe kjo çështje nuk është zgjidhur, sepse amerikanët kanë memorie të shkurtër. Nëse një lajm ikën nga faqja e parë e gazetës, vëmendja shpërqendrohet dhe kjo çështje harrohet. Shumë gjëra janë lënë të pazgjidhura në lidhje me këtë konflikt. Por premtoi se do të punojë në krah të Kosovës.

Ai personalisht dhe i mbeshtetur nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i ka nisur letër autoriteteve gjermane që të hapin çështje kundër një ish ushtaraku serb i cili ka qenë i arrestuar në Gjermani për çështje të tjera personale dhe sapo ka mbaruar dënimin ai po lirohet. Latimer kërkon hapjen e çështjes  tjetër dhe mbajtjen e tij në burg për krime lufte kundër shqiptarëve.

Një pikë tjetër  që u ndal kongresmeni Latimer ishte dhe regjistrimi i gjithë shqiptarëve dhe bashkimi i tyre për kauzat e tyre- Janë afërsisht 15000 shqiptar vetëm në Westchester County por pak te regjistruar. Nese regjistrohemi dhe votojmë në bllok, ne ndërtojmë reputacionin tonë si komunitet solid dhe bëhemi më te fuqishëm.-theksoi ai.

Kongresmeni u ndal edhe tek problematikat që hasin shume shqiptar tek emigracioni. Shumë nga ata janë pa letra, po arrestohen ose jane nen kërcënim , por që është e nevojshme asistenca e jonë.- tha Latimer, i cili konkretisht po punonte me nje familje qe ndodhej ne këtë situatë. Ofroi ndihmë për këdo të intereduar nepermjet zyres time,- u shpreh Latimer  me vullnetin për të ndihmuar këdo që ka probleme.

Një asistencë të madhe George Latimer do t’i japë sektorit të biznesit ku ai ka influencën më të madhe tek bizneset e fuqishme të kësaj zonë më të pasur të shtetit të Nju Jorkut.

Prandaj biznezi shqiptar  në zonën e Westchester County fokusohet më shumë në restorante dhe real estate, të cilat me administratën e re janë goditur nga tarifat. Ai personalisht eshte kundër tarifave dhe inkurajoi bizneset që janë të prekura shumë nga këto, që ta kontaktojnë dhe të shikojnë se si mund ti ndihmojnë për ta zgjidhur këtë problem. Në fund kongresmeni Latimer  tha dhe qe le të harrojmë ndasitë majtas dhe djathtas dhe inkurajoi të gjithë qe të marrin vendime të informuara, të bazuara në lajme reale dhe jo nga social mediat e rreme. krime lufte kundër shqiptarëve.

Një pikë tjetër  që u ndal kongresmeni Latimer ishte dhe regjistrimi i gjithë shqiptarëve dhe bashkimi i tyre për kauzat e tyre- Janë afërsisht 15000 shqiptar vetëm në Westchester County por pak te regjistruar. Nese regjistrohemi dhe votojmë në bllok, ne ndërtojmë reputacionin tonë si komunitet solid dhe bëhemi më te fuqishëm.-theksoi ai.

Kongresmeni u ndal edhe tek problematikat që hasin shume shqiptar tek emigracioni. Shumë nga ata janë pa letra, po arrestohen ose jane nen kërcënim , por që është e nevojshme asistenca e jonë.- tha Latimer, i cili konkretisht po punonte me nje familje qe ndodhej ne këtë situatë. Ofroi ndihmë për këdo të intereduar nepermjet zyres time,- u shpreh Latimer  me vullnetin për të ndihmuar këdo që ka probleme.

Një asistencë të madhe George Latimer do ti japë sektorit të biznesit ku ai ka influencën më të madhe tek bizneset e fuqishme të kësaj zonë më të pasur të shtetit të Nju Jorkut.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    November 2025
    October 2025
    September 2025
    August 2025
    July 2025
    June 2025
    May 2025
    March 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact