Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Pse “shteti Bektashi” u hodh në Nju Jork?

9/25/2024

0 Comments

 
Ideja e krijimit të një minishteti brenda republikës së Shqipërisë nga Edi Rama është ideja më përvëluese dhe efikase për të, ndaj këtij vendi që ka ndodhur ndonjëherë, duke u kthyer në një lajm pothuajse në të gjitha mediat botërore, e paraprirë nga prestigjiozia New York Times. Vetë fakti  që brenda 24 orëve kjo gazetë e kishte si lajm në faqen e saj kryesore dhe intervistën e Kryeministrit shqiptar për këtë temë, mjafton të kuptosh rëndësinë e kësaj ngjarje e cila mori dhenë dhe u bë objekt bisedë në të gjithë sferën e politikës botërore si dhe asaj fetare.

Ai gjeti momentin më të përshtatshëm për ta hedhur këtë ide pikerisht në javën e përvitshme Kombeve të Bashkuara, në zemrën e saj në  Nju Jork. Aty ku gjithë liderët e botës ndoshta janë surprizuar por të paktën e morën lajmin dhe pritet të kenë edhe reagimet e tyre nga vendet me bashkësi myslimane dhe jo.

 Për sa i përket rolit të Edi Ramës në këtë histori është se  Kryeministri shqiptar bëri një veprim shah-mat, gjë se kishte bërë askush deri tani duke e lëshuar si ide. Të gjithë e dimë se ne shqiptarët kur bëhet fjalë për kombin interesat për të  janë mbi gjithçka,  edhe mbi besimin e tyre fetar. Ky veprim e Edi Ramës gjeti tamam atë shprehjen e dashur të shqiptarëve " Feja e shqiptarit është shqiptaria", që sipas tij  do të thotë se nëse e doni kombin me anë të krijimit të këtij minishteti sovran të bektashizmit, shqiptaria do të ketë vetëm benefite nga  të gjitha anët.

Është e qarte se do të ketë reagime edhe nga besimet e tjera për vetë faktin se mendojnë se do të zvogëlojë peshën e tyre  dhe rëndësia do të shkojë tek krijimi i këtij shteti të ri të bektashizmit brenda shtetit shqiptar.

Më shqetësuese është për myslimanët sepse bektashinjtë për ata janë një tarifat i islamit që nuk e duan të kenë fuqizimin e  sovranitetin e tyre. Kjo është e gjithë beteja që do të ketë kryeministri si përfaqësues i shtetit me kryegjyshin Haxhi Dede Edmond Brahimaj si lideri shpirtëror i bektashianëve dhe përballë komunitetin mysliman që nuk e pranon   shtetin e tyre brenda shtetit shqiptar. Po e gjeti miratimin dhe gjuhën e përbashkët me këtë komunitet Edi Rama do të hyjë në histori si kryeminstri që di të negociojë dhe të  bashkojë gjithë  bashkësitë fetare edhe atëherë kur vendi ka nevojë për reputacion ndërkombëtar ashtu si Vatikani brenda Italisë.  Krijimi i një shteti të ngjashëm me Vatikanin brenda Shqipërisë me qeverisje autonome  që kërkon ndryshimin në Kushtetute sipas Ramës nuk duhet të jetë skeptike sepse Urdhëri Bektashit është i njohur për tolerancë e harmoni fetare, dhe këtu  e di shumë mirë se Kryeministri do të ketë aprovimin e shumicës së shqiptarëve, sado që sondazhet e para nuk janë në favor të tij. Historikisht shqiptarët e kanë dhënë me prova se toleranca e harmonia fetare janë pjesë e jetës së tyre ,që do të thotë se mbi të gjitha kanë vënë vëllazërinë e tyre si komb dhe jo si fe.

Këndvështrimi se si i shikon Shqipërinë Kryeministri shqiptar është jo si një politikan por  si një menaxher strateg i mirë i shtetit ku siguria dhe mirëqenja e qytetarëve janë dy nga  prioritetet e tij strategjike gjatë udhëheqjes së tij për një Shqipëri europiane . Që do të thotë çdo gjë që lidhet me sigurinë e vendit dhe  mirëqenjën e qytetarëve për kryeminstrinë shqiptar është i mirëpritur.  Prandaj dhe sovraniteti  Urdhëri  Bektashit, i njohur për mesazhet e  paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, sipas kryeministrit shqiptar nuk e cënon aspak sigurinë e vendit, por do të jetë një shtet vetëadministrues që do të respektojë ligjet e shtetit shqiptar dhe bashkësitë e tjera fetare me parimin bazë të saj, harmoninë.

Për sa i përket mirëqenies sipas Edi Ramës ky akt i paprecedent vetëm të mira do ti sjellë vendit tonë sepse shtimi i lëvizjes së njerëzve drejt Shqipërisë do të sjellë të ardhura në ekonominë e shtetit.
​
Për momentin po diskutohet se kush e hodhi idenë e cila nuk ka  aq rëndësi sesa pesha e vetë faktit që duke qenë e themeluar në vendin tonë Urdhërit Bektashi automatikisht e kthen Shqipërinë në  vemendjen e gjithë botës si një mini "Vatikan" i besimtarëve bektashinj të cilët nuk janë të paktë në të gjithë botën. Pra shtrirja e njohjes së vendit tonë të vogël deri në çdo skaj të globit flet shumë në të gjitha aspektet gjeopolitike dhe ekonomike. Pa e marrë parasysh se cfarë ngatërresash përbën nga brenda botës fetare dhe "luftën"që mund të shkaktojë, ajo që është e sigurtë sipas Kryeministrit Rama, se Shqipëria si shtet do të jetë me e përfituara.Vetëm jehona që mori  duke lëshuar idenë e krijimit të këtij mini Vatikani në zemrën e vendit të shqiponjave tregoi se sa i reklamuar është emri i Shqipërisë në rang botëror që nuk mund të krahasohet me vite të tëra. Sipas kryeministrit shqiptar me këtë ide të rrallë të tij shpresohet se do të rritet shumë turizmi i huaj dhe ardhja e  pelegrinazhit të besimtarëve bektashian nga gjithë bota në malin e shenjtë të Tomorit si dhe në selinë e tyre  që do të ndërtohet  në periferi të Tiranës. Gjithësesi ne jemi një shtet demokratik ku të gjitha palët do të ulen për ti  zgjidhur çeshtet madhore me anë të  një debati publik dhe pastaj me anë të një referendumi për të bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, dhe atëherë mund  të flasim nëse historia është në anën e Kryeministrit Edi Rama.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact