Këto ditë kam marrë disa mesazhe në rrjetet e mia sociale.
Një nga këta më shkruan se ti je një artist dhe jeton në Nju Jork e përse nuk dëgjohesh asgjëkundi tek një ndodhi që ka bërë një bum mediatik ku duhet dalësh në krah të kolegëve kur ata gjenden në momentin më të vështirë të jetës. Një tjetër më shkruan me komplimente për karrierën në gazetari, por më kritikon se përse nuk e bën atë tani, të pasqyrosh problemet që ka komuniteti shqiptar i Amerikës, por duhet të tjerë të bëjnë punën tuaj që skanë lidhje fare me gazetarinë. Pra u gjenda para mesazheve si ata fletë rrufetë e diktaturës së proletariatit në anën e shëtitores se piacës së Shkodrës që i lexoja çdo mëngjes para se të shkoja në shkollë por dija vetëm njërën anë të medaljes, atë të fletrrufe bërësit. Kritika që vijnë pa ditur realitetin tim si artist në këto 10 vitet e fundit dhe sesi e bëj unë gazetarinë ku gjithnjë kamë vënë etikën dhe mbrojtjen e pavarësisë ndaj kudo që kam guxuar ta hedh në rreshtat e penës sime. Dua të tregoj dy histori që kanë lidhje me gjithë këto mesazhe që më janë drejtuar si një inekzistent ndaj një realiteti ku është përfshirë i madh e i vogël brenda lëmit mediatik dhe të furisë së rrjetëve sociale.Madje dikush ka marrë edhe shpatën e historisë për tja kaluar edhe Skënderbeut, se shpëtimtari i kombit gjendet edhe sot në ditët tona por jo nga nga luftrat e verteta, por nga ato që të krijon teknollogjia e rrjeteve sociale. E para unë vertetë jetoj në Nju Jork në një komunitet të madh shqiptarësh, por asnjëherë nuk kam kërkuar që të bëj protagonizmin, por bëj një jetë profesionale dhe personale të qetë e pa zhurmë, ku respektoj jetën private të gjithë secilit sado që gazetaria është pjesë e jetës sime dhe investigimi është pjesë e punës së saj. Këtë profil kam kërkuar të kem në marrëdhënje me komunitetin duke ditur se edhe angazhimi im profesional në jetën e filmit është tejet i ngarkuar dhe me përgjegjësi. Ashtu si nuk kam kërkuar asnjëherë arsyen nga konsullata dhe ambasada shqiptare në SHBA se përse nuk ftohem një herë në gjithë këto 15 vite të qëndrimit tim në shtetin e ëndrrave, ashtu kërkoj që të jem i pavarur në jetën time, në lirinë tim të mendimit dhe të gjykimit të gjërave me një profil të ulët. Pra nuk jam ftuar kurrë në asnjë event të tyrin të organizuar për komunitetin si një gazetar dhe artistë karrierë ndërkohë që dikur në një kohë nga ish homologët e tyre në shtetin helen si shkëlqesitë Bashkim Zeneli e Vili Minarolli kishim vlerësimin më maksimal jo vetëm ndaj meje dhe kolegëve gazetarë dhe artistëve të tjerë shqiptarë në shtetin helen por edhe ndaj emigrantëve të thjeshtë pa dallime partiake. Kishim dy ambasadorë që ishin të angazhuar për ta ndihmuar komunitetin emigrant të një mijë halleve në shtetin fqinj por që kishin nevojën tonë të gazetarëve për të ndihmuar me penën tonë në përçimin e problemeve të tyrë që të dëgjohen atje ku duhet, atje ku autoritetet përkatëse kishin bërë një vesh shurdhër. Ky ishte ai dallimi që unë vërej sot ndërmjet dy komuniteteve ndoshta të ndryshëm në kohë por të ngjashëm përsa i përket problematikave dhe integrimit të tyre në një vend të huaj të cilët gjithmonë kanë nevojë për ndihmën e vendit të tyre nëpërmjet përfaqësive të tyre. Në Nju Jork bëjnë organizime vetëm kur të mbledh partia ose kur njoftohesh për festat kombëtare dhe në koncerte tallavaje ku duhet ta fusësh dorën thellë në xhep për të treguar se kush është më i fuqishëm tek paraja apo cili është më "biznesmen" se tjetri, apo se kush ka bërë më shumë restorante a thua se shqiptarët nuk kontribojnë edhe në fusha të tjera. Nëse këta "të fortët" e parasë duan të kontribojnë, le ta bëjnë atë pa zhurmë dhe mundësisht në mënyrë anonime për të kuptuar madhështinë e tyre humane. Por ka edhe shqiptarë tjerë që rrisin familje të shëndetshme në mënyrë që fëmijët të edukohen në shkolla shumë të mira për tu bërë ndër më të mirët në shtetin amerikan të ëndrrave. . Shumë nga këto familje të suksesshme i njoh por që nuk kërkojnë të mburren e të bëjnë zhurmë por ulin kokën sepse suksesi për ata është i vazhdueshëm dhe nuk ka limit. Tani përsa i përket gazetarisë dhe si e bëj atë dua të ndaj me ju një detaj për të kuptuar rëndësinë e saj. Gazetaria është si talentët në futboll o e ke, o nuk e ke. Thjeshtë shkolla të trajnon të bëhesh gazetarë duke mësuar aftësitë e kërkimit, stilin e intervistimit dhe të shkruarit, të raportimit të lajmeve dhe ngjarjeve me saktësi dhe me etikë. Ndërsa artikulimin ta ka dhënë natyra. Tani tek kjo shkollë kam patur fatin të mësoj nga dy pedagogë të emisionit më jetë gjatë dhe më të suksesshëm "Kalimera Elladha"(Mirdita Greqi), me Jorgo Papapadhakis e Jorgos Aftias. Për ta ilustruar dua të ndaj një detaj të vogël por që do të ishte shumë e rëndësishme në karrierën time. Gjatë një provimi për ish pedagogun tim dhe ndër më të suksesshmit e gazetarisë televizive në Greqi, Jorgos Aftias pasi kisha mbaruar reportazhin ekonomik vajta dhe ja lashë tek tavolina si gjithë studentët e tjerë, por ai sa më pa nuk priti por nxitoi ta lexonte provimin tim dhe pa u ulur tek karrigia ime, me vjen një zë nga prapa, - Zoti Caka hajde këtu. Pa u kthyer mendja më shkoi më shumë në ndonjë gabim ortografik dhe mos donte të më korrigjonte para klasës, por sa më shumë afrohesha pranë tij aq më shumë kuptoja se diçka të mirë donte të më thoshte. Më pyeti sa vite ke në Greqi, i thashe fiks 10 vjet, dhe pyetja e dytë ishte " çfarë "djallin" do këtu" dhe sapo nisa për të thënë për bla-blatë e shumë arsyeve përse jam në Greqi, ai më thotë prerë - të pyeta vetëm për anën e gazetarisë se është marrëzi të të shikoj ty në Greqi dhe jo në Shqipëri që kanë shumë nevojë për ju. Kisha vite që nuk kisha parë një reportazh të tillë ,të detajuar dhe të argumentuar me pohimet e dëshmitarëve të ndryeshëm. Është pikërisht kjo që unë u kërkoj studentëve por fatkeqësisht në televizion është gjuha ajo që të penalizon, por ti në shqip besoj se do të ishe gazetari më i mirë, dhe nëse do unë kam aq njohje dhe menjeherë punësimin e ke të fituar që këtu. I vlerësova shumë fjalët e tij, por më shumë më interesonte vlerësim që i bëri materialit tim sesa ofertës për punë. I thashë se këtu jam i lidhur me nënën që më ka birësuar dhe sikur të marrë ofertën më të mirë në botë atë nënë të sëmurë që sot ka nevojë për mua më shumë se kurrë, atë nuk e do e braktis kurrë. U shokua kur dëgjoj këtë histori dhe u ngrit dhe më vuri dorën mbi krahë dhe më tha -Për çdo gjë unë jam këtu dhe derën e ke hapur". Unë vërtetë e mbarova shkollën dhe nisa karrierën time dhe profesorin e nderuar asnjëherë nuk e pashë më, dhe as nuk shkova kurrë për ti trokitur, duke ditur se ishte njeri më me influencë në Greqi dhe që disa probleme jashtë gazetarisë e dija që do të mi zgjidhte. Por preferova të jetoj ashtu siç më më kishte edukuar im atë se ndershmëria në jetë është më e fuqishme se hallet që do ti kesh gjithmonë mbi supe por ata bëhen shumë më të lehta kur ti je i pastër në vetvete dhe qan ato me njerëzit e thjeshtë.
0 Comments
Leave a Reply. |
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
January 2025
Categories |