Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Receta për të mposhtur Argjentinën kalon nga menaxhimi i energjisë

7/16/2026

0 Comments

 
Jam mësuar në jetë që, përtej dëshirave apo preferencave personale, atij që e meriton, t'ia japësh hakun. Dhe në këtë rast, Argjentina e meritoi.

Në gjysmëfinalen ndaj Anglisë ajo tregoi fytyrën e saj të vërtetë. Skuadra e Lionel Skalonit aplikon një lojë shumë inteligjente nga ana taktike, që do të thotë i lë kundërshtarit iniciativën për pjesën më të madhe të ndeshjes, duke e detyruar të qarkullojë topin dhe, mbi të gjitha, të konsumojë vazhdimisht energji.

Por kur në repartin ofensiv ke lojtarë si Lionel Mesi, Julian Alvarez dhe Lautaro Martinez, mjaftojnë pak minuta për të ndryshuar gjithçka. Në fazën finale të ndeshjes, kur kundërshtari është fizikisht dhe mendërisht i lodhur, Argjentina rrit ritmin, shton presionin dhe sulmon me një intensitet që bëhet jashtëzakonisht i vështirë për t'u përballuar. Pikërisht aty cilësia individuale e yjeve të saj e kthen çdo rast në gol dhe çdo avantazh të kundërshtarit në një disavantazh.

Në dy ndeshjet e mëparshme ndaj Egjiptit dhe Zvicrës, ky mekanizëm u errësua nga vendime të diskutueshme të arbitrave, ndaj shumëkush ia atribuoi epërsinë numerike të Argjentinës vetëm kartonëve të kuq të kundërshtarëve. Megjithatë, ndeshja me Anglinë tregoi se kjo është pjesë e identitetit të saj taktik se kur Argjentina "ndez motorët" në minutat e fundit, ajo bëhet jo vetëm pothuajse e pandalshme, por edhe shkatërruese, pavarësisht rezultatit që është në tabelë. Besoj se Spanja e ka analizuar me kujdes këtë aspekt. Dy skuadrat kanë ngjashmëri në filozofinë e lojës, por finalja e këtij botërori do të vendoset nga dy elementë, siç është cilësia e lojtarëve të mëdhenj dhe zgjedhjet taktike të trajnerëve. Nëse Spanja arrin të administrojë energjitë më mirë dhe të mos bjerë në grackën e konsumimit të tepërt gjatë gjithë ndeshjes, do të ketë më shumë mundësi t'i rezistojë presionit shkatërrues që Argjentina ushtron në minutat vendimtare.

Kjo është, pak a shumë, receta ime personale për menunë futbollistike që pritet të na servirë finalja e 19 Korrikut në MetLife Stadium të Nju Xhersit. Nëse Spanja ka nxjerrë mësimet e duhura nga gabimet e paraardhësve të saj dhe arrin t'i korrigjojë ato, atëherë mund të jemi përpara një finaleje shumë më të ekuilibruar, më interesante dhe më të paparashikueshme se çdo finale tjetër në historinë e Kupës së Botës.
Kam edhe një njoftim për ata që duan të shijonë luksin bashkë me spektaklin.

Megjithëse ndodhem vetëm pak kilometra larg finales së madhe, ndeshjen do ta ndjek nga ekrani. Jo vetëm sepse biletat janë më të shtrenjta se kurrë, por sepse luksi i kësaj finaleje ka kaluar çdo kufi.

Për ata që preferojnë luksin më shumë sesa spektaklin, një vend në një nga suitat VIP të MetLife Stadium kushton rreth 32 mijë dollarë, çmim që përfshin edhe ushqimin.
​
Finalja e Kupës së Botës mbetet një ëndërr për miliona tifozë, por këtë herë duket se është bërë më shumë një privilegj për shumë pak njerëz.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    August 2026
    July 2026
    June 2026
    May 2026
    April 2026
    March 2026
    February 2026
    January 2026
    December 2025
    November 2025
    October 2025
    September 2025
    August 2025
    July 2025
    June 2025
    May 2025
    March 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact