Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Shqiponja pushton “tempullin” e Çikagos në territorin e lobit serb

4/3/2026

0 Comments

 
Chicago nuk ka qenë kurrë një qytet neutral në hartën e komuniteteve ballkanike në Amerikë. Për dekada me radhë, ai është konsideruar si bastioni më i fortë i komunitetit serb në SHBA, si një komunitet që jo vetëm është rritur në numër, por ka ditur të organizohet, të lobojë dhe të mbrojë versionin e vet, edhe në momentet më të errëta të historisë së tij gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Por këtë herë, skena nuk i përkiste atyre, sado që janë përpjekur ta shfaqin nacionalizmin e tyre nëpërmjet evenimenteve sportive.

Në një ndeshje të NBA, përballë Phoenix Suns, ajo që ndodhi brenda United Center ishte më shumë se një performancë artistike, ishte një sfidë simbolike në zemër të një territori të konsideruar “i pushtuar” prej vitesh.

Kostumet tradicionale shqiptare, ritmi i këngës dhe vallja me simbolikën e shqiponjës nuk ishin thjesht folklor. Ishin identitet që përmbante mesazh dhe prezencën e shqiptarëve për të dominuar kudo nëpërmjet vlerave.

Dhe jo kudo, por në arenën ku Michael Jordan ndërtoi mitin e tij me gjashtë tituj kampionë, në një tempull që përfaqëson madhështinë e sportit amerikan.

Pikërisht aty, ku miliona sy ndjekin çdo detaj, ngjyrat kuqezi nuk kërkuan leje për të qenë faktor, por ata dominuan.

Për komunitetin serb në Çikago, kjo nuk ishte një pamje e lehtë për t’u përtypur. Jo sepse ishte provokim, por sepse ishte një kujtesë e fortë, për të treguar se hapësirat publike nuk janë më monopol i askujt.
​
Shqiptarët nuk janë më thjesht një komunitet në hije. Ata janë të organizuar, të dukshëm dhe të gatshëm të tregojnë kush janë, jo vetëm në periferi, por në skenat më të mëdha ku bota ka hedhur miliona sy
Dhe kur kjo ndodh në “shtëpinë” e dikujt tjetër, mesazhi bëhet edhe më i qartë. Pra mjafton vetëm një valle… për të ndryshuar balancat dhe për ti bërë të dukshme vlerat ndaj antivlerave.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    April 2026
    March 2026
    February 2026
    January 2026
    December 2025
    November 2025
    October 2025
    September 2025
    August 2025
    July 2025
    June 2025
    May 2025
    March 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact