Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Tronditjet me plot abuzime të repistëve, a mos po i vjen fundi muzikës së tyre?

10/1/2024

0 Comments

 
Lajmi i fundit me abuzimin seksual të  yllit tjetër të muzikës pop dhe  R&B  Cris Brown është vijimi i skandaleve që ka prekur industrinë e muzikës botërorë.  Që nga arrestimi me plot akuza ndaj këngëtarit të muzikës hit pop  Paf Daddi po del në sipërfaqe realiteti i brendësisë që fsheh ky zhanër me plot mistere që në fakt prodhon më shumë zhurmë dhe dhunë sesa paqe shpirtërore e dashuri në tekstet e tyre. Duke ua lexuar  tekstet, ata e shfaqin publikisht qëllimin dhe tendencën që kanë por  injoranca e milionave që i ndjek nga pas bashkë me naivitetin tonë   që i dëgjojmë  nuk ka arritur ta dalloj nëse  është show apo është realiteti i tyre në jetën e përditshme me plot abuzime dhe  kërcënime reale të këtyre  artistëve ndaj rivalëve dhe shoqërisë që i rrethon. Cris Brown kishte mbi 15 vjet që kishte shfaqur brutalitetin e tij ndaj ish parteneres së tij dhe yllit të popit Rihanna, por pendesa e tij tani po tregon që ishte vetëm një falsitet për ti mbijetuar industrise me fitimprurëse të muzikës botërorë.

Sipas zbulimeve të fundit me  histori tronditëse edhe nga ana e repistit të njohur Daddi, në dëshmitë e tij ka rrezik të prek edhe kokat e kësaj industrie të cilët e kanë dominuar për tre dekada muzikën botërore. Ata sot janë përveçse këngëtarë të suksesshëm  por edhe investues miliarder që kanë nxjerrë fitime kolosale ku sipas forbësit kryesojnë listën   me mbi 2 dy miliard dollarë në llogarinë e tyre bankare.

Që në fillim kjo muzikë mblodhi rreth vetes shumë fansa duke  i adhuruar repistët sepse në   tekstet e tyre shprehej  pakënaqësia ndaj problemeve dhe diferencave sociale, ndaj politikës së  korruptuar  që kishte zhytur në skamje një pjesë të madhe të shoqërisë. Por me kalimin e kohës këngëtarët u bënë më brutal sepse e panë që kjo industri po sillte shumë fitime dhe kjo pakënaqësi u kthye tek konkurrenca se kush është më i fortë dhe  më i pasur nga njëri-tjetri.

 Ishte shumë paradoksale ti këndosh varfërisë së njerëzve ku në klipet e tyre  shfaqen mbi makina të shtrenjta dhe zinxhirë  të trashë floririt dhe banjera me plot shampanjë. Si mund ti këndosh pakënaqësisë së njerëzve kundra një regjimi politikanësh që me anë të korrupsionit po pasuroheshin deri në fyt dhe kur ti financohesh dhe  sponzorizohesh po nga vetë politika për interesat e tyre elektorale dhe këngatari përfitonte milionat. Si mund të jenë një shembull i një brezi të ri duke i ftuar nëpër studio televizive dhe show, ndërkohë që sjelljet brutale të tyre bashkë me  tekstet shprehin vetëm dhunën, vrasjen dhe pabarazinë e tyre.

 Kam patur mundësinë të punoj disa sezonë në serialin "Power"  të 50 cent dhe në  rrethin e tij të afërt çfarë nuk  dëgjoja për ankesat që kishte ky investues dhe këngëtar i madh  ndaj kësaj industrie të hit pop e cila ishtë bërë pis që nga gjeneza e saj kur rivaliteti i artistëve  kishte kërcënime serioze në jetët e njeriut deri në ekzekutime. Të njëjtën gjë më kishte shprehur edhe repistja e njohur amerikane JT gjatë një klipi komercial  që po luaja me të, se në industrinë  e muzikës REP  diçka nuk shkon dhe artistët po bëhen gjithnjë e më brutal ndaj abuzuesve të tyre të pa mbrojtur.

 Pra repistët krijuan banda duke u favorizuar nga fama ata filluan të abuzonin dhe pastaj me anë të shantazhit dhe  kërcënimeve filluan ti shfrytëzonin deri na atë pikë ku durimi mbi  lëkurat e mishit të njomë nuk mban më.   Nëse këto skandale ndodhen në SHBA ku ligjet janë shume më të rrepta ndaj abuzuesve është e pamundur që nga këto fenomene nuk është prekur edhe vendi ynë, Shqipëria. Madje këngëtarët repistë shqiptar e kanë treguar  hapur dhunën e tyre dhe i bëjnë sfidë si policisë ashtu dhe drejtësisë, por ajo që pritet dhe duhet bërë sa më shpejt është guximi i gjithë atyre vajzave apo adoleshenteve që janë abuzuar vazhdimisht por që  nuk e kanë gjetur kurajon brenda Shqipërisë së kaosit ku i forti bën ligjin dhe është mbi shtetin.  Ku drejtësinë përpara SPAK e dominonte i forti, i pushtetshmi, kapot e bandave në bashkëpunim me politikanët e pushtetit dhe të opozitës duke ndarë fitimet e tyre.

Gjithë këta "artistë "që kanë dalë hapur me  veprat e tyre  penale vazhdojnë edhe sot të dominojnë muzikën shqiptare madje edhe të ftohen në studiot e TV të mëdha nëpër emisione dhe show televiziv vetëm e vetëm  për të fituar numrat e audiencës.
​
Sipas shumë gjasave rasti Paf Daddit mund të jetë kutia e Pandorës në industri, duke marrë parasysh se ky  këngëtar është një nga themeluesit e kësaj muzikë dhe në këtë llum mund të jenë përfshirë edhe shumë artistë të mëdhenj të cilët kanë një influencë të madhe në publik. Duke parë zhgënjimin e fansave të kësaj muzike si dhe rënien ndjeshëm të ndjekësve në rrjetët sociale nuk është qudi që kjo muzikë është në perëndimin e saj, pra ciklit të saj po i vjen fundi ashtu siç ka ndodhur edhe në zhanre të tjera  përveç klasikëve të cilët janë të pavdekshëm tek publiku sepse tekstet e tyre i këndojnë paqes dhe dashurisë, dhe për këtë ka nevojë publiku.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact