Marko Caka
  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact

Vizioni misionar i Tanit të Topit

5/24/2024

0 Comments

 
Ike për të mbetur pishtar i informacionit te shpejtë,të saktë dhe mbi të gjitha i të vertetës. Nuk dua të shkruaj për ikjen tënde që na befasove të gjithëve, se e dinim  se do jetoje aq  gjatë, aq sa  vizionet tuaja të pafund. E kujtoj si tani ate Maj vrastar te 2008-ës ku lajmin e vdekjes së presidentit të Top Medias, Dritan Hoxha  e percolla ne tre gazetat lokale të tre qyteteve të mëdha greke (Patra,Volos,Kalamata) ku une pergatisja faqen shqip brenda gazetës greke. Një gjë e rrallë kjo që gjuha shqipe futet në një gazetë greke të printuar. Por ky mision  e kishte zanafillën disa vite më parë, pikërisht nga Tani Topit promotori i parë i platformës  digjatale  duke futur televizionin shqiptar në cdo familje shqiptare në Greqi dhe pastaj në cdo cep të botës shqipfolëse.  Pikërisht për këtë doja të flisja dhe të falenderonim pergjithmone  për këtë arritje të madhe të futjes së  mësimdhënies  të gjuhes shqipe ne programet tuaja televizive. Që nga ajo ditë ky mision ka arritur të përgatisë një gjeneratë të tërë të fëmijëve shqiptarë në botë që të flasin bukur dhe rrjedhshëm gjuhën shqipe. Falë teje bëri që familjet shqiptarë në diasporë ta ruajnë gjuhën shqipe edhe tek fëmijët sepse programet mësimdhënës dhe edukuese në shqip  ua lehtësonin barren prindërve të tyre që bënin deri në tre punë. Sot që flasim dhe te përkujtojmë, Topi yt vazhdon të jetë pararojë e mediave shqiptare falë trashëgimisë tënde në familje,  bashkëpunëtorëve tuaj të cilët si një familje madhe  sigurojnë që ëndërra jote  ështe një vizion  për të mos u ndalur kurrë. Edhe ne që jetojmë  larg Shqipërisë jemi krenar për pasurinë e cmueshme që na le. Me nivelin profesional dhe teknologjisë së fundit Topmedia ka arritur që të mbërthejë para e ekranit cdo familje shqiptare kudo në botë duke patur nje  shikueshmëri të lartë të saj, që e kanë zili edhe mediat e medha të  huaja televizive ku ne jetojmë.
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    ​Welcome to my blog, where my thoughts and my opinions come to life through my words. These blogs are also published on Gazeta Tema.
    Happy reading! 

    Archives

    February 2025
    January 2025
    December 2024
    November 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    May 2024
    January 2024

    Categories

    All

    RSS Feed


  • Home
  • About
  • Blog
  • Contact