Si do silleshin republkanët e MAGA-s nëse Biden do priste Putinin ashtu siç e priti Trump?8/18/2025 Samiti i Alaskës ndërmjet dy liderëve Trump- Putin ishte takimi më i madh i këtij mijëvjeçari të tretë për nga rëndësia e ngjarjeve ku bota është e përfshirë në vatra lufte më shumë se asnjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ky takim i rëndësishëm solli shumë. diskutime dhe debate sepse nuk mori atë që pritej përkundrazi Putin i akuzuar për krime lufte u prit sikur të ishte një burrë shteti nga presidenti Donald Trump, por gjithësesi, amerikanët e vërtetë ky veprim nuk i bën kurrë krenar. Pikërisht tek kjo dua të ndalem sesi do të reagonin republikanët e MAGA-s po të pritej kështu presidenti Rus Putin nga ish presidenti demokrat Biden. Jam plotësisht i bindur që republikanët do ta kryqëzonin dhe do të kërkonin shkarkimin e menjëhershëm të tij duke e vënë edhe nën akuzën e një tradhëtari të kombit. Arsyetimi i republikanëve dhe i shumicës amerikane ndaj Biden-it do të ishte se sjellja e tij ndaj një lideri armik ishte për shkak të moshës, i cili ka rrjedhur nga trutë. Të vetmen përkrahje Biden mund ta gjente vetëm tek fanatikët e tij, që ju gjenden në të mira e në të këqijat e tij si dhe tek nostalgjikët e carit rus. Madje mëkati më madh do të ishte se nëse ka një lider nga ish vendet e bllokut komunist që ka ruajtur dozat e regjimit totalitar të së kaluarës, ai është vetëm Vladimir Putin. E imagjinoni se çfarë sulmit do të haste Biden nga konservatorët e djathtë po ta priste ish komunistin Putin me tapet të kuq dhe me duartrokitje. Veprime që do ti acaronte konservatorët amerikane deri sa ska më, kur ata shohin që presidenti i tyre i përulet një lideri që ka një të shkuar komuniste, ku nga zyrat e KGB -së famëkeqe u turturuan miliona antikomunistë, por që në thelb nuk kanë ndryshuar edhe sot e kësaj dite. Për këtë MAGA me ekstremizmin e tyre do të kërkonin edhe varjen e Bidenit po të ishte takimi në ndonjë shtet tjetër që akoma e ka ligjin e dënimit me vdekje ndërkohë që Alaska e ka hequr më përpara se të bëhej shtet në vitin 1957 duke e bërë si shtetin e parë të perëndimit të Amerikës. Pra të gjithë këto tregojnë qartë se elektorati i djathtë ka dy standarte se nëse e bën Biden të vën flakën ndërsa kur e bën Trump bëjnë përjashtime pa thënë se janë të strukur si pulat e lagura, pa as më të voglin reagim ku të gjitha shenjat tregojnë se pushteti i tij ka kapur të gjitha institucionet si një rrezik i qartë drejt autoritarizmit gjë që s'kishte ndodhur kurrë në historinë e presidenteve të Amerikës. Si mund të pritet si hero një kriminel që vret civil të pafajshëm ukrainas kur dihet që republikanët ju bashkuan demokratëve për të ndihmuar Ukrainën duke shpenzuar miliarda dollarë ndaj sulmit të pa precedentë të rusëve. Regjimi rus e nisi luftën me pretekstin e "Opercionit special" dhe e verteta nxori qëllimin e pushtimit të territoreve të Ukrainës, kushte që në Alaska Putini i vendosi që në fillim të takimit me presidentin Trump. Atëherë për çfarë suksesi të takimit flet Trump ku në të gjitha anët del i fituar Putin, i erdhi me kushtet e një pushtuesi që kërkon aneksimim e territoreve si ndërhyrje në integretidetin e Ukrainës. Një megalomani ruse që frikëson edhe fqnjët e saj, me sloganin se po të pushtova, o territoret o nuk ka kthim mbrapsht. Agresioni rus i Putinit po i kujton Europës rikthimin e Hitlerit që vetëm luftrat mundën ta ndalnin. Për çfarë negociatash priste Presidenti Trump kur një kriminel lufte kërkon medeomos pushtime territoreve me të vetmet kushte. Atëherë nëse kushti është që Ukraina të bjerë në dorë të ruseve për çfarë i duhet botës Trump dhe çdo lider tjetër që e njeh suksesin si një shtrëngim duarsh dhe duartrokitje për një kriminel lufte. Nëse Trump nuk e ka kuptuar këtë atëherë të pyeste bashkëshortëm e tij, Zonjën e parë,Melanie Trump e cila kishte përgatitur një letër Putinit pikërisht për ato krime që ai akuzohet nga GJykata Ndërkombëtare e Hagës. Megalomaninë ruse e tregoj qartë edhe bluza e numrit një të dipllomacisë ruse Sergei Lavrov, me me simbolet nostalgjike të shteteve sovjete të BRSS ( CCCP), më shumë ngjante si një gangster me ide pushtuese se sa si drejtuesi i lartë i një shteti që duhej të vlerësonte rëndësinë e një takimi kaq të rëndësishëm që kishin vemendjen e gjithë botës e cila priste nga ky takim vetëm marrëveshjen e ndërprerjes së luftës në vendosjen e paqes.
0 Comments
Leave a Reply. |
AuthorWelcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema. Archives
November 2025
Categories |
RSS Feed