Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Trump po paguan haraçin e llastimit të Vladimir Putin

7/13/2025

0 Comments

 
Përpara se të nis këtë shkrim, kam tre pyetje të vetme që do ja bënte çdo amerikan presidentit të tyre të SHBA-së, Donald Trump por që e kanë përgjigjen po nga vetë ai. Pyetja e pare: A e do Ukrainën dhe popullin e saj ashtu siç e do i gjithë populli  amerikan? Dhe përgjigja jote besoj se është PO sepse ju jeni së pari vullneti i tij, por ju po bëni çdo përpjekje që lufta të mbarojë sa më shpejt, që të mos ketë humbje njerëzish dhe që Ukraina të kthehet ashtu siç ishte para pushtimit.

Pyetja e dytë është: A  mendoni se ju keni të njëjtën mendim për Putin ashtu si përpara mandatit ku kishit thënë se ai është i zgjuar dhe që do të bashkëpunoj me ju për të sjellë paqen? Dhe përgjigja e jote është se JO, sepse presidenti Rus të ka injoruar as që ka indinjuar të ulësh e të bisedosh me atë për paqen, përkundrazi ai është sjellë akoma më brutal me ju sesa kur ishte parardhësi i juaj Biden sepse sulmet e fundit në Ukrainë kanë qenë më të shpeshta dhe më të egra, madje flitet se ka përdorur edhe lëndë kimike.

Dhe pyetja tretë për të qenë e vërteta juaj, Presidentin tonë Donald Trump.

Atëherë, çfarë prisni nga kjo mospërfillje e Putinit përveçse ju ka poshtëruar personalitetin tuaj, forcën tuaj dhe kauzën tuaj për të sjellë paqen jo vetëm në Ukrainë por në rang global? Kur ju,  presidenti im  jeni i zemëruar me të drejtën e Zotit, atëherë nuk ju ka mbetur asgjë tjetër veçse ti thyeni hundët një krimineli alla Hitler siç është Vladimir Putin. Dhe për ta bërë këtë është vetëm kërcënimi me të njëjtën monedhë siç sillet ai ndaj Ukrainës, pra ju nuk do  bombardoni civilët, por të duhet të dërgoni të gjithë armatimin e duhur  Ukrainës e popullit të saj. Unë shpresoj se këtë do ta bëni shumë për të vetmen arsye se për Putin nuk ka kthim prapa, por atë e mposht vetëm forca amerikane sepse Zoti e ka bërë Amerikën për të mbrojtur popujt  e vegjël në të gjithë globin përballë sulmeve dinake "të  peshkaqenëve" të mëdhenj që e duan çdo gjë të tyren, me çfarëdo lloj kosto. Prandaj, me dinakun Putin, koha të vertetoi se nuk ka asnjëlloj negociatë sepse është i lindur për të vrarë çfarë do lloj gjahu që i del më përpara. Ai është një mishngrënës i pangopur, më keq se të Saharit. Prandaj Presidenti jonë Trump afati i durimit ka mbaruar sepse furia e tij nuk ka të ndalur ndaj popullsisë së pafajshme ukrainase, dhe kjo po bëhet më e besueshme tani që ti e ke kuptuar se kush është përfundimisht,  Vladimir Putin.
​
Kjo shihet edhe tani në këto ditë të fundit ku pritet që Presidenti Trump do japë një deklaratë për mediat ditën e hënë, dhe besoj se do jete një vendim jo i zakonshëm, përveç ndarjes përgjithmonë ndaj  marrëzisë së regjimit të Kremlint. Por tani me vendimin e tij dita e hënë shpresoj të jetë  fillimi i një luftë të SHBA-së kundra regjimit rus, por që nuk do të ketë kthim.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    November 2025
    October 2025
    September 2025
    August 2025
    July 2025
    June 2025
    May 2025
    March 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact