Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Psikoanaliza e pamundur e vetëgjyqësisë dhe "morali viral"

8/26/2024

0 Comments

 
Ngjarjet e rënda të javës që lamë pas  për çeshtje morali nuk kishte sesi të mos të ishin më  tronditëset për  opinionin publik sepse janë krime që vrasin jo vetëm  jetë njerëzish por shkatërrojnë edhe e  familjet e  tyre. Një lexues më shkruan se çfarë mendimi ke për krimet për çeshtje morali meqenëse jeton në ShBA.  I shkruajta se e kam studiuar lëndën e  psikologjisë  në Universitetin e Athinës por nuk e ushtrojë këtë profesion për të dhenë mendime psikologu. Por për të folur për ketë fenomen duhet gjithësecili të flasë e të protestojë sepse është një plagë e madhe e shoqërisë sidomos për Shqipërinë në tranzicion. Është një fenomen që fillon me karakterin e gjithësecilit por mbi të gjitha tek gjendja  ekonomike në familje. Sa i përket krimit të fundit të qëllimit mbi gjashtë herë mbi të dyshuarin për të dashur të gruas, nuk besoj se kjo ishte për çeshtje ekonomike.

Sipas kronikës, si bashkëshortja që e kishte tradhtuar vetëm një herë(si një herë si shumë herë është tradhëti) si dhe bashkëshorti që të  dy ishin të punësuar dhe madje  me punë të mira. Por zanafilla e kësaj lidhje jashtëmartesore mund të jetë për shkaqe të tjera që ne nuk i dimë akoma. Por ajo që na  shqetëson më shumë  është fakti se kjo lidhje jashtëmartesore e ka zanafillën në ambientin e punës, dhe aq më e rëndë në sektorin e shërbimit publik (ERE). Meqenëse kjo lidhje ka nisur në vendin e punës, pikërisht për këtë dua ti përgjigjem lexuesit se çfarë pasojash ka kur ndodh një gjë e tillë në ambientet punës sime në industrinë e e filmit hollivudian. Me cdo casting dhe çdo projekt ne firmosim një kontratë me produksionet e studiove të mëdha ku gjëja me kryesore është zbatimi i rregullave kundra abuzimit seksual (sexual harassment). Kam 10 vjet në këtë industri dhe kur nisem në punë së pari unë vë moralin tim pastaj zbatoj rregullat strikte që ka vënë industria për të mbrojt cilindo aktor nga këto fenomene. Dhe falë Zotit me mendjen në kokë(pa ja dhënë komandën organeve) gjatë  gjithë këtyre viteve kam qenë i përpiktë sado që filmi të tundon me lëmin bukurisë femërore që ka sheshxhirimi. Por asnjëherë nuk jam provokuar sepse siç thashë së pari duhet të jesh vetë  njeri me moral pastaj është vendi i punës që na i ka imponuar këtë,  se në  karrierë është e vetmja rrugë ku morali duhet të i pastër. I pamoralshëm e i  komanduar nga hormonet nuk ka vend në industrinë filmit dhe besoj edhe në çdo sektor tjetër pune. Edhe ato pak raste që u zbardhen gjatë lëvizjes "Me too" dhe që tronditën industrinë e filmit sado që ishin personalitete me peshë gjykata amerikanë i shpalli fajtorë duke ju dhënë  dënimet e merituara dhe  më ekstreme për ti bërë si shembull që të mos përsëritet. Pra çdo gjë  është në dorën tonë për të zgjedhur në mes të mirës dhe të keqës që kjo e fundit dihet që ka shumë pasoja.
​
Me pak fjalë në Shqipëri problemi më i madh është sektori i punës dhe akoma më i rëndë në sektorin publik që gjithë këto ditë nuk pashë asnjë reagim prej tyre, të paktën për të dënuar marrëdhenjën jashtëmartesore të dy kolegëve në vendin e punës e cila solli edhe këtë krim të rëndë.  Nuk jam në dijeni nëse kanë ndonjë rregullore të punës, por ky fenomen duhet të ishte në pikën e parë të kodit të punës, dhe çdo shkelje duhet të jetë me  vendim administrativ të largimit të menjëhershëm  nga puna, pastaj për të tjerat merret drejtësia. Dhe në këtë rast asnjë reagim nga ERE që edhe ajo ka një pjesë të përgjegjësisë që ka mbajtur në punë një inxhinier që sipas policit e shantazhonte si dhe bashkëshorten që e tradhëtonte. Të dyja këto janë produkte të shkelje të rregullores së punës dhe drejtuesit e  Entit Rregullator të Energjisë duhet të kishin marrë masat që herët që të mos vijonte pasoja të rënda si në jetë njeriu dhe në familje.  Që të tre personazhet e ngjarjes janë pjesë e një krimi, sado që barra bie mbi policin që shkrepi armën dhe që mund ta menjanonte plagosjen me dëme trupore me forma të tjera  së pari tek sektori i punës së bashkëshortes të denoncimit të marrëdhënies me viktimën e tij, si dhe në organet e policsë aty ku edhe ai vetë ishte pjesë e efektivit të tyre. Pra asnjë nga këto të dyja nuk kishin ndodhur që të shmangej e gjithë kjo histori vrasëse për moral. Këtu është ajo që në Shqipëri akoma ekziston vetëgjyqësia duke shpërfillur organet kompetente sepse shteti akoma nuk punon për ta edukuar shoqërinë tek çështja e moralit. Por ja ka lënë gjërat në dorë vetë shoqërisë që nuk dijnë të dallojnë se cilët janë më hamshorët, ku hormonet u kanë paralizuar edhe logjikën mendore. Dhe disa në mes nesh akoma nuk e kanë kuptuar se sado të biesh preh e provokimeve, familja është gjëja më e shtrenjtë për shqiptarët dhe nuk preket por vetëm respektohet.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact